Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga AndreaPirelli datë 16 Tetor 2009 - 05:34:

Isha ne Gym kur po jepte CNN lajmin direkt .......... po beja cardio dhe shihja TV .......... (me Amon Amarth ne vesh ..... ) ...... dhe gjeja e pare qe me shkoi ne mendje ishte pozicioni ne te cilin ishin prinderit .......... .Me e bukura ishte se nuk dinin si ta kapnin apo ta ulnin balonen ...... . U nis nje helikopter i Gardes Kombetare ........ po aty e lashe se shkova tek sektori peshave te ............ lehta.


Postuar nga al74 datë 18 Tetor 2009 - 03:53:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Ke te drejte por , mua me terhoqi si lajm sepse thoshte "6 vjecar i vetem ne qiell" mua mu duk si dicka jo normale , por kur e lexova pash qe eshte vetem nje aksident. Dhe un ne fakt e postova vetem per te treguar se i e bejn lajmin dramatik keta te topit.

duket sikur aksidenti te jete fallso....perciptazi lexova ne gazete qe ishte pjelle e te te jatit ky alarm.


Postuar nga kurt datë 30 Tetor 2009 - 01:10:

sinqerisht qe me trishtoi ky lajm, me kerqethi trupin dhe kur imagjinoj tmerrin dhe pamundesine te ndihmoje veten ajo goce fat keqe me trondit shpirterisht.

Kanada, vdes këngëtarja e Folk, e hëngrën ujqërit



TORONTO-Një këngetare kanadeze e muzikës Folk është gjetur e masakruar nga ujqërit në një park kombëtar në lindje të vendit. Këngëtarja 19 vjecare Tejlor Micell, një muzikante mjaft premtuese nga Toronto vdiq në spital pasi u shqye nga disa ujq teksa ecte e vetme në parkun Kejp Breton ne Nova Skotia. Ulërimat e vajzës janë dëgjuar në gjithë zonën e afërt. Kalimtarët në këtë pyll të rrahur nga njerëzit, kane dhene alarmin dhe rojtarët e pyllit kanë arritur të mbërrijnë dhe të qëllojnë e vrasin nje prej ujqërve ndersda po kërkojnë të dytin.
Kjo eshte nje ngjarje tepër e rralle në Kanada, por edhe e padegjuar se fundi ne bote. Ujqerit zakonisht kerkojne neper pyje drerë dhe kafshë të tjera, por rralle sulmojnë njerëz. Madje sipas burimeve ne kete zone, keta lloj ujerish amerikane qe gjenden ne Ameriken Qëndrore, SHBA e Kanada, me tepër kanë frikë nga njerëzit. Vajza ka vdekur në një spital të Halifaks nga një sërë kafshimesh.
Kengetarja Micell ishte nominuar vitin e shkuar edhe ne cmimet muzjkore Folk kanadeze ne kategorine e te rinjve. Menaxherja e kengetares se re ka shprehur shokimin nga kjo tragjedi duke vleresuar lart talentin e vajzes dhe duke thene se ajo nuk duhej te vdiste ne kete menyre.

marre nga balkanweb


Postuar nga cecilia datë 30 Tetor 2009 - 01:13:

Vertet per te ardhur keq...


Postuar nga BIONDIA datë 30 Tetor 2009 - 02:11:

E sëmura mendore e lidhur me zinxhirë, denoncohet rasti i katërt

Një vajzë 22 vjeçe me probleme mendore jeton e lidhur me zinxhir. Kjo është historia e katërt që denoncohet në media, pas një djali në Fier dhe dy motrave në Dibër.
I ati i vajzës ka treguar të njëjtat detaje si familjet e mëparshme: "E mbajmë fëmijën të lidhur se është e dhunshme". Spiro Tani rrëfen se "vajza ka lindur me probleme mendore dhe ka shfaqur shenja të agresivitetit që në fëmijëri". Ai thotë se vajza nuk ka marrë mjekim të rregullt dhe për pasojë gjendja është përkeqësuar. "Kemi frikë ta lëmë të dalë jashtë, edhe në shtëpi nuk ka një person që t'i rrijë mbi krye gjatë gjithës ditës, ndaj jemi detyruar që herë pas here ta mbajmë me hekura", thotë babai i vajzës së sëmurë nga një fshat i Kavajës.

