Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 171 172 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga BIONDIA datë 16 Tetor 2010 - 21:36:

Po ishte amalet vajze kjo Linda nusja e ardhme e Edit ...ma se kisha menduar noj here se do martohej ky ....Urime ciftit


Postuar nga amor alucius datë 16 Tetor 2010 - 22:05:

Pe Linden apo te bijen, Bionde? Jo per gje por kjo Linda ka vajzen 20 vjeçe, grua e divorcuar. Foton ku e pe?


Postuar nga BIONDIA datë 16 Tetor 2010 - 23:35:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Pe Linden apo te bijen, Bionde? Jo per gje por kjo Linda ka vajzen 20 vjeçe, grua e divorcuar. Foton ku e pe?


Amor kemi dhe ne populli i thjeshte ca njeres ne ministri e na japin noj lajm noj here dhe ky nuk eshte lajm dokudo eshte lajm e rendesishem ...kesaj Lindes skishe cti thoje ja artikulli flet vete ka dhe femra si kjo ne shqiperi qe te bejne te krenohesh...

Linda ka një vajzë, Rean, që studion arkitekturë.
Vetë Linda ka studiuar ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e Neë York-ut dhe Universitetin e Europës Qëndrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike.
Ajo ka punuar në detyra të ndryshme të administratës publike. Puna e saj e parë ka qenë në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë dhe më pas në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, ku ka qenë edhe në funksionin e Drejtores së Përgjithshme deri në vitin 1998. Më pas është përfshirë në aktivitetin e shoqërisë civile si drejtore ekzekutive e Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor për dhjetë vite. Aktualisht Linda mbulon kërkimin dhe zhvillimin shkencor në këtë qendër që sot drejtohet nga Ylli Cabiri, të cilin Presidenti Obama e emëroi së fundmi si të vetmin shqiptar në bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Linda ka një pervojë të gjatë akademike si lektore e Financave Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe Politikave Publike e Riskut Publik në Universitetin Europian të Tiranës. Është studiuese e fushave që lidhen me zhvillimin ekonomik e social. Për llogari të institucioneve ndërkombëtare ajo ka drejtuar punën e bashkëpunuar për studime mbi reformat për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe biznesit, zbutjen e varfërisë, reformimin e sektorit të arsimit, zhvillimin njerëzor, qeverisjen e mirë, zhvillimin vendor, decentralizimin në Shqipëri e në rajon. Linda është gjithashtu autore e një sërë publikimesh brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrëse e ftuar vijimësisht në konferenca ndërkombëtare për këto fusha studimore.
Linda nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit të saj publik ka qenë e mbetet shoqëria civile shqiptare ku ajo është angazhuar vijimësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të fëmijeve, grave dhe minoriteteve. Për këto kontribute të saj ajo është zgjedhur edhe anëtare prej disa vitesh në bordin e Fondacionit Soros për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, te cilin e drejton prej dy vjetësh."


Postuar nga amor alucius datë 17 Tetor 2010 - 00:19:

As qe e ve ne dyshim meqe s'kam info te sakta per te por po thoja qe kjo zonja s'eshte gjeth i njome ngaqe ti e quajte "vajze". Biles me behet qejfi qe Edi ka zgjedhur nje njeri te pjekur, me te njejtat eksperienca ne jete si vetja, jo si ato langaraqet e tjere qe shkojne mbas çupelinave.

Persa iu perket atyre CV-ve, sidomos kur vijne nga universitetet private ne Shqiperi, s'do iu vija shume veshin.


Postuar nga Niqua datë 17 Tetor 2010 - 00:36:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Biles me behet qejfi qe Edi ka zgjedhur nje njeri te pjekur, me te njejtat eksperienca ne jete si vetja, jo si ato langaraqet e tjere qe shkojne mbas çupelinave.



i agree


Postuar nga BIONDIA datë 17 Tetor 2010 - 01:02:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Biles me behet qejfi qe Edi ka zgjedhur nje njeri te pjekur, me te njejtat eksperienca ne jete si vetja, jo si ato langaraqet e tjere qe shkojne mbas çupelinave.

.



Moj mua me duket se ai po me sakrifikohet nga zgjedhjet se nuk e besoj kete martese po nesje i uroj jete te lumtur...


Postuar nga BIONDIA datë 17 Tetor 2010 - 01:15:

ja nusja


Postuar nga cecilia datë 17 Tetor 2010 - 02:07:

Emri e dhiska muhabetin u donte nje emer me credible per popullin


Postuar nga amor alucius datë 18 Tetor 2010 - 00:03:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Emri e dhiska muhabetin u donte nje emer me credible per popullin

Kjo cuca me rrenje proletariati ka nje emer poaq proletar: Lindita. E ka modernizuar ne Linda ashtu siç Myniverja ne Myni.


Postuar nga Piktor datë 18 Tetor 2010 - 00:20:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Emri e dhiska muhabetin u donte nje emer me credible per popullin
Pikerisht Edi duhej te kishte parasysh edhe popullin.
Do te jete marsiane apo e huaj per Cecin kjo nusja.

Me kete rast edhe une i uroj jete te lumtur çiftit.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 171 172 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.