Forumi Horizont | Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 157 158 159 160 161 162 163 164 165 [166] 167 168 169 170 171 172 173 174 175 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Ne mos gaboj ne vitin 2000 Bush u zgjodh me diference vetem 500 votash. Tani Tirana ka 10 vota diference. Ne jemi 3 milione (hajt po e llogarisim gjithe Shqiperine), ata jane 250 milione. Me rregull treshi del se ne SHBA diferenca ishte me e ngushte se ne Tirane. Keto jane raste te rralla qe nuk mund te zgjidhen me ligj dhe gjehet nje zgjidhje morale. Ne SHBA kam degjuar se demokratet hapen rruge meqe Klinton kishte 8 vjet ne pushtet.
Llogjika eshte e thjeshte. Ne cdo proces matje ka nje marxh errori. Kur diferenca eshte me e vogel se errori, atehere nuk mund te thuash se ekziston nje diference (statistikisht). Ne Tirane errori eshte 18 mije vota. Kjo domethene se do gjehen gjithmone kutia qe tjetri kerkon ti hape qe te permbyset rezultati.
Tani, te mbash anen e ketij ose atij se gjoja ka vota qe duhen numeruar eshte ne thelb nje gomarllek. Puna eshte se keto zgjedhje u numeruan live dhe u desh 8 dite te numerohen para kamerave dhe para ambasadoreve. Njerezit kerkonin nje rezultat dhe ky u permbys ne kutine e fundit per 10 vota plus ne 250 mije vota. Eshte ceshtje fati. Tani nuk mund te fillosh rinumermin ti qe je ne kale dhe ke shumicen ne KQZ, aq me teper kur te njejten kerkese beri opozita per dy vjet me rradhe dhe nuk ia realizove.
PS e di mire kete pune dhe me banalitet ka vendosur ta kapi problemin ne lindje, pra ne KQZ, qe mos perfundoje rrugeve si keto dy vjet. Kjo eshte llogjike e thjeshte dhe e zgjuar. Nje politikan apo kryeminister me tru e kupton qe ketu duhet leshuar pe, sepse zgjedhjet, pertej kleckave ligjore, nuk kane nje fitues. Pervec kesaj, u bene event mediatik dhe media bindi njerezit me informacione te sakta se Rama fitoi. Ti mund te besh lojen e zakonshme qe urdheron komisionerin mos firmose duke ditur qe do luash ne KQZ por njerezve u ka humbur durimi me keto lojra, ashtu si vezhguesve te huaj.
Prandaj ketu duhej hapur rruge dhe moralisht i takonte shpellarit kryeminister te hapte rruge dhe mos perdorte forcat e rendit qe deri dje vareshin nga kantidati konkurrent per bashki, per te kthyer vendimin e zgjedhjeve ne nje vendim te dhunshem. Nje udheheqes me mend do jepte doreheqjen nese krijohen keto situata, jo me ti krijoje vete, me qellimin te vrase njerez te tjere qe te fitoje bashkine e Tiranes.
Nje vendim i marre nga nje institucion i rrethuar me police eshte sidoqofte vendim i dhunshem qe do krijoje probleme ne te ardhmen.
Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 157 158 159 160 161 162 163 164 165 [166] 167 168 169 170 171 172 173 174 175 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.