Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 153 154 155 156 157 158 159 160 161 [162] 163 164 165 166 167 168 169 170 171 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:i agree, politikisht ky eshte budalllek tani per tani.
Po citoj ato që tha Fajtori
Pikerisht, ne i pergjigjemi ne te njejtin fryme. Ata thone Kosova eshte Serbi. Ne i themi Kosova eshte Shqiperi. Budallek me te madh per sovranitetin e Kosoves nuk ka. I bie qe Kosova te jete shtet kukull.
Mblidhen me Facebook, të rinjtë grisin e djegin flamurin serb në Tiranë
TIRANE- Në mungesë të një reagimi zyrtar nga Shqipëria mbi djegien e flamurit kombëtar mbrëmjen e djeshme nga tifozët ultarnacionalistë në Itali, dhjetra të rinj shqiptarë janë mbledhur përpara Ambasadës serbe në Tiranë duke protestuar.
Te rinjte kane djegur flamurin serb. Ata u futen me pas ne zonen e Bllokut, ku vrapuan dhe hodhen parulla duke bllokuar per disa minuta qarkullimin ne kete zone shume te populluar ne oret e mbremjes.
Një organizim që ishte thirrur nëpërmjet rrjetit social Facebook mblodhi dhjetra të rinj, të cilët në përgjigje të tifozëve serb hodhën parrulla "Kosova është Shqipëri" dhe "Shqipëri etnike"
Ky manifestim i paralajmëruar u shoqërua nga forca te shumta policie për të shmangur cdo incident të mundshëm. Serbia i kërkuar falje sot Italisë, për atë që ndodhi mbremë, ndërsa gjesti që fyen shqiptarët është kaluar nga të gjithë në heshtje.
Përdhunohet në grup gjimnazistja
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Starovë të komunës Buçimas, kur 17-vjeçarja me inicialet A.J., u përdhunua barbarisht nga bashkëmoshatari i saj, të cilin e kishte dhe kushëri, si dhe dy të rinj të tjerë. Policia e Pogradecit bëri të ditur se u arrestua E.Berberi, kushëri i dytë i adoleshentes, ndërsa dy të rinj të tjerë të po këtij fshati u shpallën në kërkim me akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur, në bashkëpunim. Burime të policisë bënë të ditur se viktima jo vetëm është përdhunuar, por edhe është keqtrajtuar. Më pas ajo është braktisur, duke e lënë të lidhur në një kotec pulash në këtë fshat. Disa orë më pas, kur është përmendur nga dhuna e ushtruar ndaj saj, 17-vjeçarja, e cila fatmirësisht kishte pasur në xhep një telefon celular, ka mundur të japë alarmin dhe të tregojë vendin se ku e kishin lidhur. Pas hetimeve të kryera, rezultoi se ngjarja e ka zanafillën tri ditë më parë. Të dielën, kushëriri 16 vjeç ka shkuar në shtëpinë e saj dhe e ka marrë për të dalë. Familjarët, duke mos dyshuar për keq, e kanë lënë të bijën të dilte. Por nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ndonëse adoleshentët ishin kushërinj të afërt, tek ta kishte lindur një histori e fshehtë dashurie. Berberi, bashkë me të afërmin e tij, Ervis Dushi, i cili është shpallur në kërkim, e kanë marrë në makinë duke e çuar adoleshenten në shtëpinë e këtij të fundit, po në fshatin Starovë. Të dy kushërinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren, por dyshimet paraprake kanë të bëjnë me faktin se vajza e ka kryer aktin me dashje, fillimisht me kushëririn e saj, poa e ditur se çfarë vinte më pas. Më pas, ajo është përdhunuar nga 23-vjeçari Ervis Dushi, si dhe nga 22-vjeçari Daniel Çekiçi, i cili kishte shkuar më vonë në shtëpinë ku ajo mbahej e mbyllur. Mungesa e vajzës gjatë natës ka