Motrat Keshi nisen në Shkodër. Topi: Përgjegjësia, e të gjithëve
dt. 28 tetor
DIBËR- Dy motrat Keshi, të lidhura me zinxhirë në këmbë prej më se 20 vitesh, janë transferuar sot pasdite nga spitali i Peshkopisë për në Shkodër, për t'u mbajtur nën kujdes shëndetësor në spitalin psikiatrik të këtij qyteti.
Ato u mbajtën në spitalin e Peshkopisë që nga momenti i evidentuar nga media në një fshat të Maqellarës ku ishin të lidhura me zinxhirë tek këmbët dhe në një gjendje skandaloze, për tu transferuar në një spital më të specializuar si është ai psikiatrik në Shkodër.
Transferimi u bë pasi ato vuajnë nga probleme mendore prej vitesh, dhe që pikërisht për këtë i ati Dine Keshi, ka rrëfyer se nuk ka pasur rrugë tjetër vetëm për t'i mbajtur të lidhura për të mos rrezikuar komunitetin.

DIBËR - Prej 22 vitesh dy motra në Maqellarë të Dibrës janë mbajtur të lidhura me zinxhirë jashtë vëmendjes së opinionit dhe të shoqërisë në një familje fshatare të kësaj zone në tejskamje.Zingjiri në këmbën e Thëllënxës është vënë kur ajo ishte 25 vjeç, sot është 47 vjec dhe e vogla Fidania kur ishte 16 vjec, sot është 38 vjec.
Për dy motrat Thëllënxa dhe Fidane Keshi është sinjalizuar media nga një banor i fshatit që e njihte gjendjen e që u nxit ta evidentonte pikërisht pas rastit të para pak ditësh në Levan të Fieri, kur nje 26 vjecar jetonte prej tri vitesh në një kolibe qeni i lidhur me zinxhirë nga familjarët si person që, sipas familjarëve nuk mund të mbahej ndryshe pasi përbënte rrezik për banorët e tjerë.

Nuk arrj te mendoj qe arrihet deri ketu ...ku jane Sherbimet Sociale ne kete vend eksitojne apo jo ??


Postuar nga Deb* datë 30 Tetor 2009 - 04:43:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
E sëmura mendore e lidhur me zinxhirë, denoncohet rasti i katërt
Nuk arrj te mendoj qe arrihet deri ketu ...ku jane Sherbimet Sociale ne kete vend eksitojne apo jo ??



Shume dakort. Nuk duhet pare si nje problem i shkeputur, e fajesohet vetem babai. Te gjithe jane fajtor qe nuk nderhyn, por heshten para nje dhunimi te tille. I thone 22 vjet, jo 2 muaj. 


Postuar nga X-File datë 30 Tetor 2009 - 16:03:

Tragjedia e Tisas, edhe një i mbijetuar

Nga Dafina Myrtaj më 30.10.2009 në ora 10:25
UPDATE- Policia e Kosovës bën të ditur se një person, që dyshohet se ishte në grupin e të zhdukurve në tragjedinë e lumit Tisa, është i gjallë. Ai thuhet se është një adoleshent, i cili gjendet në një qendër paraburgimi në Austri.

Një person, që gjendej në mesin e të zhdukurve në tragjedinë e lumit Tisa, mund të jetë i gjallë. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, ndihmësdrejtori për hetime në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi.

“Një e kemi të konfirmuar nga autoritetet austriake, një është në Austri nga ajo lista me 16 persona. Domethënë, një është gjallë në Austri dhe ai është në qendër paraburgimi në Austri, për shkak të kalimit ilegal. Por, është gjallë, është i konfirmuar”, tha Arifi.

Arifi, përveçse bëri të ditur se bëhet fjalë për një adoleshent, nuk dha detaje tjera mbi identitetin e të arrestuarit.

Autoritetet austriake nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me këtë rast.

Varka e përmbysur, ditë më parë, në lumin Tisa në Hungari, bartte 19 persona. Policia hungareze dhe ajo serbe kanë konfirmuar vdekjen e 5 personave; tre janë gjetur të gjallë në Hungari dhe të tjerët konsiderohen të zhdukur.

Nëse konfirmohet se adoleshenti në Austri i përket këtij grupi, atëherë të zhdukur mbesin edhe 10 persona.

Por, edhe pse tashmë viktima e parë e kësaj tragjedie, Elvira Jaha, është varrosur në Prishtinë, vdekja e saj si dhe e katër të tjerëve nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kosovare.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha:

“Kjo vjen në vijë shtetërore dhe fillimisht informohen familjarët nga autoritetet e jashtme. Por, konfirmim zyrtar nuk kemi. Pritet të na vijë në mënyrë diplomatike nga shteti prej nga vijnë, nga Hungaria. Përderisa nuk kemi dokumente, është vështirë konfirmimi”.

