Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 157 158 159 160 161 162 163 164 165 [166] 167 168 169 170 171 172 173 174 175 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 14 Mars 2013 - 21:56:

Dakort Piktor, ti leme nacionalizmat; (shyqyr dhe une shpetova me nja dy sharje te lehta, e hodha lumin).
Tani persa i perket asaj qe thua, se eshte provuar qe shqipja eshte autoktone. Autoktone jane te gjitha gjuhet piktoro, varet se prej nga cila periudhe i shikon. Marrim p.sh. gjermanishten, -gjuhe moderne e evoluar me shume se shqipja, po te shprehemi paksa metafizikisht, sepse pa kendveshtrimin metafizik, diskutimi nuk do kish fund. Ne veri te Gjermanise (kam degjuar qe) zhvillohet nje festival muzike dhe gjuhe te lashte "gjermane". Gjermanet e sotem nuk e kuptojne c'thone e c'kendojne artistat, sepse ata flasin gjuhen e para 700, 800, 900, dhe 1000 vjetesh, pa llogaritur ketu tekste te shkurtera te para dy mije vjetesh. Po ashtu, marrim deshifrimet e deritanishme hetite. (Sa per dijeni, ketu nuk kemi nje gjuhe, por "disa" gjuhe, sepse keto tekste jane gjetur ne nje territor te gjere te Azise se Vogel dhe perfshijne nje periudhe rreth 2 mije vjecare para KR.) Shume prej ketyre teksteve, sipas deshifrimit te deritanishem -filluar me cekun Hrozni- i perngjajne gjuheve gjermano-angleze, (po deshe te sjell nje paszh te njohur, ne te cilin une bej nje sprove per ti paralelizuar edhe nje variant "shqip"). Pra, i bie se gjuhet jo vetem evolohen (zhvillohen, ndahen, marrin nga njera-tjetra, etj.), por edhe zhvendosen, (kuptohet, ne evolime te metejshme. Ndaj nuk ke pse habitesh, qe parashqipja duket se gjindej ne kohet antike me ne jug te territorit ku flitet sot; une dyshoj deri ne Athinen e Solonit dhe Perikliut.
Pra, besoj u kuptuam per autoktonine e nje gjuhe. Varet nga cila periudhe nis studimi. Po te nisi qysh para tre mije vjet para Kr., atehere duhet thene se gjuhet europiane te sotme ishin akoma binjake te vegjel ne Azi te Vogel e deri ne Ballkanin jugor. Po te nisi para 10 mije vjetesh, keto gjuhe ishin nje trup akoma i pandare me maksimumi 70-100 fjale, sepse aq mjaftonin per ato veprimtari jetike te asaj kohe.
Per fat, keto gjera te mesuara ne shkolle, mund ti provoj cdo kush me sprova te thjeshta amatori ne krahasimet e tij etimollogjike, ashtu sic i kam sprovuar edhe une ne punimet e mia, qe nuk eshte nevoja ti permend, sepse sot edhe nje budalla mund te shkruaje nje punim, liber, etj. Rendesi sa argumenti yt pranohet.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 157 158 159 160 161 162 163 164 165 [166] 167 168 169 170 171 172 173 174 175 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.