Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Piktor datë 14 Tetor 2010 - 00:46:

Air me behet qejfi qe je per Shqiperine etnike.
Por realisht eshte nje utopi tani per tani dhe ndoshta pergjithmone...
Ne rastin e Kosoves, rendesi ka qe tani per tani ata jane te lire e qeverisen nga vete kosovaret.
Tani per tani intereson nje Kosove e forte e qe te njihet nga te gjitha shtetet, qe neser masneser do jete nje aleat natyror sidomos pas hyrjes ne BE te Shqiperise dhe Kosoves.


Postuar nga Piktor datë 14 Tetor 2010 - 00:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Keta jane injorantet shqiptare. Ata qe une shpresoj te vriten ne lufte me injorantet serbe. Bene tamam ate qe s'duhej bere. Me mire kishin djeg flamurin serb sesa nxorren parrullen "Kosova eshte Sìhqiperi". Konfirmuan botes se Kosova eshte molle sherri dhe jo vend sovran. Cfare pret nga ballkanasit aman, te bejne gjerat me tru.

Dje hiqen flamuret shqiptare nga Prishtina per te pritur Hilary Klinton ne nje vend te pavarur, sot shqitparet thone Kosova eshte Shqiperi. Si nuk rezistuan njehere gomeret e Shqiperise pa rene ne kurthet e serbeve.

Luftar Paja tek ai skeçi me lopen do thoshte: po amani more vellezer po hajduti qe me mori lopen nuk ka faj.
Tjetri djeg flamurin tone kombetar dhe ne nuk duhet te reagojme?
Te digjnin flamurin e kosoves dhe jo ate shqiptar.
Rendesi ka qe bota ta kuptoje se sa te forte paskeshin qene kosovaret qe u kane rezistuar serbeve dhe çfare jane ata qe treguan veten e tyre dje.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 14 Tetor 2010 - 01:11:

.........

FOTO SHOKUESE: CFARE SHPJEGIMI I JEPNI KETIJ TATUAZHI TE HULIGANEVE SERB?


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 14 Tetor 2010 - 01:20:

Rendesi ka qe bota ta kuptoje se sa te forte paskeshin qene kosovaret qe u kane rezistuar serbeve dhe çfare jane ata qe treguan veten e tyre dje. [/B][/QUOTE

Piktor mos ti hym atyre shkrimeve me te thedha se paskan vuajtur Shqiptaret e Kosoves ne Jugosllavine e Titos qe i kishin te gjitha te drejtat ...........


dhe kur shkruan per Kosoven shkruaj Shqiptaret e Kosves se po quajte Kosovaret eshte term Serb ..........


Postuar nga Piktor datë 14 Tetor 2010 - 01:36:

Varet nga kendveshtrimet AF1. Une sot per sot e shoh keshtu Kosoven si shtet dhe qytetaret e saj kosovare, kane flamurin e tyre, qeverine dhe parlamentin.
Tito ishte kroat dhe jo serb, megjithate nuk mundi ta bente republike Kosoven.

Lidhur me ate foton shokuse te tatuazhit mua mu duk si figura e car Lazrit. megjithate shume interesante qe te pakten njeh heroin tone kombetar nqs eshte e vertete. Megjithate Gjergji yne kishte brire e dhise dhe jo gjarperinj mbi koke.
Gjergji duam sduam ne mbetet shqiptar.


Postuar nga AngelDevil datë 14 Tetor 2010 - 01:36:

Re: .........

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
FOTO SHOKUESE: CFARE SHPJEGIMI I JEPNI KETIJ TATUAZHI TE HULIGANEVE SERB?


boooh e cuditshme


Postuar nga AngelDevil datë 14 Tetor 2010 - 01:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
megjithate nuk mundi ta bente republike Kosoven.