Autoritetet e Hungarisë dhe të Serbisë kanë thënë sot se nuk kanë gjetur trupa të tjerë. Në këto dy vende nuk ka asnjë të arrestuar.

Ndërkaq, Kosova po i kërkon katër të dyshuar në lidhje me këtë rast të trafikimit të qenieve të gjalla. Personi i pestë i dyshuar, i vetëdorëzuar në polici, tashmë gjendet në shtëpi.

Kadri Arifi tha se vendimi për lirimin e tij është marrë nga prokurori i EULEX-it.

“Të pestin e kemi intervistuar dhe ai është në shtëpi për momentin. Por, edhe ai është në pjesën e atyre që dyshohen, por roli i tyre ndoshta nuk ka qenë primar. Mbetet të shihet përgjegjësia e tij, eventualisht penale. Është vendim i prokurorit të EULEX-it. Ai ka kërkuar që të lirohet në procedurë të rregullt”, sqaroi Arifi.

Por, kryeprokurori publik i Prishtinës, Osman Kryeziu, tha se po të kishte dyshime të bazuara, i vetëdorëzuari do të gjendej prapa grilave.

“Varet se sa ka qenë dyshimi i bazuar. Kjo vlerësohet nga prokurori, çfarë deklaratash ka thënë. Por, po të ishte ashtu si ka dalë në mjetet e informimit, ai sot do të ishte i ndaluar. Me vetë faktin që e kanë lëshuar, nuk kanë pasur dyshim të bazuar”, tha Kryeziu.

Bëhet fjalë për personin, për të cilin EULEX-i ka konfirmuar se është dorëzuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës, duke pranuar përfshirjen e tij në rastin e lumit Tisa. Ai i ka thënë policisë se u ka marrë familjeve që ishin kontrabanduar përtej kufijve nga 6 deri në 8 mijë euro. (RFE)

Na tradhtuan trafikantët

Pas kthimit në Kosovë, Blerim Rama, i mbijetuari në tragjedinë e ndodhur në lumin Tisa, ndihet i tradhtuar nga trafikantët. Ai pohon se rrugën ilegale për në perëndim të Evropës e kishte marrë duke mos ditur që bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël do t’i duhej të kalonte mbi ujë.

“Na kanë pre në besë. Nuk e kam ditur që ne do të kalojmë lumin”, ka deklaruar Blerim Rama për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Me këtë rast, ai ka pohuar se në barkën me të cilën po lundronin mbi lumin Tisa kanë qenë 18 persona, nëntë fëmijë dhe nëntë të rritur.

Ndërsa, Fadil Mirena, kushëriri i të zhdukurit Rrahim Mirena, ka konfirmuar se nga biseda që ka pasur me të mbijetuarin, Blerimin, ka kuptuar se familja pesanëtarëshe e kushëririt të tij, ka qenë në barkën e fundosur.

“Unë jam takuar me Blerimin. Ai më ka thënë se e njeh Rrahimin dhe vajzat e tij. Ai më ka thënë se një natë kanë fjetur bashkë në një shtëpi në Serbi, ndërkaq të nesërmen ata janë nisur me barkë për të kaluar lumin. Nuk e di nëse ata kanë mundur të mbijetojnë nga përmbytja”, thotë Fadil Mirena.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së enjte autoritetet kosovare nuk kanë zbuluar ndonjë detaj lidhur me këtë rast, pasi që sipas tyre me këtë çështje ka kaluar në kompetencë të prokurorit të EULEX-it.

“Ne e zbatojmë atë që kërkon prokurori dhe hetimet i udhëheq prokurori. Dhe sigurisht në këtë fushë ne do t’i marrim veprimet e nevojshme që duhet . Ju lutem, ne po bëjmë punën tonë”, u ka thënë mediave drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti.

Ai thotë se informatat të cilat posedon PK-ja, janë nga EULEX-i dhe Interpoli, e jo nga Serbia. “Ato informata kryesisht i marrim nga kolegët tanë nga EULEX-i dhe Interpoli, sepse me Serbinë nuk kemi një miqësi të bëjmë”, shtoi Sheremeti.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se hetimet e policisë për kapjen e personave të dyshuar janë duke vazhduar me intensitet. Deri më tani, ai e cilëson si sukses punën e PK-së, e cila ka arritur t’i identifikojë katër persona të dyshuar si trafikantë të qenieve njerëzore.

