Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 08 Shkurt 2010 - 19:16:

Te hapen dosjet se te gjitha mbajne firmen e Enver Hoxhes .....


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shkurt 2010 - 01:44:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Te hapen dosjet se te gjitha mbajne firmen e Enver Hoxhes .....



ja te shofim cdo beje Berisha Air do i hapi apo jo ....


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Shkurt 2010 - 01:07:

Berisha-Rama, fundi i negociatave para skadimit të mandateve

. .TIRANE \\\– Presidenti i Shqipërisë dhe faktori ndërkombëtar, përfshi Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ambasadorët e Spanjës, KE-së, SHBA dhe Gjermanisë, po tentojnë arritjen e një marrëveshje mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opizitës Edi Rama, para 4 marsit 2010, kohë kur sipas disa pretendimeve, mandatet e deputetëve të Partisë Socialiste mund të konsiderohen të rrezikuara juridikisht.
Tryeza e bisedimeve mes Ramës dhe Berishës, është thirrur nga presidenti të shtunën, në datë 13 shkurt 2010, ndërsa nga burime diplomatike, mësohet se përfundimet e saj, edhe në rast konsensusi, do të “afirmohen” nga delegacioni i Asamblesë së KiE që do të jetë në Tiranë në datën 22 shkurt 2010. Të paktën ky është afati zyrtar i negociatave, ndërsa një datë e tillë për “certifikimin” ndërkombëtar të paktit Berisha-Rama, në rast se arrihet një i tillë, është bërë nga faktori ndërkombëtar me qëllim shmangien e një rreziku të pretenduar kushtetues mbi mandatet e deputetëve të PS-së.
Opsionet e zgjidhjes që do të hidhen në tavolinë nga Berisha dhe Rama në praninë e Presidentit, nëse kërkojnë debate të mëtjeshme, sipas burimeve nga Presidenca është parashikuar që pas 13 shkurtit 2010 të diskutohen në nivel ekspertësh, qofshin këta edhe nga PD dhe PS.
Gjithçka e arritur deri në 22 shkurt 2010, do të kalohet në skander nga të dërguarit e Këshillit të Europës të cilët nëse është e nevojshme do të negociojnë personalisht me kreun e maxhorancës dhe opozitës me qëllim gjetjen e nje zgjidhje.
Burimi i negociatave dhe pika e kthesës për gjendjen politike në Shqipëri ishte rezoluta e Asamblesë Parlamentare të KiE e cila sanksionoi hetimin parlamentar të zgjedhjeve dhe ndërprerjen e bojkotit të Kuvendit nga opozita. (Lajmifundit)


Postuar nga AngelDevil datë 15 Shkurt 2010 - 20:58:

Shqiptarët e Italisë: Berluskoni t’u kërkojë falje femrave shqiptare

Gazetarët dhe artistët shqiptarë që jetojnë në Itali reagojnë ashpër ndaj batutës së kryeministrit italian Berluskoni në konferencën me kryeministrin Berisha

Batuta e kryeministrit italian Silvio Berluskoni për femrat shqiptare ka shkaktuar reagime të forta në Itali. Gazetat italiane, kryesisht ato opozitare, publikuan dje një seri shkrimesh në të cilat atij i kërkohet që të bëjë ndjesë publike ndaj fyerjes që bërë pak ditë në parë në deklaratën e përbashkët më kryeministrin Sali Berisha. Shkak për këto reagime është bërë pikërisht batuta që kryeministri italian bëri kur kryeministri Berisha tha se ka vendosur një moratorium për skafet në mënyrë që në brigjet e Italisë të mos mbërrijnë kriminelët dhe as të mos vdesin shqiptarët. Kësaj deklarate, kryeministri Berluskoni iu përgjigj duke qeshur:“Për ata që sjellin vajza të bukura mendoj se duhet bërë ndonjë përjashtim”. Pikërisht kjo batutë ka indinjuar shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali të cilët e kanë cilësuar këtë si një ofendim ndaj femrave shqiptare. Në gazetën e njohur italiane “La Reppublica” është botuar një letër e shkrimtares dhe gazetares së njohur, Elvira Dones. “Ju shkruaj në një gazetë që ju nuk e lexoni, e megjithatë disa fjalë duhet t’ua them, sepse te premten e kaluar, sensi juaj i humorit shpërfillës ka prekur persona që për mua janë aq të dashur “vajzat e bukura shqiptare”. Shqipëria nuk ka më durim apo simpati për poshtërime. Unë mendoj se në qoftë se ju do të ndaloni të merrni dramat njerëzore si material për të bërë batuta për lokale të orës së vonë, do të dilnim veçse të fituar” thotë Dones në letrën e saj drejtuar kryeministrit italian. Po ashtu, edhe një grup tjetër gazetarësh, artistësh, avokatësh, psikologësh etj me origjinë shqiptare por që jetojnë në Shqipëri kanë firmosur një peticion të publikuar në gazetën “Il Messaggero”, me titullin:”Berluskoni, kërkoju falje grave shqiptare”

http://www.korrieri.com/index.php/ana_rexha/4426.html


Postuar nga AngelDevil datë 16 Shkurt 2010 - 23:50:

OKB: Si vdiq Kosta Trebicka?

Organizata e Kombeve te Bashkuara kerkon nga Shqiperia informacion te detajuar per pese vitet e fundit se cfare kane arritur te bejne institucionet per te ulur numrin e vrasjeve, per te goditur krimin e organizuar, korrupsionin, trafiqet deri edhe ndikimin qe kane patur tek fenomeni i gjakmarrjes.

