Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Na kishin kerkuar ne,bordit drejtues te Organizates Studentore te Fakultetit,t'ju benim Ciceronin kandidate-studenteve dhe kandidate-prinder-te-kandidate-studenteve gjate nje dite.Poashtu na kishin kerkuar te ishim ne kostume me fashon e Organizates studentore perreth,me floke te ndrequr,me corape te se njejtes ngjyre()...etj.etj.Si perfundim vendosem te shkonim une dhe shoku im i ngushte.I ndame njerezit ne dy grupe,afersisht 6 here gjate asaj dite ...mbasi ora e madhe shenoi 18.00 s'ndieja me kembet e mia.U takuam me B. tek cafetaria e atij bllokut te Fakultetit,pime ca gjera analkolike qe mund te te servirin ne Universitete dhe me pas u ndame tek parkingu ku kishim makinat per tu takuar tek Qendra e Organizates studentore.Une u vonova cike me shume rruges ngaqe gati me la karburanti rruges dhe mu desh te mbushja makinen ne nje stacion karburanti.
Kur arrita te ndertesa e Qendres pashe qe ashensori ishte jashte perdorimit,s'me vente te ngjisja gjithe ato shkalle me kepuce te larta keshtu i hoqa dhe i mora ne dore.
Kur arrita me ne fund siper,c'te shihja?Nje grumbull kalamajesh te viti te pare qe kerkonin jo karta per ballon,jo qe ju kishte humbur ndonje gje dhe vinin per te pyetur nese e kishim gjetur ne e perralla te tilla.Hyj tek zyrat kur pashe qe B.ishte aty...me afrohet ke dera dhe me thote"mbame lojen".Kur papritmas ja filloi nje muzike me ze te larte ne sfond,ishte kenga e Lopez me"control myself".Dhe ky me ze te larte ja be"come here my everlasting love"...qesha.Kercyem ne mes te gjithe atyre kalamajve,ato shikonin si te habitur...sikur te na ishte cvidosur ndonje vide koke.
(vazhdon)
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.