Forumi Horizont Gjithsej 194 faqe: « E parë ... « 157 158 159 160 161 162 163 164 165 [166] 167 168 169 170 171 172 173 174 175 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)


Postuar nga Fajtori datë 01 Tetor 2011 - 21:16:

Nga raporti i CNNET lexova se Kindle Fire do shitet 199$, sa nje makine rroje e mire (shkruhet ne artikull). Ky cmim nxjerr Amazon me humbje rreth 50$ per cope. Tani pazari nuk dihet si do shkoje se s'ka dale akoma. Por ne artikuj thuhej se strategji te tilla kane funksionuarn e te kaluaren. Do thoni ju si punon nje firme me humbje? Eshte e thejshte. Kindle Fire do varet shume nga blerjet e filmave dhe te librave online. Prandaj leket e humbjes Amazon i nxjerr me produktet qe do blesh.

Tani, puna e IPad dhe IPhone me duken pak euforike. Kam rastin cdo dite te marr telefon touch screen dhe nuk e marr. Nuk flas vetem per IPhone por cdo marke tjeter. Me terheq nje Motorola qe ka dy procesore dhe lexon shenjat e gishtave, por dhe ajo ben 600$. Ia vlen te shpenzosh $600 per nje touch screen? Ca do besh me te xhanem. SMS nuk shkruan dot kur i jep makines, as kur ecen ne rruge, as kur kercen ne lokal, as kur zbret shkallet. Qe te shkruash email ose sms duhet te ndalosh, te rrish pa levizur dhe te besh shenester tastjeren. Kjo limiton komunikimin mes njeriut dhe pajisjes. Atehere, si mund ta perdoresh per gjithe funksionet qe ka?

Edhe tabletat nuk me duken te vlefshme po nuk zbriten poshte 200$. Kindle Fire e ben kete, por eshte i bllokuar me Amazon. Nga ana tjeter ekrani mu duk teper i vogel per te lezuar rehat (me pak se nje pellembe i gjate). Per cfare duhet nje tablete? Emailet i hap me telefon, pse do mbash tablete me vete? Si kompjuter se perdor dot se s'ka fuqi. I bie te blesh per te pare film e per te lexuar liber. Domethene per kohen e lire...

Interesant ne kete treg me duket nje telefon (ne mos gaboj) nga keta te fundit qe ka dy procesore dhe lidhet me nje ekran e tastjere te posatshme. Praktikisht behet laptop sepse ka fuqi te mjaftueshme procesori. Kjo po qe do bente qe njerezit te mbanin vetem telefonin me vete dhe ta lidhnin me ekranin sa here i duhet te punojne rehat ne zyre e ne shtepi. Domethene gjithcka brenda telefonit, me perjashtim te ekranit dhe tastjeres qe i gjen atje ku do shkosh.


  Gjithsej 194 faqe: « E parë ... « 157 158 159 160 161 162 163 164 165 [166] 167 168 169 170 171 172 173 174 175 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.