“Hetuesit policorë janë në ndjekjen e arrestimin personave, ndaj të cilëve është lëshuar fletarresti. Është sukses që janë identifikuar kush janë ata persona. Tani, detyrë e hetuesve është të dinë nëse këta persona janë ende në Kosovë, apo kanë ikur jashtë vendit”, tha Kelani.

Express të enjten ka kontaktuar zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Megjithatë asnjë detaj rreth tragjedisë nuk është dhënë me arsyetimin se kjo çështje ka kaluar në kompetencë të PK-së.

“Të gjitha punët tona shkojnë në polici. Policia i ka të gjitha informacionet. Ne kemi folur deri në momentet që policia ka marrë rastin në dorë. MPJ është kyçur për rastin në fjalë, vetëm pse kjo u ka ndodhur qytetarëve jashtë Kosovës”, tha zëdhënësja e MPJ-së,
Albana Beqiri

Tragjedia e kosovarëve në lumin Tisa dhe informacionet e pakta lidhur me këtë rast, për zyrtarët e KMDLNJ-së, tregojnë brishtësinë diplomatike të Kosovës dhe pafuqinë e saj për të ndikuar në vendet, të cilat edhe e kanë pranuar Kosovën si shtet.

“Institucionet e Kosovës janë munduar të bëjnë atë që ka qenë në mundësinë e tyre. Në fakt, këto tragjedi e qet në pah pafuqinë e Kosovës, për të ndikuar në vendet të cilat edhe e kanë pranuar Kosovën si shtet. Meqë lumi Tisa është në mes të Hungarisë dhe Serbisë, ka qenë e pamundur të vendoset një kontakt i drejtpërdrejt me Serbinë”, tha Behxhet Shala nga KMDLNJ.

Megjithatë Shala kritikoi partitë politike të Kosovës, të cilat as për një ditë nuk e kanë ndërprerë fushatën politike, për t`u solidarizuar me viktimat e kësaj tragjedie dhe me familjet e tyre.

“Natyrisht, është dashur që së paku një ditë ta ndërpresin fushatën. Së paku, në mënyrë simbolike, të solidarizohen me viktimat”, tha Shala.

Lidhur më këtë rast, të enjten për media është prononcuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai thotë se për shkak të informatave ende të paverifikuara, deri tani nuk është shpallur ditë zie për personat e humbur.

Kuçi ka mohuar se institucionet e Kosovës nuk janë interesuar për këtë tragjedi. Me këtë rast ai ka përmendur vizitën e ambasadorit të Kosovës në Vjenë, Sabri Kiçmari, i cili ka shkuar në Hungari me kërkesë të kryeministrit Hashim Thaçi dhe vizitën e hetuesisë nga Policia e Kosovës dhe prokurorët e Kosovës.

“Fatkeqësia ka ndodhur në një shtet tjetër. Institucionet e Kosovës nuk kanë pasur kompetenca direkte që të merren me këtë rast. Por, unë jam i bindur që kemi pasur kapacitete të plota dhe jemi të gatshëm që të merremi me atë fatkeqësi, e cila ka rënduar edhe institucionet dhe qytetarët e Republikës”, ka thënë Kuçi.

Numri i viktimave të konfirmuara në tragjedinë e lumit Tisa ka shkuar në pesë.

http://www.gazetaexpress.com/index....o/18049/C4/C15/


Postuar nga Fajtori datë 07 Nëntor 2009 - 00:57:

Kur ne kolibe lidhin te semurin mendor ne vend te qenit

Nje 26-vjecar, me te meta mendore e fizike, prej tre vitesh mbahet i lidhur me zinxhire ne nje kasolle ne Levan te Fierit. I riu nuk duket i rrezikshem dhe qendron ne nje kolibe te vogel fale meshires se fqinjeve te tij, te cilet e ushqejne. Ndersa familja e tij me 7 anetare banon ne nje kasolle aty prane.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=165364


Dy jave me vone i riu transportohet ne spitalin psikiatrik te Vlores, ku doktoresha thote se aty dergohen edhe femije 13 vjeç me overdoze droge.


Postuar nga dylan datë 07 Nëntor 2009 - 01:06:

Kush guxon e flet mire per vendin tone eshte tamam krim
vetem te lexosh e te shikosh kto ngjarje te ben te mendosh qe jemi shume prapa si vend i lene te jetojne dhe si kafshe jo acoam shume me keq pa fare ndihme
eshte vertet tmerr


Postuar nga SmoKer datë 07 Nëntor 2009 - 01:06:

Mjerim!


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.