Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 151 152 153 154 155 156 157 158 159 [160] 161 162 163 164 165 166 167 168 169 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2011 - 10:13:

Respiro (2002)

Regjia: Emanuele Crialese
Skenari: Emanuele Crialese
Aktore: Valeria Golino, Francesco Casisa

Ne nje qyteze te vogel te Sicilise aktiviteti kryesor eshte peshkimi. Aty cdo gje merret vesh, te gjithe njihen, ndersa femijet luajne rrugeve dhe formojne banda te vogla qe zihen. Mes tyre nje familje eshte paksa e vecante, sepse mamaja ka luhatje humori, ndonjehere zhvishet lakuriq, nje here tjeter thyen pjatat, etj. Per kete miqte dhe familjaret vendosin ta cojne ne Milano per tu kuruar. Por ajo nuk pranon dhe arratiset nga shtepia. Per kete e ndihmon njeri prej dy djemve, ndersa gjithe komuniteti mendon se ajo tashme eshte mbytur ne det. Burri merzitet jashte mase, por arrin ta gjeje prape. Filmi mbetet ne pikepyetje nese gruaja ishte vertet e cmendur apo rregullat e shoqerise nuk pranojne njeriun ndryshe.


Eshte film i forte, ka pamje reale qe cdo regjizor do i kishte zili. Personazhet jane autentike dhe mbizoteron dialekti (gati e pamundur te kuptohet gjuha). Filmi te sjell eren e detit ne ekran. Per kete meriton komplimente.

Por nga ana regjizoriale le shume per te deshiruar. Kolona zanore eshte e paket dhe kur del ngjan me filmin "Vdekja e kalit". Ka skena te tera me heshtje, pa thene dicka specifike. Praktikisht filmi eshte tipik europjan, me skena abstrakte dhe gjera qe nuk tregohen por duhet te merren ne mend. Ka plot detaje qe mungojne dhe do benin historine me terheqese dhe me te plote. Regjizori ka arritur te sjelle skena autentike siciliane, por nuk ka ditur te beje nje film te mirefillte. Ka perfunduar te tregoje abstraksionizmat e trurit te vet ne vend te tregoje nje histori per tu pare. I ngjan pak filmit "La graine et le mullet", pasi edhe aty sillen ambjente te varfra dhe fytyra te vrara autentike, por sidoqofte duke lene filmin ne hava me idera abstrakte. Kjo konfirmon faktin se mungesa e konkurrences ne tregun europjan ka ulur seriozisht cilesine e filmave. Regjizoret e dikurshem italiane nuk merreshin kurre me abstraksione te ketij niveli. Dhe kush u mor ka mbetur i harruar ne histori.

Sidoqofte vlen te shihet sepse keto njerez dhe keto ambjente jane unike ne bote.


Nje fragment:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 151 152 153 154 155 156 157 158 159 [160] 161 162 163 164 165 166 167 168 169 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.