Ne lidhje me hetimet e ceshtjeve me te rendesishme, komisioni kerkon te tregohen hapat e ndermarre per te hetuar shperthimin ne mars 2008 te municioneve ne Gerdec.Madje pyetesori thekson se kerkohet infomacion per reformat e zbatuara per te parandaluar incidente te ngjashme ne te ardhmen.

Menjehere pas kesaj kerkohen detaje edhe per vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka.

Informacione kerkohen edhe per gjyqin ne lidhje me zhdukjen e dyshuar me force te Remzi Hoxhes, shpjegime mbi dyshimet se Sherbimi Sekret Shqiptar ishte perfishire ne ngjarjet e dyshuara te qershorit 1999 dhe se UCK shfrytezonte objektet e paraburgimit ne Shqiperi.
Vemendje e posacme u kushtohet shifrave per numrin e vrasjeve per cdo vit ne vendin tone, fenomenit te gjakmarrjes, numrit te familjeve te prekura, si dhe nje kopje e cdo raporti te qeverise ose informacione te tjera ne shkaqet dhe pasojat e vrasjeve nga gjakmarrja. Po ashtu nje pyetje me vete ne kete pike eshte edhe perpjekjet per te trajtuar ceshtjet e Prones dhe mosmarrveshjeve per token si motivuese per fenomenin e gjakmarrjes.......

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=175611&ref=fp


Postuar nga BIONDIA datë 20 Shkurt 2010 - 17:42:

Te jesh e martuar dhe ...mos ta dish

Befas një ditë mund të të thonë: "Je e martuar..!". Edhe pse nuk e ke bërë kurrë këtë gjë në jetën tënde. Madje, të të shpjegojnë që je paraqitur në gjendje civile, ke deklaruar se pranon të lidhësh kurorë me personin që të ka kërkuar dorën, edhe ke firmosur (?!)
Nuk bëhet fjalë për një ëndërr, por për një histori nga ato të rrallat. Një çift rezulton i martuar edhe pse bashkëshortja nuk e di këtë fakt dhe nuk ka shkuar asnjëherë të celebrohet sipas ligjit.
Çudia nuk mbaron këtu. Plot 6 vite, pasi kishte bërë marifetin, është bashkëshorti ai që i kërkon gjykatës ta "zgjidhë" martesën, që në fakt nuk ishte "lidhur" asnjëherë. Gjithçka ka ndodhur në Bathore të Tiranës. Z.S. janë inicialet e protagonistit kryesor të kësaj ngjarjeje.
Është 36 vjeç, me arsim të lartë, lindur në Kukës dhe banues në Bathore. Shumë vite më parë, kuksiani ishte njohur me vajzën R.S., aktualisht 30 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banuese në kryeqytet.
Me dijeninë e të dy familjeve kishin nisur të bashkëjetonin në shtëpinë e 36-vjeçarit. Propozimi i mëvonshëm për martesë ka hasur kundërshtitë e vajzës, e cila kishte pranuar vetëm bashkëjetesën, por jo martesën ligjore me të.
Një ditë "bashkëshorti" mendon se e gjeti zgjidhjen. I shoqëruar nga një vajzë tjetër, e cila ka paraqitur gjeneralitete të rrema, ka trokitur në Zyrën e Gjendjes Civile të Kamzës, ku ka lidhur martesën.
Madje pak sekonda pasi ishin firmosur dokumentet e celebrimit ajo ka nxjerrë nga çanta llokume, të cilat ua ka shpërndarë të pranishmeve që nuk kanë ngurruar të urojnë çiftin: "Të trashëgoheni!".
Kohë më pas "burri" u bë i vetëdijshëm që martesa nuk funksiononte ai iu drejtua Gjykatës së Tiranës për të kërkuar zgjidhjen e saj. "Paditësi parashtroi në gjyq se ai legjitimohet në paraqitjen e padisë meqenëse ai ka cilësinë e bashkëshortit në këtë martesë.Edhe pse ai që "gatoi" gjithë këtë çorbë mori dënimin, ligjërisht martesa vazhdonte të ishte në fuqi. Ping-pongu gjyqësor vijon. Më në fund, gjykata vendosi të konstatonte të pavlefshme absolutisht të aktit të lidhjes së martesës si dhe zgjidhja e pasojave duke e çregjistruar të paditurën nga regjistri i martesës së Gjendjes Civile Kamëz

dhe nuk eshte hera e pare qe ndoth

Historia që iu treguam nuk është e para. Para disa muajsh në "Shekulli" kemi publikuar një tjetër precedent po kaq të çuditshëm, që ka ndodhur në qytetin e Fierit. Por, në këtë rast nuk dihet se kush e ka martuar 38-vjeçaren, e cila pas 14 vjetësh, kur shkon në gjendje civile për të marrë një certifikatë nuk ia japin atë, pasi ajo rezultonte e martuar në një fshat të Fierit.
Gruaja e shokuar, habitet për këtë fakt dhe ngre një padi në gjykatën e këtij qyteti. E gjitha të ngjan më një histori telenovele, por që ka ndodhur. Nuk është zbuluar se kush e ka martuar vajzën dhe pse ia ka bërë këtë "dhuratë", por është e sigurt se dora e një njeriu e ka çregjistruar dhe e ka martuar atë.
Më tej, janë bërë verifikime për rregullsinë e aktit të martesës së këtij çifti. Siç pritej, janë vërejtur parregullsi edhe në këtë "lidhje martese". E para është se nuk ka pasur dëshmitar, gjë që është e detyrueshme sipas Kodit të Familjes (përveç bashkëshortëve të ardhshëm, duhet të marrin pjesë dy dëshmitarë madhorë dhe nëpunësi i gjendjes civile).dhe nuk eshte hera e pare qe ndoth


Postuar nga AngelDevil datë 22 Shkurt 2010 - 15:52:

Hapen portat e hidrocentraleve, priten serish permbytje

KESH hap serisht portat e hidrocentraleve te Komanit dhe Vaut te Dejes.

