Forumi Horizont Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 151 152 153 154 155 156 157 158 159 [160] 161 162 163 164 165 166 167 168 169 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)


Postuar nga Piktor datë 17 Qershor 2012 - 02:07:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Eshte e vertete, edhe une nuk kam hasur diku qe kemi damar mongol ose arab.

Por historia jone fillon para ardhjes se mongoleve dhe arabeve ne Ballkan.

Le te nisim me Romen dhe le t'i shohin gjerat qe nga trualli ku jetonte iliri i varfer i pushtuar, nje kasolle, dy dhi, nje dore kashte per te fjetur dhe nje gune per te mbuluar.

Kur roma hyri ne Ballkan ne token ku sot jane kufijte e Shqiperise, kishte disa qytete (Shkodra-Skutari, Lezha-Lisus, Durresi-Dyrahium, Apollonia, Berati, dhe disa vendbanime te jtera me te vogla. Nga keto te gjitha, vetem Shkodra dhe Berati ishin Ilire. Te tjerat ishin qytete ku kultura helene dhe latine kishin hyre me kohe. (Pak a shume keshtu).
Qe nga shekulli i pare deri ne ate te gjashte Iliria toka ku sot ne jetojme ishte fushe spastrimesh te pandalshme. Roma hyri me ushtri dhe arriti deri ne kufijte lindore te Ballkanit duke rralluar popullsine ne menyre drastike dhe duke vendosur rregullin romak. U ndertuan rruge vendbanime te reja dhe qe te gjitha me qellimin e vetem ushtarak.

Kur fillon periudha e Konstandinit te madh, trualli yne kishte mbetur nje vend djere, me pak ose aspak popullsi dhe me disa qytete e pika kalimi ushtarake. Qelllimi i Romes dihet qe ishte Porta e Lindjes.

Perandoria Bizantine fatkeqesisht per ne ishte nje perandori monotone, pa moral, me vellavrasje, nen trysni barbare te vazhdueshme dhe ka jetuar ne formen me te ulet qe ka njohur ndonjehere njerzimi. Lufte fetare, lufte per pushtet, lufte kunder sulmeve kufitare, per dymbedhejte shekuj.
Nen kete trysni jetonte nje popull qe me vone do te quhej populli shqiptar.
Ky popull kurre nuk e ngriti koken, kurre nuk krijoi ekonomine e tij, kurre nuk formoi nje qeverrisje qfte edhe skllavopronare per arsyen e thjeshte sepse ai ishte skllav i pushtuesit romak.
Kjo vazhdon deri ne shkeujt 12- 13.

Dymbedhjete shekuj skllaveri nga Roma, apo Bizanti. Kjo konvertohet ne 60 breza.

60 breza skllaveri me nje liri qe vinte vetem atehere kur pushtuesi nuk kishte fuqi te te perdhunonte, pra vetem ne periudhat refraktare.

Historianet kur shkruajne historite merren vetem me emrat e medhenj dhe harrojne qe shumica, 99% eshte populli.

Shume bukur e nisim me Romen. Mirpo pa harruar se historia e Romes nuk ishte fushe me lule dhe hegjemonia e saj ra prej luftrave te brendeshme . Behet fjale aty nga shekulli i dyte p.K. Nderkohe qe bregdeti ra ne dore te venezianeve ose Republikes se Serenissima. Po keshtu behet fjale me pas per aleanca te prijsve shqiptare here me napolin e here me venezian asokohe. Nderkohe qe pjesa qendrore e ishte nen sundimin Bizantin dhe bizanti kishte problemet e veta. Bullgaret thame qe sunduan nje kohe te mire jugun. Ne veri sllavet e rinj, boshnjaket, kroatet dhe serbet tashme kishin ngritur kasollet e tyre me ne krye kralin dhe krajlicen. Po flasim per Ilirine ketu keshtuqe per dalmacine etj. Pra sllavet hyjne ne histori menjehere pas shembjes se Ilirise.
Historine e dime ose sipas bemave te personazheve te medhenj ose sipas legjendave. Tani me thuaj ti ku duhej ndertuar ky shtet apo kjo ekonomi ne nje terren qe ishte arene luftrash e zaptimesh.
E kote, e kam thene edhe here te tjera qe ti vejme fajin Turqise e cila ka fajet e veta per te shkuaren tone.
Po keshtu kemi thene me mijra here qe nocioni komb ka lindur shume vone dhe ishte shume e veshtire nder shqiptare pasi ne fillesat e saj kombi identifikohej me shume me fene, sesa me gjuhen. Tani te tregoj nje sekret timin.
Mua shume gjera mi ka mesuar nje njeri i zgjuar dhe shume i ditur. Ishte nga ata qe njihte 9 gjuhe te huaja dhe kishte studiuar ne universitetet me te mira te kohes se vet.
Fatkeqsisht une mbaj mend vetem pak gjera ose fragmente pasi kam qene shume i vogel asokohe dhe ai mbi 90 vjeç.
Ai me nguliti dashurine per te lexuar libra dhe per ti kuptuar ata, te dija te dalloja njerzoren dhe fantazine etj.
E keqja ishte se kemi humbur shume kohe duke me shpjeguar Danten pasi ai e dinte permendesh ate liber voluminoz dhe ne gjuhe te huaj per mua.
Me pas fati e solli te isha ne Itali, ketu ne Padova egziston nje thesar i tere dhe une kam lexuar shume libra, ne fakt me interesonin ato qe kishin te benin me vendin tone.
Perfundimisht sa me shume qe lexon aq me i varfer ndihesh sidomos ne paragjykime.


  Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 151 152 153 154 155 156 157 158 159 [160] 161 162 163 164 165 166 167 168 169 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.