Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
E lexuat artikullin? Shume interesant.
Tani hidhini nje sy prape perkufizimit te kleptokracise lart. Duket sikur pershkruan Shqiperine akoma me mire sesa Greqine. Shqiperia, vendi qe nxorri kryetarin e partise se trete ne vend, gjithashtu vendimtare per maxhorancen, te korruptuar me video... dhe nuk arrin ta fuse ne burg. Kujtoj ketu qe avokatet e Ilir Metes ne gjyq para 1 jave thane se nuk kundershtojne vertetesine e videos, por faktin qe prokuroria u vonua ne kerkimin e ekspertizes nga FBI.
Dy probleme te ndryshme greqia ekonomike, shqiperia politike. Po mua me ngjan sikur nuk i japin shume kredit shqiperise. socialistet me axhenden e tyre per te vilizuar sikur cdo gje po shkon ne regres. dhe demokratet nuk kane aq pushtet absolut sic e pershkron media jone.
Ky perkufizim tek aspekti politik bazohet:
Një përshkrim klasik i kleptokracisë: Një elitë politike dhe financiare e cila përvetëson dhe përqëndron mirqënien e kombit me anë të korrupsionit, ndërkohë që mbrohen nga bashkpunëtorë, të cilët janë pjesë e autoriteteve civile dhe financiare.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kur isha i vogel kisha ca jevgj ne pallat. Ziheshim poshte dhe fillonte jevgu te qante derisa dilte mami vet. Me kercenonte mua pse i ngisja cunin. Epo kshu qenka kjo pune thashe, heren tjeter fillova te qaj vete. Del mami im e thote "ik andej, mos u merr me ata". Me gjuajti ai i them. S'ka rendesi tha, ti ik prej atyre, mos te shoh me te luash me ta.
Epo kjo pune thashe, qan jevgu, del mami vet me shan mua, qaj une del mami im me shan prape mua.
Vone e kuptova se cfare domethene ai stil. Kshu dhe Raimondi, eshte pak si ata jevgjit qe kane nevoje te mbrojne femijen e vet. Kane qejf ti pergjigjen dhunes me dhune dhe jo te zgjidhin problemin.
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
JOOOOO, RAIMONDI. E ke SHUME gabim kete qe shpreh!!!
(per mendimin tim)
Nuk duhet te jete kjo "fryma" e te shprehurit por, duhet te mbizoteroje fryma e Paqes, e mirekuptimit dhe e Tolerances aq me shume, me vendet fqinje por jo vetem!
Sa Shqiptare ke ne Greqi qe jetojne e punojne? Mijera! A nuk jane keto shqiptare qe po mbajne Shqiperine ne kembe (si dhe emigrante te tjere, ne shtete te tjera)me ndihmat e tyre per njerzit atje?!
N.q.se do te ishte kjo fryme e pergjithshme nacionaliste kundra shqiptareve,-sic shprehesh ti, a do ta kishte pas te veshtire greku t'i vinte "fshesen" te gjithve?! Besoj se jo.
Te mos ngaterrojme grupe apo organizma te caktuara me fryme nacionaliste me te pergjithshmen.
Keto Grupe apo Organizma (oraganizate) nacionaliste existojne gati ne te gjitha vendet perendimore=vendet e zhvilluara!
NE, Shqiptaret, duhet te mesojme te shikojme, te analizojme ne rradhe te pare vetveten, dhe jo te drejtojme gishtin nga te tjeret.
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-ti je Kok e kemb gabim ,megjithe autobus , nqs ke kete mendje
Citim:
Po citoj ato që tha bruni22
Po me autobuzin c'pate a te ... Udht
![]()
![]()
![]()
SHBA, goditet banda shqiptare, 27 të arrestuar.
Agjentët federalë amerikanë kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 27 anetare te nje bande shqiptare të trafikut te drogës me bazë në New York.
New York Post raporton se pas një operacioni të Departamnetit të Policisë së New York-t këtë mëngjes është shkatërruar një rrjet i trafikut të drogës, drejtuar nga mafia shqiptare.
Janë arresttuar 27 nga 37 të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të një grupi shqiptarë që përfshinë disa qindra bashkëpunëtorë dhe klientë në tre kontinente, citon NYP zyrtarë amerikanë.
Sipas policisë, ecstasy ishte sjellë nga Hollanda dhe Kanadaja, ndërkohë që kokaina ishte transportuar nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja.
Organizata gjithashtu trafikonte në sasi të konsiderueshme përbërës të tjerë të jashtëligjshëm.
Mësohet se kokaina pasi paketohej i jepej shitësve të ligjshëm të makinave luksoze per transportim, të cilët sipas zyrtarëve amerikanë kontrolloheshin nga banda shqiptare.
Arrestimet janë bërë në Bronx, Brooklyn, Manhattan, Queens dhe Long Island, si dhe në Westchester, Putnam, Rockland, Orange dhe në qarqet e zonës Albany.
Mafiozë të tjerë të dyshuar janë shkatërruar në Neë Jersey,Florida dhe Kolorado – si dhe në Shqipëri, thanë zyrtarët.
Agjentët federalë kanë konfiskuar 18 armë zjarri dhe municione gjatë bastisjeve në mëngjes herët.
Një shqiptar i identifikuar si Bajram Lajqi që njihej me pseudonimin “Vann Damme” është arrestuar muajin e kaluar në kuadër të hetimeve të këtij grupi.
Panorama.
Shtojce per kete lajmin lart.
Dje prokuroria amerikane ka deklaruar para gjykatesit se banda shqiptare eshte nga me te rrezikshmet ne SHBA, prandaj duhen mbajtur ne paraburgim. Prokurorja tha se kjo bande ka kercenuar vazhdimisht deshmitaret.
http://www.balkanweb.com/bw_lajme2....DCategoria=2685
-----------------------------
Po dje u zbuluan 270 kg mariuhane ne anijen “Shpirti i Jonit” qe mberriti ne Brindisi nga Vlora. U arrestua iloti i anijes...
Ata shqiptaret qe u kapen ketu jane te rezikshem ne aspektin se shperndajne droge , por nuk jane vrases
--Dhe prokuroria nuk i mban ne paraburgim se jane shume te rezikshem.,
por sepse eshte ligji i tille dhe sepse Droga lufohet pa meshire ketu
,megjithse keta ketu te gjithe marin droge ,
--- Pasi ketu ka Banda mafioze Italiane, Mexikane dhe amerikane qe jane me emer
--- Dhe jane tamam kriminela qe merren me vrasje ------------Ndersa kjo banda shqiptare nuk merej me vrasje ,por me shperdnarje droge
-Mirpo ketu ne USA ,merren me droge bandat e emigranteve hispanike, dhe kapen perhere grupet e tyre nga Mexika dhe Kolumbia --
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.