Pse se beri apo ashtu qe marveshja me Enverin ndoshta

______________________________________

Nga 15 dhjetori shqiptaret pa viza neper europe


Postuar nga Piktor datë 14 Tetor 2010 - 01:44:

Jo AD nuk kishte te bente me Enverin aspak kjo. Enveri u prish me Titon qe ne '48.
Por ndryshe, do ndodhte ajo qe ndodhi me vone, lufte mes konglomeratit te republikave.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 14 Tetor 2010 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Varet nga kendveshtrimet AF1. Une sot per sot e shoh keshtu Kosoven si shtet dhe qytetaret e saj kosovare, kane flamurin e tyre, qeverine dhe parlamentin.
Tito ishte kroat dhe jo serb, megjithate nuk mundi ta bente republike Kosoven.

Lidhur me ate foton shokuse te tatuazhit mua mu duk si figura e car Lazrit. megjithate shume interesante qe te pakten njeh heroin tone kombetar nqs eshte e vertete. Megjithate Gjergji yne kishte brire e dhise dhe jo gjarperinj mbi koke.
Gjergji duam sduam ne mbetet shqiptar.




Piktor e di qe Tito ishte Kroat.....



Edhe 27 vjet pas vdekjes së tij, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit. Biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit...dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij, edhe sot konsiderohet mister i vërtetë për biografët e Josip Brozit.

Shkrimtari Momçilo Jokiq, njeriu i cili që tri dekada e gjysmë merret me personalitetin e Titos, në një bisedë për gazetën Blic, i ka kujtuar disa detaje që i ka zbuluar gjatë studimit të tij.

“Josip Brozi i vërtetë ishte kroat që ka vdekur në Vjenë në vitin 1913, ndërsa identitetin e tij e ka marrë spiuni e agjenti i shumëfishtë, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito.

Ai është pjellë e dashurisë së flaktë në mes të konteshës polake dhe drejtuesit të pronës së saj, Franc Ambrozit, dhe për ta shpëtuar nderin e saj aristokrat, fëmijën jashtëmartesor e ka rritur një familje e financuar nga babai i tij”, ka deklaruar Jokiq.

I biri i industrialistit

Varianti i dytë i prejardhjes së Tito-s, flet se ai ka qenë fëmijë jashtëmartesor i nënës Maria dhe njëfarë jevgu polak, një industrialisti të famshëm nga Vjena, tek i cili Maria ka punuar herë pas here.

Pohimin për prejardhjen hebreje dhe jo kroate të Titos, e ka lansuar mjeku i tij personal, prof. dr Aleksandar Matunoviq, në librin e tij "Jovanka Broz – bashkësunduesja e Titos", që është botuar pak kohë më parë në Beograd.

Që prejardhja e mareshalit është e dyshimtë, krahas serbëve e kanë potencuar edhe fqinjët e tyre kroatët. Bashkëkombësit e Tito-s, jozyrtarisht dyshojnë në saktësinë e të dhënave zyrtare të biografisë së tij.

Shumë vepra që merren me këtë tematikë janë shkruar, ndërsa në internet mund të gjinden një mori dëshmish që tregojnë se “i biri më i madh jugosllav”, në të vërtetë ka qenë agjent i shumëfishtë me një rrjet bashkëpunëtoresh nëpër botë.

Thuhet se në vitin 1934 ai ka qenë spiun i shërbimit sekret britanik, pastaj i shërbimit NKVD rus, ABVER-it gjerman, ndërsa atij i mëveshët edhe roli i oficerit të shërbimit sekret të Austro-Hungarisë.

Në shkollën ushtarake austro-hungareze në Peçuj, ku thuhet të jetë shkolluar bashkë me Kërlezhen, Tito e kishte marrë identitetin e Josip Brozit kroat, gjë që i kishte mundësuar atij të lëvizte lirshëm nëpër të gjitha territoret sllave.

Identitetin e kishte ndërruar për shkak të nevojës, sepse siç thuhet, ai ishte arrestuar afër Novi Sadit, për shkak të një përdhunimi që kishte kryer, kështu që për t’iu shmangur burgut e kishte pranuar ndërrimin e identitetit dhe aktivitetet të tjera që i janë kërkuar.

