Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 155 156 157 158 159 160 161 162 163 [164] 165 166 167 168 169 170 171 172 173 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Emri e dhiska muhabetinu donte nje emer me credible per popullin
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ceci noj Linda te ka thy zemren ...
ashte garipe ceci
Nënë Tereza Lumturimi, përurohet sot Rruga e Paqes
TIRANE-Presidentët e 28 shteteve të botës janë bërë pjesë e projektit "Rruga e Milleniumit për Paqen" në Tiranë. Ky projekt parashikon që drejtuesit e vendeve të ndryshme të botës, të sjellin në Tiranë për ta bërë pjesë të kësaj rruge një pllakë, ku është gdhendur emri i udhëheqësit dhe vendi i tij. Për faqen e parë, vetëm 28 shtete janë treguar të gatshme dhe kanë qenë të shpejta. Sot, në ora 11:00, nën kujdesin e Presidentit të Republikës projekti përurohet, duke dhënë edhe një mesazh simbolik në përvjetorin e shtatë të Lumturimit të Nënë Terezës për të gjithë ata që besojnë në një jetë më të mirë përmes kontributit për paqen kudo në botë. Në këtë iniciativë janë ftuar të ndajnë mesazhin e paqes udhëheqës nga e gjithë bota, pasi "Rruga e Paqes" është nisma për një rrugë të formuar nga gurë të mbishkruar prej personalitetesh nga e gjithë bota. Sipas zëdhënëses së Presidentit, Mimoza Koçiu, shumë personalitete të ftuara nga Presidenti i Republikës në këtë projekt simbolik e domethënës për paqen, kanë dërguar gurët e tyre për t'u vendosur përgjatë rrugës në fazën përuruese të këtij projekti prej 4 kilometrash. Dje në mbrëmje, Gazeta Shqiptare ka mundur të fotografojë 4 pllakat e para që ishin vendosur në rrugë, që janë pikërisht ajo e Italisë, Vatikanit, Kroacisë dhe Sllovenisë. Vatikani në pllakën e vet ka vënë një shprehje të Nënë Terezës. Puna ka vazhduar mbrëmë gjatë gjithë natës, në mënyrë që pllakat e ardhura nga udhëheqësit të jenë në vendin e tyre deri sot në orën 11:00, kur Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi të përurojë rrugën dhe të vërë pllakën e Shqipërisë.
Rruga
Rruga ndodhet në hyrje të Liqenit Artificial, nga ana e Gardës së Republikës së Shqipërisë. Projekti i rrugës është një ide e Qendrës së Rrugës për Paqen, e themeluar në Tiranë në vitin 2008 nga Gianfranco Costa dhe Merita Profka, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Paqes midis popujve në Assisi-Itali, themeluar nga Gianfranco Costa. Ky projekt është paralajmëruar nga presidenti Topi më 26 gusht të këtij viti, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Presidencë në kuadër të 100-vjetorit të Lindjes së Nënë Terezës, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i angazhuar në përshtatjen dhe zbatimin e projektit të rrugës. Në ceremoninë inauguruese të segmentit të parë të rrugës, sot ora 11:00 janë ftuar të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit, të institucioneve të pavarura, të kulturës, i gjithë trupi diplomatik, misionaret e dashurisë (mot-rat e Nënë Terezës), drejtues të komuniteteve fetare e organizatave të ndryshme vendase e të huaja.
Projekti
Zëdhënësja e Presidentit, Mimoza Koçiu, ka thënë dje për Gazetën se në fazën e parë të projektit që përurohet sot paradite, janë vendosur pllakat e mbërritura nga 28 shtete të botës që janë: Estonia, Çekia, Sllovenia, Italia, Kroacia, Sllovakia, Qipro, Portugalia, Nigeria, Peruja, Libani, Bahraini, Ekuadori, Kazakistani, Lituania, Rumania, Turqia, Bangladeshi, Panamaja, Vatikani, Letonia, Egjipti, Kosova, Austria, Gjermania, Zvicra, Hungaria e Maqedonia. Pritet që gurë të tjerë të mbërrijnë në të ardhmen, për të plotësuar 4 kilometrat e kësaj rruge paqeje. Po si janë gurët e ç'madhësi kanë? Madhësia e tyre është nga ajo klasike 35x35 cm, e deri tek formatet më të mëdha në formë pllake. Kjo është lënë në preferencën e vetë shteteve që i sjellin ato, të cilat kanë vendosur për ngjyrat e tyre. Nga ato që janë parë, deri më tash ka dominuar ngjyra gri, mermer dhe vishnje. Mbi to, secili shtet ka gdhendur emrin e Presidentit të vet dhe atë të shtetit.
