Forumi Horizont Gjithsej 3727 faqe: « E parë ... « 1639 1640 1641 1642 1643 1644 1645 1646 1647 [1648] 1649 1650 1651 1652 1653 1654 1655 1656 1657 » ... E fundit »
Trego 3727 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18332)


Postuar nga lost_soul datë 16 Qershor 2011 - 00:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori




Ke vene re ndonjehere turmat me njerez qe nxjerrin qente? Mua me duket sikur nuk eshte njeriu qe nxjerr qenin, por qeni qe nxjerr njeriun. I shikoj ato fytyra te trishta me qenin lidhur qe ecin nga ti coje qeni dhe qeni perpara i lumtur se ne ate gjysem oresh ai eshte padroni i vertete. Ne trurin e njeriut ai eshte padroni, por ne fakt padroni punon dhe sjell jeten rrotull qenit. Qeni rri kot ne shtepi dhe padroni ben leke qe ti jape ushqim te mire, ta coje te veterineri, etj. Sipas teje kush eshte me i fituar, qeni apo njeriu.

Se dyti, te ishte njeriu kafshe perfekte nuk do kishte nevoje per aspektin psikologjik qe i ofron qeni, sepse shumica i mbajne qente ne shtepi tani per tu ndjere mire psikologjikisht, jo se qeni i mbron shtepine apo i nuhat kerpudhat.

Se fundi, ambjentin e modifikojne dhe milingonat, te cilat meqe ra fjala mbajne 10 here peshen e tyre mbi trup. Po ne modifikojme planetin do thote ndonjeri. E vertete, por kjo nuk tregon domosdoshmerisht inteligjence. Ekziston nje fill i holle mes modifikimit dhe shkaterrimit. Ajo qe per njeriun eshte modifikim per balenen, tigrin dhe elefantin eshte shkaterrim. Kafsha njerezore nuk fiton dot mbi vdekjen, nuk jeton dot pergjithmone, ka nevoje sidoqofte te riprodhohet dhe te vdese, si cdo kafshe tjeter. Eshte eufuroria teknologjike e 100 vjeteve te fundit qe ka bere njerezimin te mos kuptoje limitet e veta. Njeriu ka ne dore tani te shkaterroje gjithe planetin ndoshta, por jo ta krijoje prape. Kjo nuk mund te quhet kafshe superiore, por kafshe budallaqe, e rrezikshme per gjithe te tjerat.


Problemi me kete arsyetim eshte qe te quash modifikimin shkaterrim duhet te vendosesh nje gjykim moral mbi te. Po te fusim moralin ne mes, atehere nuk do te ishim te sigurte nese duhet te quajme mire apo keq, kur hedhim pesticide per te shpetuar grurin nga krimbat. Eshte mire apo keq kur presim peme per te ndertuar shtepi? , apo kur shtrojme rruge? apo etj etj?

Njeriu, ne ndryshim nga speciet e tjera, ka zbuluar sekretin e natyres dhe e modifikon ate me vullnetin e tij, ne interes te tij. Aq superior eshte njeriu, saqe i ka prish balancat biologjike dhe tani i duhet te vendose balanca te reja po me vullnetin e tij. "Perfitues" te ketij vullneti jane edhe qente e shtepise. E vura ne thonjza se qente e shtepise jane te tredhur, zogjte e shtepise jetojne ne kafaze dhe peshqit neper akuariume. Njeriu vendos se kur ata jetojne dhe se kur vdesin.


  Gjithsej 3727 faqe: « E parë ... « 1639 1640 1641 1642 1643 1644 1645 1646 1647 [1648] 1649 1650 1651 1652 1653 1654 1655 1656 1657 » ... E fundit »
Trego 3727 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.