Rreshjet e shumta, vecanerisht gjate 24 oreve te fundit, kane rritur ndjeshem nivelin e liqeneve ne kaskaden e Drinit dhe detyruan Koorporaten Elektroenergjitike Shqiptare te filloje shkarkimet nga keto 2 hidrocentrale. Kreu i Entit Rregullator te Energjise, Bujar Nepravishta qeteson banoret e zonave te Shkodres, se situata eshte nen kontroll.


“Kemi te dhena qe s’ka permbytje ne zonen e Shkodres. Edhe po te kete, do jene te kontrolluara”, shprehet ai"

Sesi mund te kontrrollohen permbytjet vetem Nepravishta e di



http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176030&ref=fp


Postuar nga Fajtori datë 22 Shkurt 2010 - 15:58:

Sme ha mendja te kete permbytje prape. Ndoshta i hapin pjeserisht qe mos lene gjerat si rradhen e kaluar. Po u permbyt prape Shkodra, me mire te mblidhen gjithe shkodranet ne TR e ta varin Berishen.


Postuar nga AngelDevil datë 22 Shkurt 2010 - 16:00:

Kriza politike

Negociatat që do të zhvillohen sot dhe nesër, do të jenë përcaktuese për veprimet e mëtejshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Nëse do të arrihet gjetja e një formule kompromisi midis mazhorancës dhe opozitës, hyrja e deputetëve në Kuvend do të ishte krejt e justifikueshme.
Përtej kësaj situate, opozita ka gati një plan tjetër rezervë, nëse bisedimet e sotme dhe të nesërme me të dërguarit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk do të funksionojnë siç duhet.

Plani
Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Europës do të zhvillojë sot takim me kreun e opozitës, Edi Rama, me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e shtetit. Burimet konfidenciale brenda selisë rozë sqaruan se “ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do të futemi në seancën e ditës së enjte apo jo”. Sakaq, mësohet se gjithçka do të sqarohet ditën e martë, kur edhe delegacioni ndërkombëtar do të mbajë një konferencë shtypi për të deklaruar rezultatet e vizitës. Nëse gjithçka do të ketë funksionuar më së miri, grupi parlamentar mund të futet në seancën e së enjtes për të bërë betimin.Po sipas burimeve, ka shumë gjasa që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, t’u ofrojë sot të dërguarve të KiE-së gatishmërinë e tij për të mos thelluar krizën politike, duke dërguar deputetët në Kuvend për të bërë betimin. Pra, kreu i socialistëve do t’i dërgojë deputetët për të bërë betimin dhe në mungesë të marrëveshjes do t’i nxjerrë ata sërish jashtë Kuvendit. Në një pozicion të tillë, grupi parlamentar i socialistëve do të insistojë tek arritja e një marrëveshjeje që domosdo nënkupton hapjen e kutive të votimit.


http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176055&ref=fp


Postuar nga AngelDevil datë 22 Shkurt 2010 - 16:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sme ha mendja te kete permbytje prape. Ndoshta i hapin pjeserisht qe mos lene gjerat si rradhen e kaluar. Po u permbyt prape Shkodra, me mire te mblidhen gjithe shkodranet ne TR e ta varin Berishen.



Parashikimet meterologjike lajmerojne rreshje te dendura, nderkohe dhe rajoni ka te njejten situate ... Maqedonia ka hap portat e Drinit te Zi per shkak te rritjes se nivelit te ujit ne liqen .... kam frike se do ndodhe

E te mendosh qe demshperblimi nga permbytjet e para qe ju dha qeveria ishte vetem 1000 Euro per shtepi e ata rrine akoma urte ... ca populli jemi pffff


Postuar nga AngelDevil datë 22 Shkurt 2010 - 16:25:

Shqiptaret, me te kenaqurit e Ballkanit

Besojini Gallup po deshet.....


Postuar nga Roi datë 22 Shkurt 2010 - 19:05:

I bukur titulli dhe nentitulli poshte i Topit....teper ironik,ose ndoshta e kane shkruajtur edhe seriozisht xhanem,ku i dihet !!

Shqiptaret me te kenaqurit e ballkanit...por 38% kerkojne te emigrojne


Ky eshte vertet kulmi i kenaqesise !!


Postuar nga lubi datë 22 Shkurt 2010 - 22:49:

Nuk e di per ju por sot kam degjuar se ne te gjitha shkollat e Tiranes ka pasur levizje te pefund mesuesish.

Shume prej mesuesve u ka ardhur urdher nga drejtoria arsimore per te nderruar shkolle ose edhe per t'u pushuar fare nga puna ne shume raste madje pa shkak e paralajmerim.

Shume ish punonjes/e te D.A.R e kane "sistemuar" veten e tyre duke u bere drejtor/e shkollash apo nen-drejtor/e e duke i kthyer keta te fundit ne te papune ose ne te miren e rasteve ne mesues te thjeshte...

nese ju dini nje informacion me te sigurte apo per arsyet pse po behen keto levizje do t'ua dija per shume faleminderit--te paken te di si t'i pergjigjem nje vogelusheje qe kam ketu per arsyen se perse mesuesja e tyre nuk u kishte thene qe do te largohej e u kishte ardhur krejt papritur nje mesuese e re!!!!!!!!!!!!