nga balkanweb
vetem shtetet qe nuk kane kapacitet te fitojn nje lufte po te plasi, jane te gatshme te dergojn pllakat e paqes
amerika kina rusia izraeli etj nuk nguten
Gjermania ngadale po ndjek gjurmet e disa shteteve te tjera Europiane.
Zonja Merkel dje pohoi qe "Multikuturalizmi ka deshtuar ne Gjermani". Ne Gjermani zerat anti imigracion, anti islam etj, po behen gjithnje e me te forte dhe po dalin me shume ne siperfaqe.
Ja edhe disa statistika ne Gjermani.
- 35.6% pranojne qe “Gjermania eshte ne rrezik serioz qe te dyndet nga te huajt dhe te drejtohet nga ata"
- 53.7% pohuan “qe e kuptojne plotesisht pse njerezit mendojne qe arabet jane te padeshirueshem"
- 58.4% thane qe praktikat islamike duhet te kufizohen ne Gjermani edhe pse kushtetuta lejon lirine e besimeve.
- 10.7% besojne qe “Po te mos ishte per holocaustin, Hitleri do te shihej si nje burre i madh shteti”
Keshtu ndodh kur ndjek politika superliberale gati gati te nenshtruara ndaj imigranteve etj. Njerez qe vijne nga mesjeta qe urrejne dhe percmojne kulturen perendimore, natyrisht qe do te ngjallin revolten e popujve vendas gjermane, hollandeze, franceze italiane etj.
Artikulli i plote ne anglisht: http://fullcomment.nationalpost.com...m-seeks-fuhrer/
Ironia e fatit
Sot u mblodhen Berisha, Rama dhe Topi qe te perurojne rrugen e paqes. Ishte nje nga rastet e rralla qe Berisha i dha doren Rames. Te gjithe folen per paqen qe duhet te reflektohet edhe ne politike. Mirepo gruaja qe krijoi dhe realizoi projektin u vra nga burri 3 jave me pare...
P.s. Ne takim ishte dhe Jozefina Topalli po gazetaret e poshter nuk e permenden fare, megjithese Topallka hidhte hapat ne rresht te pare bashke me Berishen, Ramen dhe Topin.
Re: Ironia e fatit
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sot u mblodhen Berisha, Rama dhe Topi qe te perurojne rrugen e paqes. Ishte nje nga rastet e rralla qe Berisha i dha doren Rames. Te gjithe folen per paqen qe duhet te reflektohet edhe ne politike. Mirepo gruaja qe krijoi dhe realizoi projektin u vra nga burri 3 jave me pare...
P.s. Ne takim ishte dhe Jozefina Topalli po gazetaret e poshter nuk e permenden fare, megjithese Topallka hidhte hapat ne rresht te pare bashke me Berishen, Ramen dhe Topin.![]()
Per peshk Vizioner
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mirepo gruaja qe krijoi dhe realizoi projektin u vra nga burri 3 jave me pare...
Re: Re: Ironia e fatit
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Ky eshte nje veprim shume normal i E. Rames dhe i zgjuar.
Evenimenti s'kishte lidhje me Berishe Karagjozin dhe dhenia e duarve ishte thjeshte FORMALE, duke pasur parasysh dhe = plus pranine e trupave Diplomatike.
Rruga qe po ndej Edi Rama, eshte e ngadalte, e lodhshme por e drejte dhe me frute per Shqiperine e neserme.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ti edhe sikur te shohesh Ramen dhe Berishen duke mare fryme do thuash "Bah sa i zgjuar ky Rama qe mer fryme, dhe sa idiot Berisha qe mer fryme."
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 155 156 157 158 159 160 161 162 163 [164] 165 166 167 168 169 170 171 172 173 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.