Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 151 152 153 154 155 156 157 158 159 [160] 161 162 163 164 165 166 167 168 169 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Digjet flamuri shqiptar ne Genova. Nderpritet ndeshja Itali-Serbi.
Shikoni cfare kane bere serbet ne Itali para pak oresh. Kjo ndodh vetem dy dite pasi 50 vete u plagosen ne Beograd gjate gay pride.
Serbia po del jashte kontrollit.
Tension në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë në stadiumin “Marassi” të Xhenovas. Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar para se të nisë ndeshja.Takimi i vlefshëm për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës, ka nisur me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve ku nuk ka munguas as këtë herë sllogani “Kosova është Serbi”.
Mediat italiane bëjnë të ditur se tifozeria serbe ka shkaktuar trazira edhe në qytet, ku fillimisht kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të dyqaneve, kjo ka bërë që policia të arrestojë disa prej tyre.
Të irrituar, ultrasit kanë mbërritur në stadium dhe kanë filluar trazirat edhe aty, sapo skuadrat kanë dalë në fushë, duke bërë që ato të kthehen menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Tifozët serbë kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të fushës dhe drejt tifozëve italianë, cka ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Turma dukej se drejtohej nga një tifoz që kishte mbuluar fytyrën me një maskë.
Më pas kanë tentuar të thyejnë vertratën që i ndante nga tifozët italianë, por nuk kanë munguar as xhestet e urrejtjes ndaj shqiptarëve, si ai i djegies së flamurit. Mësohet se në stadium kanë qënë të pranishëm rreth dy mijë tifozë serbë. Pas këtij incidenti, është pezulluar përfundimisht ndeshja e futbollit, e filluar me 45 minuta vonesë, pikërisht prej këtyre trazirave. Forca të shumta policie kanë rrethuar tashmë stadiumin.
Një gjë e tillë do të thotë se Serbia do të humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0, ndërsa pritet një dënim ekzemplar për kombëtaren e këtij vendi.
Ora 00:40, vazhdojne perleshjet ne Genova
Nderkohe ky eshte lajmi i pare ne gazeta te ndryshme italiane.
Eshte rast historik per nje ndeshje nderkombetare. Tejkalon perleshjet me huliganet britanike sepse serbet e kthyen ne hakerrim politik qe ve ne dyshim bazat e Bashkimt Evropian.
Serbia ule koken se Shqiperia ta ... motren
para nje ore proteste e te rinjve shqiptare te ambasada Serbe isha dhe un atje ..........
Bravo.......
Keta jane injorantet shqiptare. Ata qe une shpresoj te vriten ne lufte me injorantet serbe. Bene tamam ate qe s'duhej bere. Me mire kishin djeg flamurin serb sesa nxorren parrullen "Kosova eshte Sìhqiperi". Konfirmuan botes se Kosova eshte molle sherri dhe jo vend sovran. Cfare pret nga ballkanasit aman, te bejne gjerat me tru.
Dje hiqen flamuret shqiptare nga Prishtina per te pritur Hilary Klinton ne nje vend te pavarur, sot shqitparet thone Kosova eshte Shqiperi. Si nuk rezistuan njehere gomeret e Shqiperise pa rene ne kurthet e serbeve.
Pse nuk e bejn ne Rome perpara Ambasades Serbe.........
Ej ai urdhri dje i frikshem fare sa u dha Kosova zhduki flamurin imagjoni neser te vi urdhri e ti thone shkriji si akullore xhamit e kishat e bejne Shqiptaret .......
Feja shqiptarit eshte X 6
Ora 02:30: Kapet kapoja qe dogji flamurin, ishte fshehur poshte autobuzit
Replika mes qeverise serbe dhe italiane (konflikti tashme politik)
Beteja guerrilase e tifozëve serbë me policinë, që çoi në djegien e flamurit shqiptar dhe ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi, ka bërë që mes këtyre të vendeve të ketë një përplasje të vërtetë se i kujt është faji. Presidenti i Federatës Serbe Tomislav Karaxhiç ka thënë se “ky ishte një sulm ndaj shtetit italian dhe gjithë futbollit botëror”.
“Ne kishim dy ditë në Xhenova dhe ndjenim presionin e tifozëve tanë përqark hotelit. Të martën Policia Serbe dhe Federata jonë kishin informuar autoritetet italiane se drejt Xhenovas kishin udhëtuar persona të rrezikshëm, me qëllim ndërprerjen e ndeshjes.
Nuk u bë asgjë dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë Karaxhiç.
Ndërkohë, ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministrit të punëve të brendshme të Italisë Roberto Maroni. “Faksi i autoriteteve serbe erdhi në zyrat e Policisë Italiane, por ishte një komunikim burokratik, rutinë, dhe nuk përmbante asnjë alarm për ardhjen e tifozëve të dhunshëm”, - deklaroi Maroni. Ai më pas i është përgjigjur edhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, që deklaroi se në Beograd një gjë e tillë nuk do të ndodhte.
“Po ju kujtoj Gay Pride, sa për të thënë që serbët nuk mund të na japin leksione”, tha Maroni. Ata mund ta ndalonin që ultrasët e tyre të dilnin nga Serbia, por nuk e bënë”, tha më tej ministri i brendshëm i Italisë.
E ndërkohë kombëtarja serbe ka mbërritur në Beograd, ku futbollistët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.
FLAMURI KOMBËTAR- ARMIQËT E DOGJËN, MIQËT E HOQËN...
Tifozët serb e dogjën flamurin kombëtar, kjo kuptohet pse...?!
Por, dje, në Prishtinë, nëpër kryeqytet u hoq flamuri ynë kombëtar i vendosur paraprakisht për hir të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton...
Kjo, kur do të kuptohet pse...?
Air Kosova eshte shtet dhe ka flamurin e vet. Shqiptaret edhe pse shumice kane flamurin e tyre kombetar ashtu sikurse dhe serbet, turqit e minorancat e tjera qe jetojne aty.
Klinton do vizitonte shtetin e Kosoves.
Re: FLAMURI KOMBËTAR- ARMIQËT E DOGJËN, MIQËT E HOQËN...
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Tifozët serb e dogjën flamurin kombëtar, kjo kuptohet pse...?!
Por, dje, në Prishtinë, nëpër kryeqytet u hoq flamuri ynë kombëtar i vendosur paraprakisht për hir të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton...
Kjo, kur do të kuptohet pse...?
Piktor e di qe Kosova eshte shtet ...Por ne viziten e fundit qe bera ne Prishtine ,nuk mu duk si Kryeqytet..
un jam per Shqiperine Etnike....
Angel i vun prape ,po si na shkoi jeta neve shqiptarve duke genjyer vetveten ....
kshu shkoi kjo pune hiq e ve
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 151 152 153 154 155 156 157 158 159 [160] 161 162 163 164 165 166 167 168 169 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.