Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1604 1605 1606 1607 1608 1609 1610 1611 1612 [1613] 1614 1615 1616 1617 1618 1619 1620 1621 1622 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga amor alucius datë 14 Tetor 2010 - 20:02:

Përdhunohet në grup gjimnazistja

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Starovë të komunës Buçimas, kur 17-vjeçarja me inicialet A.J., u përdhunua barbarisht nga bashkëmoshatari i saj, të cilin e kishte dhe kushëri, si dhe dy të rinj të tjerë. Policia e Pogradecit bëri të ditur se u arrestua E.Berberi, kushëri i dytë i adoleshentes, ndërsa dy të rinj të tjerë të po këtij fshati u shpallën në kërkim me akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur, në bashkëpunim. Burime të policisë bënë të ditur se viktima jo vetëm është përdhunuar, por edhe është keqtrajtuar. Më pas ajo është braktisur, duke e lënë të lidhur në një kotec pulash në këtë fshat. Disa orë më pas, kur është përmendur nga dhuna e ushtruar ndaj saj, 17-vjeçarja, e cila fatmirësisht kishte pasur në xhep një telefon celular, ka mundur të japë alarmin dhe të tregojë vendin se ku e kishin lidhur. Pas hetimeve të kryera, rezultoi se ngjarja e ka zanafillën tri ditë më parë. Të dielën, kushëriri 16 vjeç ka shkuar në shtëpinë e saj dhe e ka marrë për të dalë. Familjarët, duke mos dyshuar për keq, e kanë lënë të bijën të dilte. Por nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ndonëse adoleshentët ishin kushërinj të afërt, tek ta kishte lindur një histori e fshehtë dashurie. Berberi, bashkë me të afërmin e tij, Ervis Dushi, i cili është shpallur në kërkim, e kanë marrë në makinë duke e çuar adoleshenten në shtëpinë e këtij të fundit, po në fshatin Starovë. Të dy kushërinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren, por dyshimet paraprake kanë të bëjnë me faktin se vajza e ka kryer aktin me dashje, fillimisht me kushëririn e saj, poa e ditur se çfarë vinte më pas. Më pas, ajo është përdhunuar nga 23-vjeçari Ervis Dushi, si dhe nga 22-vjeçari Daniel Çekiçi, i cili kishte shkuar më vonë në shtëpinë ku ajo mbahej e mbyllur. Mungesa e vajzës gjatë natës ka alarmuar familjarët e saj. Ata kryen denoncim për zhdukjen e saj, duke pohuar se e bija kishte dalë me kushëririn dhe nuk ishte kthyer më. Por vajza është gjetur të nesërmen, pasi mundi të sinjalizojë me një sms se ku ndodhej. Sipas dëshmisë së dhënë në polici gjatë ditën e djeshme, ajo ka treguar se është qëlluar në kokë dhe është mbyllur në një dhomë ku mbahej e lidhur edhe me litar. Ashtu të mbyllur, tre të rinjtë e kanë përdhunuar disa herë njëri pas tjetrit. Ajo është mbajtur e mbyllur në banesën e 23-vjeçarit Dushi për 24 orë dhe gjatë kësaj kohe jo vetëm është përdhunuar barbarisht, por edhe dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Gjyshi i saj nga nëna, në mungesë të babait të vajzës, pasi mësohet se ai ndodhet emigrant në Greqi, tregoi se e kanë përjetuar rëndë ngjarjen. Ai rrëfeu se si e gjetën vajzën të lidhur me litar dhe të hedhur në një kotec pulash ku ka qëndruar për shumë orë. “Pasi pritëm tërë ditën e tërë natën, erdhi dhe policia për të kërkuar për vajzën. E gjetëm vetëm kur ajo mundi të na tregonte nga telefoni se ku ndodhej. Kur hapëm derën e qymezit të pulave, e gjeta mbesën pa ndjenja. Duart i kishte të lidhura, ishte si e trullosur dhe e gjitha me gjak. E morëm me një makinë dhe e çuam në spital. Na tregoi më pas se i kushëriri e kishte çuar tek banesa e djalit të hallës së tij dhe aty e kishin përdhunuar. E kishin mbyllur në një dhomë dhe fillimisht kishin tentuar t’i bënin presione që t’i merrnin babait të saj para. E kishin torturuar, rrahur dhe pasi e kanë lidhur, e kanë përdhunuar”, u shpreh gjyshi i 17-vjeçares, B.O. Sipas policisë, adoleshentja ka shkuar me dëshirë me kushëririn e saj. Ata ishin në gjimnaz, njëri në vit të parë dhe tjetri në të dytin dhe kishin krijuar një lidhje të fshehtë pa e ditur familjet e tyre. Dilnin bashkë duke përfituar nga lidhja e gjakut, pasi familjarët nuk mund ta mendonin lidhjen mes tyre. Mësohet se vajza është shtruar në spitalin e Pogradecit, për shkak të keqtrajtimit dhe traumës që ka pësuar nga përdhunimi dhe torturimi.

Panorama, 13/10


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1604 1605 1606 1607 1608 1609 1610 1611 1612 [1613] 1614 1615 1616 1617 1618 1619 1620 1621 1622 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.