Postuar nga AngelDevil datë 22 Shkurt 2010 - 23:33:

Reforma ne arsim Lubi. Jane pushuar 1600 mesues deri tani. Ministria e Arsimit thote qe kishte "kapacitete të pashfrytezuara” si nendrejtore me shume se sa norma dhe me shume se sa parashikohet në aktet ligjore”, si dhe shkolla shume te vogla, me shume mesues, kishte gjithashtu edhe shkolla ku mesuesit ishin me ngarkesen me te ulet se ajo që parashikohej.

Ndersa kreu i konfederates se sindikatave akuzon MASH qe largimi nga puna eshte bere si pasoje e bindjeve politike si dhe pasoje e fondeve të limituara të buxhetit te shtetit. Kjo nxjerr ne pah qe qeveria eshte ne krize por qe se pranon, krize kjo qe ka prek sektorin privat e publik.


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Shkurt 2010 - 23:44:

Ca rruge eshte ajo qe po behet Durres - Kukes ??????????????????


Postuar nga AngelDevil datë 22 Shkurt 2010 - 23:48:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Ca rruge eshte ajo qe po behet Durres - Kukes ??????????????????


rruga e famshme pra qe shkoj per shele bubi


Postuar nga Fajtori datë 22 Shkurt 2010 - 23:57:

Turll...

Qafsh plaken mos posto ikona si bashkangjitje. Edhe pse eshte e njejta, ne server krijohet file sa here bashkangjit diçka. Me mire mblidhi te gjitha ti fusim neforum njehere e mire sesa te krijohen file te reja per çdo postim.


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Shkurt 2010 - 00:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Turll...

Qafsh plaken mos posto ikona si bashkangjitje. Edhe pse eshte e njejta, ne server krijohet file sa here bashkangjit diçka. Me mire mblidhi te gjitha ti fusim neforum njehere e mire sesa te krijohen file te reja per çdo postim.



As e kisha idene qe ndodhte nje gje e tille ......... per mua eshte me kollaj ne qofte se jane ne forum ...... se i fus atje ku dua ........ . Ma vone do ve ca tek tema perkatese ...... teknike ...... . :aha :aha


Postuar nga Fajtori datë 23 Shkurt 2010 - 00:11:

Mblidhi te gjitha ne nje zip dhe postoji gjekundi ose dergoji tek webmaster@fajtori.com


Postuar nga AngelDevil datë 24 Shkurt 2010 - 02:33:

Defekti ne Fierze, Shqiperia 30 minuta ne erresire

Nje defekt i rende ne nenstacionin e Fierzes ka lene gjithe Shqiperine ne erresire perreth 30 minuta.
Sipas Ministrise se Energjitikes nje avari e ndodhur ne linjen e importit me Greqine solli coroditjen e gjithe sistemit duke lene vendin pa drita. METE njofton se energjia elektrike po rikthehet gradualisht ne gjithe territorin e vendit.

Raportohet se energjia eshte rikthyer ne Shkoder, Has, Kukes, Tropoje, Durres dhe ne pjesen me te madhe te Tiranes. Nderkohe qe Lushnja dhe Saranda ndodhen ende ne terr.

Rrjeti i komunikimit celular dhe portet aeroporti si dhe spitalet te bllokuara gjithashtu.


Postuar nga Roi datë 24 Shkurt 2010 - 02:38:

Re: Defekti ne Fierze, Shqiperia 30 minuta ne erresire

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Nje defekt i rende ne nenstacionin e Fierzes ka lene gjithe Shqiperine ne erresire perreth 30 minuta.



Vetem 30 min ?? Qenkan permisuar goxha gjerat andej !!


Postuar nga Fajtori datë 24 Shkurt 2010 - 02:41:

Lidhja me Malin e Zi, jo Greqine thone.

Për mungesën e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë ka reaguar edhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Sipas OST, shkak i black outit është bërë një rrufe, e cila ka rënë në nënstacionin 220 kv në Vaun e Dejës. OST deklaron se rrufeja ka rrëzuar të gjithë sistemin, gjë që ka sjellë më pas edhe stakimin e energjisë në linjën e Malit të Zi e Tiranës.


Postuar nga Roi datë 24 Shkurt 2010 - 02:44:

Epo thone pastaj qe s'bie rrufeja ne hale


Postuar nga Fajtori datë 24 Shkurt 2010 - 02:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Epo thone pastaj qe s'bie rrufeja ne hale





Se prisja kte. E forte fare.


Postuar nga AngelDevil datë 24 Shkurt 2010 - 02:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Epo thone pastaj qe s'bie rrufeja ne hale


se besoj te jete pune rrufeje ... do i kete rene halja rrufese mendoj une lool


Postuar nga AngelDevil datë 24 Shkurt 2010 - 19:10:

Përmbytje në Shkodër, Qeveria: Po përgatisim planet për evakuim

“Situatë e precipituar dhe e rrezikshme”- ka vlerësuar ministri i Brendshëm situatën në veriperëndim të Shqipërisë pas rritjes se nivelit të ujrave të lumenjeve nga reshjet e ditëve të fundit.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, mbërriti në Shkodër, orët e para të mëngjesit të sotëm, për të inspektuar situatën e krijuar në këtë qark. Problematikë mbetet komuna e Dajcit ku në fshatin Darragjat e cila rrezikon të përkeqësohet nëse dëmtohet argjinatura dhe e tërë komuna mund të përjetojë përmbytjen e fillim janarit.


