Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 »
Trego 193 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Thon se humori te zgjat jeten (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=959)


Postuar nga BUCS datë 09 Shtator 2003 - 20:35:

E more shoku Komisar, 45 vjet qe e ke kullote Partine e Punes, vete shkruj e vete vulos, e njeri mos me te thene mos. Tashti te kane ra puplat, re nga fiku...
- Gabohesh djalosh, une jam ai qe kam qene, une nuk kam ra nga fiku, por c'ti besh, ka ra fiku...


Postuar nga BUCS datë 09 Shtator 2003 - 20:37:

DOKTORI I PSIKIATRISE

- Doktor, po me merren mendt.
- A e din pse te merren mendt?
- Pse? - Ke koken e madhe e trute e vogla, e te sillen neper koke. Derisa te zajne vend trute, mos u shqeteso.


Postuar nga BUCS datë 09 Shtator 2003 - 20:41:

Nji coban me bagti ishte afer nji prroi. Po binte shi shume. Mbas nji fare kohe prroi po fillon m'u shtu e me u shtu, kur cobani degjoi nje ze, "u mbyta, u mbyta..." Vrapon bariu ne drejtim te zerit kur shef nji vajze qe kishte mbet ne prrua, e ndimon ate dhe mbas pak vajza i thote atij se si mund t'ia shperblente, pasi i shpetoi jeten. Bariu i thote se nuk do asgje. Atehere vajza fillon me u zhvesh e me u zhveshe. Kur shkon tek mbathjet vajza i thote bariut: edhe keto kane mbete, dhe fillon me i heqe edhe ato, por bariu shume zemer gjere e nderpret duke i thene: a di ca, mos i heq fare se me rrine te medhaja...


Postuar nga Bledumi datë 09 Shtator 2003 - 23:00:

lAkuRIqaT e nATeS

Tre lakuriq nate duke qendruar ne degen e nje peme(normalisht qe te tre koke poshe,si rrine gjithmone) Pas nje fare kohe ai i mesit kthehet drejte.....Te cuditur te dy te tjeret shofin njeri-tjetrin dhe njeri thote: C'fare pati ky???
Me duket se i ra te fiket,-ia kthen tjetri........

////////////Hajd tung te gjithve\\\\\\\\\\\\\\


Postuar nga lova datë 11 Shtator 2003 - 15:29:

Thumbs up E ç'na çave .................

Tung, Ting, Tang!
Keto dite ka rene shume shi dhe mu kujtua nje barcalete....
Ishte nje dite binte kaq shume shi sa dhe gjuha ne goje te lagej. Njeri, ishte futur ne nje strehe dhe po priste te pushonte shiu, ne ate moment kalon nje shoku i vete me nje çader te madhe dhe i thote :"hajde te te çoj ne shtepi", shkoi dhe ky e çoi ne shtepi. Faleminderit shume i tha se me shpetove, dhe u ndane.
Sa here e takonte shokun qe nga ajo dite ai i thoshte "ama mos isha une ate dite do ishe bere qull", "ama mos isha une ate dite do ishe bere qull", "ama mos isha une ate dite do ishe bere qull", faleminderit i thoshte ky, nje here dy here tre here. Sa here e takonte kete i thoshte e duroj sa e duroj dhe ky e i thote: A ç'me çave..... me çave. Atje afer ndodhej nje pellg(e merrni me mend çfare pellgjesh behen ketu tek ne) me uje, dhe belldum u fut i teri ne uje, na i tha me shume nga kaq do isha lagur, ik tani e mos me çaj me.....
Qe atehere e hoqi qafe mizen e kalit.....................................


Postuar nga BUCS datë 12 Shtator 2003 - 18:56:

Ca rob kishin bo i shpi t're ene, si e kon bo zanot kto koh't e funit, dojshin me i varë i patku kali ke dera, po para se me bo kët' punë, menun me shku i herë ke hoxha e me pyt se a vi a s'vi ky muhabet.
-Çare,mre? Doni me varë patku m'derë t'shpisë e? E pse?-i pyti hoxha.
-Po thonë se o sevap e t'hec mirë kur var i patku m'derë, o hoxhë.
-Sa budallej qi ini!-vazhdoi hoxha,-po kali ka katër copë si ato ene ha dajak për ditë, ju doni t'ju heci marë me nji.


Postuar nga BUCS datë 12 Shtator 2003 - 18:58:

Ca gazetarë shkun ke beu me bo i anketim, ene e pysin: çere osht seksi, qef apo punë? - Punë, - i dha xhevap beu. Masnej gazetarët shkun ke argati ene e pytën ene ate: çere osht seksi, qef apo punë? - Qef mre qef! Tha argati. Po no beu na tha qe o punë. - Heee, - vazhdoi argati, - po t'kishte pas qenë punë ma jepte mu beu, nuk e bojte vetë.


Postuar nga BUCS datë 12 Shtator 2003 - 19:00:

Një grua shkon në shtëpi plot varëse, byzylykë dhe unaza floriri:
- Mos u çudit! - i thotë të shoqit. Fitova në një llotari sportive.
Pas një jave, ajo shkon në shtëpi me një peliçe shumë të shtrenjtë veshur.
- Po kjo?- e paet i shoqi.
- Prap fituese e skedinës unë. Fitova dhe lloton e dytë, po e di ç'ke ti?, çohu e më bëj gati vasken, se do të lahem.
- Jo! - bërtiti i shoqi. -Mos do që të lagësh skedën fituese?!


Postuar nga BUCS datë 12 Shtator 2003 - 19:02:

Ishte njeher nje çift. Burri ishte bisnesmen dhe gruaja punonte te nje lokal qe e kishin ngritur vete. Nje dite aty vjen nje burre dhe i thot pronares:
- moj a ke ashtu si gjith grat e tjeta ti apo jo?
ajo e turperuar nuk ju pergjigj per t'ju shmangur dhe sherrit, por personi çdo dit te njejten gje po me ate pyetje. Dhe gruaja qe punonte te lokali nuk e duroi me dhe i thot te shoqit keshtu,keshtu.
- Mos u merzit, i thot i shoqi ja tregoj une atij, une do rri poshte banakut dhe kur te vije ai dhe te beje pyetjen "kam" i thuaj dhe ashtu ja ben.Si çdo dite burri tjeter vjen aty dhe pasi mori ca kish per te marre i thot pronares se lokalit: -Moj ke ashtu si gjithe grate e tjera ti apo jo? ,dhe pronarja e merzitur prej kohesh me te njejtin person i thot me te madhe
-PO.
-PO CA KA AI BURRI YT QE MBETI PERDIT MBAS GRUAS TIME MOJ??.


Postuar nga BUCS datë 12 Shtator 2003 - 19:04:

Kohet e fundit si shume doktora popullore qe kane dale, na doli dhe nje djale i rrezikshem qe çdo gje qe thoshte i behej realitet. Te gjith te familjes ishin te gezuar sepse i beri shume te pasur dhe nje dite ishin mbledhur te gjithe te afermit hallo,teze,daja dhe po kenaqeshin nga çudirat e çunit.
Babai i tij i nevrikosur nga zhurma e madhe e godet çunin e vogel me shpulle dhe çuni me nje te bertitur te madhe tha:
- te vdese babai...,- te gjithe shtangen
vetem kur u degjua nje klithme te komshija (i kishte vdekur burri).


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 »
Trego 193 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.