“Pasi që Josip Brozi i vërtetë ka lindur në Vjenë, ndërsa Ambrozi, respektivisht Tito, në Poloni, kjo do të thotë se Kumrovaci është segment i trilluar i biografisë së Titos”, ka thënë Jokiq.

Edhe vetë Tito sikur i është shmangur shkuarjes në Kumrovac, vendin zyrtar të lindjes së tij. Për herë të parë e kishte vizituar shumë vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore. Ndërkaq të varri i gjoja prindërve të tij ai nuk ka shkuar asnjëherë.

Titon nuk e njohu as vëllai i tij

Dyshimi rreth prejardhjes së tij nga Kumrovaci është zbuluar nga të afërmit e tij (gjenerali Gjuriq), të cilët kanë pohuar se në vitet e 50-ta nga Budapesti ishte sjellë vëllai biologjik i Josip Brozit, përndryshe punëtor hekurudhe në Hungari, që të takoheshin sërish pas shumë e shumë vjetësh.

Ai takim ishte fiasko i llojit të vet, pasi që vëllai i tij ka thënë se ai njeri nuk mund të jetë Josip Brozi, sepse Brozi nuk e kishte gishtin tregues në njërën dorë. Gjatë luftës gjermanët kishin lëshuar fletë-arrestin për Josip Brozin në Zagreb, ku në fotografi shihej dora e tij pa gisht tregues.

Shumëkush është pyetur se si një përpunues metalesh nga Zagoria mund të luante në piano, dhe pa gisht tregues të bëhej shpatar...

Gazetari i "Vecernji novosti", Pera Simiq, përndryshe njohës i shquar i personalitetit të Titos, po ashtu pajtohet me teoritë për ndryshimin e identitetit të tij, mirëpo thotë se ato nuk janë parësore.

“Kanë ekzistuar momentet kur Titoja ka mundur të zbulohej. Të gjitha këto momente janë pushuar me gjak dhe për këtë gjë askush nuk dinte.

Nën rrethana të dyshimta, ai ka arrestuar dhe likuiduar secilin që ka paraqitur rrezik për të. Në një protestë me bomba që kishte ngjarë në vitin 1928 bëhej fjalë për një person, mirëpo a ka ekzistuar dikush tjetër më herët, do të mbetet mister”, thotë Simiq.

Një shembull të ngjashëm merr edhe Momçilo Jokiq. Ai pohon se disa oficerë të Vermahtit që ishin burgosur në fund të Luftës II Botërore janë pushkatuar vetëm pse e kanë njohur Titon nga shkolla në Peçuj si dhe mëkatet e tij.

Duke u lavdëruar me këtë fakt, oficerët kishin kërkuar që të kontaktohej Titoja, duke shpresuar në një tretman të mirë, mirëpo pasi ishte kontaktuar, mareshali prerazi kishte kërkuar që ata të “pushkatoheshin”.



Ashtu sic krenohemi me Aleksandrin e Maqedonise qe NENA e tij ishte Epiriote ose SHQIPTARE dhe ata mund te krenohen qe Vojsava ishte Serbe ,dhe vellezerit e Gjergjit u quanin RRaposhi dhe Stanishi,emra Serb nejsee ......


Postuar nga Fajtori datë 14 Tetor 2010 - 03:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Luftar Paja tek ai skeçi me lopen do thoshte: po amani more vellezer po hajduti qe me mori lopen nuk ka faj.
Tjetri djeg flamurin tone kombetar dhe ne nuk duhet te reagojme?
Te digjnin flamurin e kosoves dhe jo ate shqiptar.



Pikerisht, ne i pergjigjemi ne te njejtin fryme. Ata thone Kosova eshte Serbi. Ne i themi Kosova eshte Shqiperi. Budallek me te madh per sovranitetin e Kosoves nuk ka. I bie qe Kosova te jete shtet kukull.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.