Ministri Prifti: Po rritet Fierza, banoret te pergatiten

Ministri i Energjitikës Dritan Prifti u bëri sot thirrje banorëve të Shkodrës të përgatiten pasi gjendja në hidrocentralet mbi lumin Drin po përkeqësohet.
Në një konference të sotme për shtyp, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti tha se niveli i prujreve në HEC-et e kaskadës së Drinit është rritur ndjeshëm pas rreshjeve të dendura të ditpve të fundit. “"Nuk mendoj se ka asnjë lloj rreziku për kaskadën tonë dhe vend për asnjë lloj paniku, përveç faktit se zona e Shkodrës dhe Nënshkodrës duhet të jetë e përgatitur nëse atje do të ketë përmbytje", deklaroi Prifti duke nenkuptuar qe se shpejti duhet te nise evakuimi.

http://bw.balkanweb.com/homepage/pe...akuim-7070.html


Postuar nga Eria datë 24 Shkurt 2010 - 19:13:

Tani me siguri do e kete fajin ndonje eklips i paparashikuar diellor,se ai henori i dha efektet....Si nuk moren masa njehere mer jahu..gjynah ata te shkrete thuaj..pa ata lart e kane te pjekur dhe te djegur..


Postuar nga Fajtori datë 24 Shkurt 2010 - 19:28:

Nje here ne 100 vjet ndodh tha Sala heren e pare. Po me ndodh 2 here brenda 2 muajsh, me mire te krijohet Los Pepes


Postuar nga AngelDevil datë 24 Shkurt 2010 - 19:33:

me vjen keq per ata banoret andej sinqerisht ... mjaft varferi ka veriu edhe ket manget

nderkohe rreshjet e shiut do vazhdojne deri ne fund te muajit shkurt dhe pjesa veriperendimore do kete rreshje me te dendura - flasin parashikimet meterologjike


Postuar nga Roi datë 05 Mars 2010 - 05:37:

E keni parasysh filmin Ball per ball...nendetesen e famshme 105 ???!! Besoj qe po...!! Tere ajo lufte psikologjike me Rusine per ato nendetese te shkreta ... tani do i nxjerrin ne tregun fshatar per ti shitur....sa gjynah !!

Qeveria do të shesë për skrap dy nëndetëset e Pashalimanit

Vendimi u mor dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Përfundimisht do të shiten për skrap dy nga nëndetëset shqiptare, deri dje dëshmi e pakundërshtueshme e një “beteje” në periudhën e Luftës së Ftohtë. Në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave thuhet saktësisht se nëndetësja 332 “Tufani” dhe ajo 334 “Vetëtima” të shiten, sipas legjislacionit në fuqi. Fillesat e këtij veprimi janë në vitin 1998 dhe vazhdojnë në vitin 2002 kur u miratua vendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 828, datë 30.12.1998, të Këshillit të Ministrave, për shitjen e mjeteve dhe teknikës luftarake të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit në formën e skrapeve, ndryshuar me vendimin Nr. 444, datë 26.9.2002, të Këshillit të Ministrave”. Në zbatim të planeve të ristrukturimit të forcave detare dhe të reduktimit të numrit të anijeve të regjistruara, shumë nga anijet kanë dalë jashtë përdorimit luftarak. Dy nga këto nëndetëse, me vendimin e sipërcituar të 8 viteve më parë, u vendos të shiten në formën e skrapit, por nuk u realizua. Nisur nga historiku i brigadës së nëndetëseve në Pashaliman të Vlorës dhe popullaritetit që ka fituar njëra prej këtyre nëndetëseve, që njihet si nëndetësja 105, u miratua atëherë vendimi për të ndryshuar destinacionin e tyre dhe kthimin e këtyre mjeteve në objekte muzeore. Këto nëndetëse, megjithëse kanë dalë jashtë përdorimit si mjete luftarake dhe kanë humbur cilësinë luftarake, kanë ruajtur vlera të mëdha historike, duke qenë simbol i Luftës së Ftohtë. Këto nëndetëse do t’i shtoheshin inventarit të Muzeut të Forcave Detare pranë Akademisë së Detarisë Vlorë. Ato do të qëndronin të ankoruara në gjirin e Vlorës, përballë hyrjes së Akademisë së Detarisë.


Postuar nga AngelDevil datë 05 Mars 2010 - 12:54:

Paska ngel buxheti i shtetit per skrap-in e nendetseve!!!! Hajde qeveri hajde pfffffffffff kesaj i thone te nxjerresh dhjame nga pleshti


Postuar nga Fajtori datë 05 Mars 2010 - 14:04:

Ti kishin lene ne det, shqiptaret do shanin qeverine qe le hekura te ndryshkur ne vende turistike. I shesin, dhe shqiptaret prape ankohen.

Qeveria e ka buxhetin me koke poshte dhe duket sheshit. Shkurto mesues. Ver gjoba nga te 4 anet. Ngre makina me karrotrec (nga doli shqip kjo fjala). Nendeteset mund te viheshin ne muze, por do shume leke (dhe s'kemi muze).


Postuar nga AngelDevil datë 05 Mars 2010 - 14:23:

Lejini nendetset se nuk calon gomari nga veshet me gjithe keto probleme qe ka ketu ......

E morret vesh te forten e fundit ne lidhje me krizen ekonomike ne Greqi .... Gjermania ju thote shisni ishujt skam pse ju ndihmoj lool


Postuar nga Piktor datë 05 Mars 2010 - 15:09:

Do te kene pare ate nendetesen turke qe erdhi para disa ditesh e ka rikujtu se kemi edhe ne ca nendetese te ndryshkura ne Pashaliman.
Angjel po nderrove ishull behemi ortake se Lesbon do ta blejne japonezet, Gjermanet duan Korfuzin, Amerikanet ,Parosin. Qipron turqit. Na ka ngel Santorini me duket.