alarmuar familjarët e saj. Ata kryen denoncim për zhdukjen e saj, duke pohuar se e bija kishte dalë me kushëririn dhe nuk ishte kthyer më. Por vajza është gjetur të nesërmen, pasi mundi të sinjalizojë me një sms se ku ndodhej. Sipas dëshmisë së dhënë në polici gjatë ditën e djeshme, ajo ka treguar se është qëlluar në kokë dhe është mbyllur në një dhomë ku mbahej e lidhur edhe me litar. Ashtu të mbyllur, tre të rinjtë e kanë përdhunuar disa herë njëri pas tjetrit. Ajo është mbajtur e mbyllur në banesën e 23-vjeçarit Dushi për 24 orë dhe gjatë kësaj kohe jo vetëm është përdhunuar barbarisht, por edhe dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Gjyshi i saj nga nëna, në mungesë të babait të vajzës, pasi mësohet se ai ndodhet emigrant në Greqi, tregoi se e kanë përjetuar rëndë ngjarjen. Ai rrëfeu se si e gjetën vajzën të lidhur me litar dhe të hedhur në një kotec pulash ku ka qëndruar për shumë orë. “Pasi pritëm tërë ditën e tërë natën, erdhi dhe policia për të kërkuar për vajzën. E gjetëm vetëm kur ajo mundi të na tregonte nga telefoni se ku ndodhej. Kur hapëm derën e qymezit të pulave, e gjeta mbesën pa ndjenja. Duart i kishte të lidhura, ishte si e trullosur dhe e gjitha me gjak. E morëm me një makinë dhe e çuam në spital. Na tregoi më pas se i kushëriri e kishte çuar tek banesa e djalit të hallës së tij dhe aty e kishin përdhunuar. E kishin mbyllur në një dhomë dhe fillimisht kishin tentuar t’i bënin presione që t’i merrnin babait të saj para. E kishin torturuar, rrahur dhe pasi e kanë lidhur, e kanë përdhunuar”, u shpreh gjyshi i 17-vjeçares, B.O. Sipas policisë, adoleshentja ka shkuar me dëshirë me kushëririn e saj. Ata ishin në gjimnaz, njëri në vit të parë dhe tjetri në të dytin dhe kishin krijuar një lidhje të fshehtë pa e ditur familjet e tyre. Dilnin bashkë duke përfituar nga lidhja e gjakut, pasi familjarët nuk mund ta mendonin lidhjen mes tyre. Mësohet se vajza është shtruar në spitalin e Pogradecit, për shkak të keqtrajtimit dhe traumës që ka pësuar nga përdhunimi dhe torturimi.
Panorama, 13/10
Djegesi i flamurit: s’kishim synime politike, ishim thjesht tifozë të dehur
ITALI - Ultrasi serb, Ivan Bogdanov rrëfen incidentin në stadiumin e Genovas gjatë ndeshjes Itali-Serbi. Pak orë pas arrestimit të tij, protagonisti i ngjarjes, së paparë ndonjëherë në stadiumet e Italisë, tregon se Ultrasit nuk kishin asnjë synim politik dhe pranon se gjithcka ndodhi ishte pasojë e efektit të alkoolit të tepër të konsumuar atë ditë në Itali.
Duke i kërkuar falje Italisë dhe italianëve, Ivan Bogdanov thotë: “Nuk do imagjinoja kurrë të provokoja një incident diplomatik mes Serbisë dhe Italisë. Ne nuk kishim asgjë kundër Italisë, është një vend i bukur të cilin ne e duam. Nuk donim as të pezullonim lojën. Nuk ishte një protestë politike, ishte një notë proteste ndaj Federatës Serbe të Futbollit. Ne jemi tifozë, jo politikanë. Nuk kemi asnjë lidhje me “Tigrat e Arkanit”, zemra jonë rreh për “Yllin e kuq”.
Mediat italiane akuzuan “Tigrat e Arkanit si shkaktarë të trazirave. “Kanë qenë “tigrat” e etur për gjak të famëkeqit Arkan ata që shkaktuan trazirat e dhunshme në Xhenova” shkruante e përditshmja italiane “La Repubblica” e cila thotë se ish-njësitë paraushtarake serbe që kanë kryer masakra në Ballkan, u mblodhën në Itali për të shkaktuar trazira.
