Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Permette? Rocco Papaleo (1971)
Regjizor: Ettore Scola
Skenari: E. Scola, Ruggero Maccari, Peter Goldfarb
Aktore: Marcello Mastroianni, Lauren Hutton
Rocco eshte nje punetor italian ne Amerike. Ai ka emigruar prej vitesh dhe punon ne zona te largeta te Alaskes. Por vjen ne New York te shohe nje ndeshje boksi dhe njeh Jennyn. Ajo eshte nje modele e bukur dhe e lirshme qe mbush qytetin me portretin e saj neper postera. Ajo sillet xhentile, madje e fton te qendroje me gjate ne qytet. Rocco keshtu fillon te shtyje kthimin ne Alaske dhe te dy njihen. Rocco eshte djale sensibel, i qesh te gjitheve, i zgjat doren, prezantohet vend e pa vend, kryen formalitete, etj. Ndersa Jenny eshte e rremujshme, e re, prodhim i nje qyteti frenetik dhe psikopatik. Deshira per ti ndenjur pas vajzes e ben Roccon nje "stalker" te vertete. Teksa ajo tallet me te, ai ben sikur s'e kupton dhe e ndjek kudo. I mbetur pa leke, Rocco njihet me lypsare dhe pijanece. Pak nga pak Rocco e ndjen veten te huaj ne ate qytet. E qeshura e tij prej deficenti dhe sjelljet e kortezise i perkasin nje epoke tjeter, deshmi e nje emigranti te izoluar qe jeton vetem ne humbetirat e Alaskes. Dhe Jenny tashme nuk e duron dot kete palo fshatar qe i rri neper kembe. Te dy debatojne rende dhe Rocco perfundon ne rruge, po aq i cmendur se lysparet qe kishte njohur, me nje pako dinamit qe i mbeti trashegim nga nje lypes i vdekur.
Eshte film unik dhe i veshtire per tu gjetur online. Ka skenar shume te mire por realizim me difekte ne ngjyra, ndricim, kamera, etj. Megjithate Ettore Scola arrin si gjithmone te tregoje nje histori qe mbetet ne mend. Fjalet qe dalin nga goja e personazheve jane mbreselenese, aq me teper qe nuk jemi ne Itali por ne zemer te Amerikes. Filmi ka brenda karaktere dhe prototipe qe akoma jane reale. Psh. ne nje fragment Rocco shkon te gjeje pune tek nje italian. Ky eshte tipiku i italianit biznesmen qe flet gjithe eufori per veten, sesi ka krijuar gjithcka, etj. Personalisht njoh dike qe eshte identik si personazhi i filmit.
Ky eshte nje nga filmat e pakte qe i dedikohet emigranteve dhe perplasjes se tyre me nje bote ne ndryshim. Dy filma me kete teme jane "Bello onesto, emigrato Australia..." (1971) dhe "Una moglie Americana" (1965). Ne vitet e fundit gjendet dhe "My name is Tanino" (2002). Nderkohe nje film tjeter flet per njohjen e djalit fshataresk me vajzen e emancipuar: Il ragazzo di campagna (1984, Renato Pozzetto).
Nuk gjendet asnje fragment online.
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.