Postuar nga AngelDevil datë 05 Mars 2010 - 15:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
.
Angjel po nderrove ishull behemi ortake se Lesbon do ta blejne japonezet, Gjermanet duan Korfuzin, Amerikanet ,Parosin. Qipron turqit. Na ka ngel Santorini me duket.



eh santorini eshte kryeveper nga gjithe ishujt atje .... cuditem qe Korfuzin sduan ta blejne Anglezet

Pa shaka tani ... nuk behet fjale per keta ishuj te njohur e te populluar, behet fjale te shiten ishuj te tjere qe sjane te populluar e gjermanet kane interes me i ble, dhe per shkak te pozicionit gjeografik me shume.

Une po mendoja te beja 1 peticion ne FB me titull .... Gjermane blini Shqiperine ... mbase qullosin gje ata se sbehet Shqiperia nga Shqiptaret more Piktor lool


Postuar nga Fajtori datë 06 Mars 2010 - 20:44:

Sa peshon llumi qe mban Shqiperine zhytur?
Maskilizmi i Shqiperise ne rruget e Lezhes. Vetem pak kohe pas miratimit te ligjit qe mbron lirine seksuale, tufa lezhianesh dalin ne rruge te ofendojne Klodin, djalin qe deklaroi para kamerave se eshte gay.



Shikoni me kujdes. Ne rruge ka vetem meshkuj, pa gra, pa vajza, njesoj si fanatiket e Iranit.

Qe Shqiperia eshte vend i prapambetur kjo dihej. Por gjithmone e me evidente eshte injoranca popullore qe nuk rregullohet me nderrime qeverish. Shqiperia ne 2010 eshte nje vend maskilist, qe ka frike nga seksualiteti i njerezve te vet, dhe konsideron homoseksualitetin epidemi. Ata qe dalin ne rruge jane treguesi i prejardhjes maskiliste filo-arabe, baballaret e ardhshem te Shqiperise, ata qe kane shpellat ne tru dhe bjeshket ne zemer. Dhe Evropa eshte mire ti prese çdo ndihme dhe çdo proçes integrimi, qe te kthehen ne izolimin nga vijne.


Postuar nga lezhjani-82 datë 06 Mars 2010 - 22:40:

Ca idjotash, un kujtova se Klodi kishte sha Lezhjanet apo dicka tjeter.
Kyt djalin qe flet e kam pas ne klas (nardi)....nji nder njerzit ma injorant.

Edhe ne facebook kan hapur nje faqe me gati 500 antar ku shajne vetem klodin.


Postuar nga Deb* datë 06 Mars 2010 - 23:03:

Mentaliteti i Shqiptarit do dhe nja 100 vjet te dryshoje. Kudo personat gay gjykohen, por jo kaq hapur. Shqiptaret rrojne vetem per opinionin e te tjereve. Se c'pune u prish atyre homoseksualiteti i Klodit ec e merre vesh. U ofenduan injorantet. A thua tere ata qe e gjykojne e kane moralin e paster vet!
Pse nuk ngrihen per shitesit e femrave dhe te droges, por per Klodin qe fundja jeten e vet shikon. Se cfare ben me jeten e tij eshte pune e tij, dhe jo e lagjes, apo nje qyteti te tere. Nuk di cfare te besh;te qeshesh, apo te qash, kur shikon ate video.


Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 00:56:

E mire nuk eshte se duhet ta dramatizojme ngjarjen. Heret a vone do dilte ndonje hapur se eshte gay. Probleme me gayt ka kudo ne bote, edhe ne Amerike edhe ne Europe.
Edhe Italia ka probleme me gay. Zakonisht u japin nga nje dru te mire. Plus qe nuk kane as edhe ligj qe i mbron ata perpara zemerimit te fshatit apo lagjes se qytetit. Keshtu edhe ne Spanje apo France, nuk del kush ne mes te fshatit e deklaron jam gay megjithse kane ligje qe i mbrojne ata.


Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 01:17:

E para, ligj ka dhe mbron çdo njeri nga çdo njeri tjeter, qofshin dhe turme fshatare.

E dyta, nje popullsi tregon injorancen e vet nqs kerkon ti imponoje zgjedhjet seksuale dikujt.

E treta, Lezha eshte qytet, jo fshat.

E katerta, nuk ka probleme me gayt, por me ata qe ofendojne gayt. Se kshu i bie te kete problem me ty qe del me makine, jo me ate qe te thyen xhamin.

E pesta, turma e rruges duhet te marre mesazhin qe i takon, sepse po shkojme ne 2020 dhe akoma plluskojne injorantet ne rruge, madje jane krenar dhe na tregojne qe Shqiperia eshte keshtu dhe jo ashtu. Pale ja veshin homoseksualitetin Italise tani, qe akoma s'ka lare hesapet me vrasjen e Pasolinit.

Keta jane krah pune, penise qe derdhen nja dy here, bejne nja dy kelyshe, mbijetojne ne imoralitetin e tyre dhe mbajne Shqiperine ne fund te tenxheres se botes. Ne vend te dalin ne rruge per rritje rrogash, permiresim sistemi, ulje korrupsioni, sindikata, etj., kokrra e shqiptarit gjen seksualitetin per te dhene leksione. Dava spurdhjakesh te seksit me tollon qe mbajne grate e shtepise te pa*ira.