Klubi i futbollit “Ylli i Kuq” në Beograd ka një numër impresionues ultras-ish. Në kohën e luftës me Kroacinë, krijimi i njësive ushtarake me vullnetarë ju ngarkua Arkanit, i cili i peshkoi “Tigrat” e tij pikërisht në grupin e ultrasve, 3 mijë burra të cilët duhet të hidheshin në betejën serbo-kroate. Arkani u vra në vitin 2000, por “Tigrat” e tij janë ende mes ultranacionalistëve serbë.
Ivan mohon të jetë pjesë e ndonjë formacioni të tillë, madje mohon të ketë lidhje me politikën. “Unë nuk jam kryetari i askujt. Por gjithcka do ta them nesër përpara gjyqtarëve” ka thënë ai duke mos përmendur në asnjë moment djegien e flamurit shqiptar.
Ndërkohë avokati që i është caktuar në Itali, Gianfranco Pagano thekson se ultrasi serb është i bindur se gjithcka ndodhi është për shkak të alkoolit që kishin konsumuar ndërsa sipas tij ai është habitur teksa shikonte fotografitë nëpër gazeta.
Ivan Bogdanov punon pa kontratë në një qytezë të vogël në Serbi. Babai i ka vdekur pak muaj më parë ndërsa ai jeton vetëm me nënën.
Ortaku i mafiozit italian: sot s'ka leke, pas 3 ditesh ka 100 milione...
Ky eshte Elvis Gjeçaj, kunati i ministres, dy here i qelluar per ta vrare, dhe i denuar me burg ne Itali (se di pse):
19 tifoze serbe arrestohen ne kufi
Ministri serb hedh poshte deklaratat e djegesit te flamurit: rremuja kishte motive politike. Avokatit i serbit mundohet te marre vetem dy vjet burg per ekstremistin serb. Ky mbahet ne burgun e grave, sepse rrezikon hakmarrjen e shqiptareve qe popullojne burgjet italiane...
Nderkohe ekstremistet vazhdojne te kercenojne kombetaren e Italise per ndeshjen e kthimit.
Re: 19 tifoze serbe arrestohen ne kufi
Citim:do kisha qejf te degjoja te shkonte ne burg, dhe ta vishin shqiptaret me flamur shqiptar, pasi ta kishin bere cop cop duke e rrahur.
Po citoj ato që tha Fajtori
Avokatit i serbit mundohet te marre vetem dy vjet burg per ekstremistin serb. Ky mbahet ne burgun e grave, sepse rrezikon hakmarrjen e shqiptareve qe popullojne burgjet italiane..
se kuptoj pse ky djegu flamurin shqiptar??
po luante shqiperia me serbin apo italia???
Prifti, në Prokurori: Hetimi i shekullit, nëse merret seriozisht
15/10/2010 - Ish ministri i METE-s, Dritan Prifti ka hyre ne prokurori pas thirrjes nga organi i akuzes, per te deshmmuar lidhur me denoncimet e bera tashme publike ne media per kontradanden e naftes dhe perfshirjen ne te te numrit dy te policise, Agron Kuliçajt.
Para se te hynte ne ambientet e Prokurorise, Prifti ka deklaruar se i qendron te gjitha akuzave qe ka bere dhe denoncimeve publike per kontrabanden, duke theksuar se per kete ka prova.
"Kam ardhur të denoncoj gjithë aferat korruptive, dhe të paraqes gjithë dokumentacionin që vërteton akuzat. Do të jetë hetimi i shekullit nëse prokuroria e merr seriozisht"- tha ai, duke shtuar se faktet që do sjelle do të nxjerrin shumë llum për evazionin fsikal dhe kontrabandën.
Task-Forca e prokurorisë së kryeqytetit pas ketyre denoncimeve dhe apelit te vazhdueshem te opozites per nisjen e hetimeve, ka regjistruar procedimin penal për dy akuza.
Do u martoka Edvini.
Nuk dihet mire, nese keto demonstratat e tetorit u lane sepse do martohet Edvini, apo ndoshta i ka cucurit ndonje nga keto homot e Europes te veshi. Dreq o pune keto principet e importuara.
Nje gje eshte e sigurte, qe Edvini swings both ways.. lol..
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 153 154 155 156 157 158 159 160 161 [162] 163 164 165 166 167 168 169 170 171 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.