Forumi Horizont | Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Plloshtan; une nuk mund te kap gjerat qe nuk ekzistojne. Nese deshiron te debatojme, urdhero. Fillojme me pytje\pergjigje konkrete.
Nuk dua vjersha se sa e don ti Zotin. Thjesht; pyesim njeri tjetrin.
Nese nuk kemi pergjigje; te themi NUK E DI. Filozofia nuk eshte e komplikuar; vetem duhet ta besh pytjen e qelluar.
Ne filozofi s'ka s'e di..
hahahaha....Mendoj se me NDERSHEM eshte te thuash nuk di sesa te lejosh veten te zhytesh ne pershkrime ireale.
Ti ku e di qe nuk ekzistojne ato qe them une..
Thjesht. Nuk i shoh, nuk i prek dot. Tash, Conus Probandi te bie TY. Kur thuash se ekziston shtepia; une te besoj, sepse e shoh. Por, kur thua se ekziston nje qenie qe qendron pertej....tregom, sjellna fakte.
Ti behu i sigurt ne vete...
Tregoma nje njeri qe eshte i sigurt ne vetevete....
P.S Per te debatuar ketu, duhet t'i marresh librat e filozofeve para preherit dhe t'ia mbajsh ligjerates dhe debatit.
Nese kjo eshte menyra jote per ta na treguar se ke lexuar shume; urdhero. Facta, non verba.
Perse njeriu duhet te vdese, dhe te futet nen dhe???...
Hmmm. Cdo trup i nxehte vjen duke u ftohur. Cdo gje amortizohet. Kjo nuk eshte pjese e filozofise; filozofia qendron ne zbardhjen e esences se jetes.
Edhe mos i jep kesaj kahje personale; nuk ke nevoje te pershkruash qenien time. Perqendrohu tek tema.
Tani, me falni qe po nderhyj seriozisht ?
Ku eshte qellimi i ketij debati?
Auberon, ende nuk po e kam te qarte...se ne postimin e fundit ke thene; me trego nje njeri qe eshte sigurte per egzistencen e Zotit.
A do te keshe kurajen te pergjigjesh...je nje ateist apo nje fetar?
Sa per leximet e filozofeve, kjo eshte nje e mire por jo gjithcka qe duhet. Cdo njeri eshte nje filozof. Kryesore eshte vetja jone dhe maredheniet e saje me Zotin. Leximet jane nje download qe mund t'i beje kushdo.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Kryesore eshte vetja jone dhe maredheniet e saje me Zotin.
o auberon a e di si eshte problemi:
ti je i vdekshem une jam i vdekshem te gjithe jemi te vdekshem.
kjo do te thote qe te gjithe jemi gati barabar.
Ti ke deshire qe te kundershtosh te tjeret dhe qe te tregosh qe je kokeforte.
une po te them qe ti je i zgjuar ,dhe di plot , te gjithe ne e dime, por mos u mundo te kundershtosh gjithkend ,per arsyen qe ti do te tregosh se une mund tju mund te tereve.
Mundohu te diskutosh i qete tua mbushesh mendjen te tjereve dhe te tregosh qe je i pjekur.
Me rrespekt lezhjani
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Nuk eshte cdo njeri filozof. Ti ke lirine e vullnetit tend, mund te besh me te cfare te duash, mund ta quash edhe Filozof veten; por, sa eshte e vertete kjo, eshte pytje ne vete.
Tash, ne kemi lirine te kemi shpresa, vizione, vegime, ne guxojme te bejme cfare te dojme dhe te jemi te bindur dhe te bindim tjeret se kemi te drejte.
Marrdheniet me Zotin nuk mund te ekzistojne, sepse, mungon pala tjeter, mungon Zoti.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Veshtro nje peme...dhe do te gjesh mahnitjen aty.
Ps, me fjalen ''veshtro'' nuk duhet te kemi veprimin e thjeshte te kthimit te kokes nga pema apo njeriu.
Zoti dhe Filozofia.
Deri me sot, as argumenti i Anselmit, as 5 rruget e Thomas Akuisnikit, te cilet pretendojne te jene llogjik, kane deshtuar te jene valid. Akuinski rrezon Anselmin e Hjumi Akuinskin.
Keshtu qe, e vetmja rruge, e vetmja alternative eshte besimi, jo arsyea. Ju mund te besoni dhe te pohoni cfare te doni, se keni kaluar pertej, se keni zhvilluar marrdhenie me pafundsi, se keni pare\ndjere\ndegjuar te Madherishmin; por, e verteta eshte se keto krejt ndodhin ne koken e juaj, tonen.
Mund te besoni, por, jo ta arsyetoni.
Fojerbahu thoshte; shikoni brenda juve dhe me tregoni cfare shihni. A nuk shihni vetem mendime e perceptime? Ku eshte vetja, ku eshte ajo qe e quajme UNE?
Cfare eshte shpirti? A nuk eshte vetem nje perceptim yni?
Merrni librat fetare; te gjitha librat jane te pakompletuar, me fjale qe japin hapsire keqinterpretimeve.
Akuinski ishte ai qe beri pershkrimin e Zotit, duke filluar me cfare NUK eshte Zoti.
Tash, arsyea me thote: Nese nje njeri don te me pershkruaj mua se cfare une nuk jam, atehere, ne rradhe te pare duhet te me njeh se cfare une jam.
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Zoti dhe Filozofia.
Mund te besoni, por, jo ta arsyetoni.
.
Më i madhi duhet të jetë ai që është i zoti të jetë ë i vetmuari, më i fshehuri, më i pakapshmi, qenia njerëzore përtej së mirës dhe së keqes.
Nietzsche
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.