Postuar nga BIONDIA datë 07 Mars 2010 - 01:47:

Gjeja qe me cudit me shume ishin ato femi te vegjel qe turreshin mbas kesaj turme me njeres te cmendur doja te dija se ku ishin nenat e ketyre femijeve te vegjel ato momente ku ne cdo vend femijet i mbajne larg dhunes ne ja fusim ne gjak dhe i lejojme te degjojne sharje e fyerje te tilla .Klodi eshte me shume burre se ai qe cirrej ...fukarallek maskarallek e injorance ..


Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 01:52:

Fajtor duhet pranuar nje gje qe eshte diçka revolucionare te pranosh hapur diversitetin kudo ne bote e jo vetem ne Shqiperi. Une e shoh nga kjo pikepamje çeshtjen. Kur ndeshen rendom te tille probleme edhe ne boten e perparuar apo civilizuar normal qe edhe ne Shqiperi nuk ka si te jete ndryshe. Sot me shume se kurre me vjen te qesh me ata qe qeshen me ligjin per gayt, qe qeshen e kuptoj, por kur ju versulen duke e quajtur absurditet dhe te panevojshem perpara shume ligjeve qe ka nevoje vendi.
Nuk mund te ecim me te njejten llogjike arsyetimi per çeshtje te ndryshme.
Protestat kundra korrupsionit, rritjen e rrogave ne pergjithesi jane te lidhura ose frymezuara nga politika qe i nxit ose i perkrah. Behen ne menyre te organizuar dhe jo spontane. Instrumentalizimi dhe pershkallzimi i protestave çon qeverite te rishikojne ndonje mundesi zgjidhjeje te problemit.
Ndersa ne rastin ne fjale kemi te bejme me nje zemerim qe shfaqet nga disa persona qe nuk e quajne normale pranimin e diversitetit te personit.
Pastaj çfare, çudia me e madhe tre dite zgjat dhe do harrohet, pastaj do mbijne shume te tjere qe do fillojne e shprehin diversitetin e tyre.
Tani ti kthehemi ligjit kur doli qe edhe italiante u çuditen dhe thane do marrim skafet e te shkojme te jetojme ne Shqiperi.
Te pakten mbrohen nga ligji apo jo.
Lezha vertet eshte qytet por eshte sa nje minilagje e Romes. Parisit apo Madridit. Ne nje lagje te qyeteteve te siperpermendura ka shume mundesi qe njerzit te mos njohin dhe aq bashkqyeteret e tyre por ne Lezhe njihen te gjithe. E pra ne Rome nuk guxon kush te thoje jam gay apo te shkoje dore per dore me nje djale.


Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 01:57:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Gjeja qe me cudit me shume ishin ato femi te vegjel qe turreshin mbas kesaj turme me njeres te cmendur doja te dija se ku ishin nenat e ketyre femijeve te vegjel ato momente ku ne cdo vend femijet i mbajne larg dhunes ne ja fusim ne gjak dhe i lejojme te degjojne sharje e fyerje te tilla .Klodi eshte me shume burre se ai qe cirrej ...fukarallek maskarallek e injorance ..
Bionde mos na ngaterro me çeshtje burrnie se po ja hyme kesaj llogjike nuk dalim ne perfundim te sakte, eshte tjeter gje burrnia dhe tjeter gje shprehja hapur e gjeje qe nuk ka te beje fare me burrnine. Po te flasim per burrni do kthehemi ne shekujt e kaluar. Po te flasim per dinjitet ajo nuk ka vlera te percaktuar sepse varet nga vlera qe permban e keshtu me rradhe.


Postuar nga BIONDIA datë 07 Mars 2010 - 02:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Bionde mos na ngaterro me çeshtje burrnie se po ja hyme kesaj llogjike nuk dalim ne perfundim te sakte, eshte tjeter gje burrnia dhe tjeter gje shprehja hapur e gjeje qe nuk ka te beje fare me burrnine. Po te flasim per burrni do kthehemi ne shekujt e kaluar. Po te flasim per dinjitet ajo nuk ka vlera te percaktuar sepse varet nga vlera qe permban e keshtu me rradhe.



Piktor ke te drejte sepse Klodi do ofendohesh ta quaja burre ...me fal po cfare pune u prish leshjaneve te tjere po dhe vete djemve shqiptare qe ky eshte gay...ku qendron problemi qe te zbresin e te turren si te cindosur neper rruge shajne e ofendojne nje njeri qe jo per fajin e tij eshte NDRYSHE dhe ndoshta nga gjendja shpirterore ndoshta nga deshira per ti treguar dikujt o thjehst per te bere pak publicita tregoi nje te vertete .... pse nuk zbresin keto njeres ne rruge kur nje "trim "vret e pret ven gjoba por e shofin si idhull ?...do preferoja 100 kloda sesa nje si ai fliste duke thene qe ky nuk eshte nga lezha po i internuar e ska gjak shqitari ...po pse akoma me ate mendje do rrime ne qe ska gay ska pedofila ne shqiperi ...ne dicka jam dakort me ty jane disa gjera qe ndoshta sjemi akoma gati jo shqiperia por dhe shtete si permende me lart qe akoma e kan te veshtire ta pranojne por gje tjeter te keqe nuk shikoj ne kete gje ...


Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 02:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Lezha vertet eshte qytet por eshte sa nje minilagje e Romes. Parisit apo Madridit. Ne nje lagje te qyeteteve te siperpermendura ka shume mundesi qe njerzit te mos njohin dhe aq bashkqyeteret e tyre por ne Lezhe njihen te gjithe. E pra ne Rome nuk guxon kush te thoje jam gay apo te shkoje dore per dore me nje djale.



