Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 171 172 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Fajtori datë 18 Janar 2007 - 01:42:

Shtetet perendimore i japin liri fese per te respektuar emigrantet e lindjes. Dhe kete e bejne derisa e dine qe i kane nen kontroll dhe myslimanet jane ne pakice. Kjo nuk ka asgje te perbashket me problemin shqiptar, sepse flasim per fene tone te brendshme si shtet. Shtetet perendimore nuk e kuptojne rrezikun qe vjen nga fetarizimi i tepert i shkollave dhe perhapja e fese ne vende te corientuara si Shqiperia. Fete dhe fetaret jane te gatshem te shfrytezojne cdo boshllek institucional qe mund te linde dhe te kerkoje popullin ti ndjeke ne aventura shamish dhe burkash pa fund. Ky eshte nje problem specifik shqiptar, ashtu sic kane turqit problemin e fondamentalisteve. Thjesht feja duhet te qendroje brenda mureve te veta dhe mos i afrohet institucioneve shteterore. Nje shami ne shkolle nuk sjell asnje problem, por pas shamise vijne shume rituale te tjera, morale pa fund, strategji politike per te mbushur vrimat e demokracise se brishte shqiptare. Nuk me frikeson ajo femra me shami, me frikesojne meshkujt qe e indoktrinojne.

Dhe se fundi duhet pranuar qe cdo shtet ben politiken e vet. S'ka ndonje te keqe sikur shteti yne te ruhet nga "perhapesit e dijes" qe cojne vajzat te dijezohen neper shkollat e shtetit. Nga ana tjeter do isha dakort te respektohet deshira e asaj vajzes sikur shteti te funksiononte sic duhet ne Shqiperi, sikur dhuna dhe kercenimet familjare te ishin zhdukur, sikur ajo vajza te donte vertet islamin, pavaresisht nga meshkujt qe ka ne shtepi. Por  kjo eshte larg sot per sot.


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 171 172 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.