Lezha sado e vogel te jete, eshte nje qytet shqiptar. Duhet te investojme te rrije i tille, madje te behet evropjan. Po iu dha ze ketyre pseudo-burrave, Lezha do behet fshat edhe per Shqiperine.

Ne Rome nuk guxon njeri te thote jam gay? Me duket ngaterron ndonje limit personal te ndonje romani me fenomenet e turmes se Lezhes. Ndodhi para ca muajsh ne Rome qe ca naziskin kapen nje gazetar qe ishte vesh ekstravagante dhe e rrahen duke i thirrur "gay". Kjo doli ne lajme, ata u kapen dhe as behet fjale te beje njeri normal keto gjera, perveç ndonje esktremisti qe futet menjehere ne burg. Ka shume ndryshim nga Lezha...


Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 02:20:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Piktor ke te drejte sepse Klodi do ofendohesh ta quaja burre ...me fal po cfare pune u prish leshjaneve te tjere po dhe vete djemve shqiptare qe ky eshte gay...ku qendron problemi qe te zbresin e te turren si te cindosur neper rruge shajne e ofendojne nje njeri qe jo per fajin e tij eshte NDRYSHE dhe ndoshta nga gjendja shpirterore ndoshta nga deshira per ti treguar dikujt o thjehst per te bere pak publicita tregoi nje te vertete .... pse nuk zbresin keto njeres ne rruge kur nje "trim "vret e pret ven gjoba por e shofin si idhull ?...do preferoja 100 kloda sesa nje si ai fliste duke thene qe ky nuk eshte nga lezha po i internuar e ska gjak shqitari ...po pse akoma me ate mendje do rrime ne qe ska gay ska pedofila ne shqiperi ...ne dicka jam dakort me ty jane disa gjera qe ndoshta sjemi akoma gati jo shqiperia por dhe shtete si permende me lart qe akoma e kan te veshtire ta pranojne por gje tjeter te keqe nuk shikoj ne kete gje ...

Po moj Bionde ke nja 6 vjet pa shkuar ne Shqiperi plus nja 15 vjet ne Itali dhe normal qe shume gjera qe per ty ishin normale para 15 viteve te duken jonormale. Ka ca gjera qe nuk rregullohen as me shekuj jo me me ligje etj. Po flasim per nje qytet ku njihen te gjithe dhe qe eshte ne hapat e para te europianizimit ashtu sikurse e gjithe Shqiperia, ky nuk eshte problem vetem i Lezhes por edhe i gjithe Shqiperise. Kthehu ne realitet preke ate jetoje e shihe pastaj qe ai pallati yt i dikurshem i madh qe ke lene atje do te te zvoglohet, dhomat pa menduar per rruget pluhurin dhe ndonje gomar qe ngrohet ne diell apo ndonje lope qe gelltit pelena ne kazanin e plehrave.


Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 02:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Lezha sado e vogel te jete, eshte nje qytet shqiptar. Duhet te investojme te rrije i tille, madje te behet evropjan. Po iu dha ze ketyre pseudo-burrave, Lezha do behet fshat edhe per Shqiperine.

Ne Rome nuk guxon njeri te thote jam gay? Me duket ngaterron ndonje limit personal te ndonje romani me fenomenet e turmes se Lezhes. Ndodhi para ca muajsh ne Rome qe ca naziskin kapen nje gazetar qe ishte vesh ekstravagante dhe e rrahen duke i thirrur "gay". Kjo doli ne lajme, ata u kapen dhe as behet fjale te beje njeri normal keto gjera, perveç ndonje esktremisti qe futet menjehere ne burg. Ka shume ndryshim nga Lezha...

Ore tjetrin e rrahin vetem se dyshojne jo me te deklaroje.
Mos flasim per shkollat qe jane problem me i madh. Koloseun e harrove qe u indinjua krejt vendi.


Postuar nga BIONDIA datë 07 Mars 2010 - 02:27:

Piktor me thuaj kush eshte zgjidhja ?


Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 02:37:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Piktor me thuaj kush eshte zgjidhja ?
E kam te veshtire ti jap pergjigje kesaj pyetje Biondia.
Megjithate do mundohem ta arsyetoj.
Keshilla me mire ne kete rast eshte te injorohet ky problem pasi kemi te bejme me te drejten e nje njeriu qe gjithsesi ka te drejten e tij te deklaroje e te shprehe ate qe ndien. Zgjidhje me te mire kesaj mund ti japin ata qe kundershtuan ligjin qe e parandien se populli do reagonte keq kur njerzit do te fillojne te deklarojne diversitetin e tyre, eshte si nje thike me dy presa kjo pak a shume si ata qe kundershtojne sot ligjin per deklarimin e etnise dhe fese.


Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 02:44:

Zgjidhja eshte dhe nuk gjendet vetem tek ligjet.

Zgjidjha eshte presioni i gjithashem, social (sic po behet ne kete teme), ekonomik (duke i prere ndihmat nga jashte) dhe politik (duke i izoluar shqiptaret). Ai popull duhet te kuptoje qe eshte i prapambetur dhe te gjithe duhet te investojme qe te ndryshoje. Qofte dhe duke i peshtyre prinderve ne tavoline, qe te ndihen grimcat e para te ndryshimit. Keta jane pjelle e pjelles se pjelles se prapambetjes. Kane ardhur direkt nga otoman-komunizmi ne ngerç-demokraci. Se dine cfare eshte protesta e vertete, kujtojne se eshte loje facebooku mbi preferencat seksuale.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.