Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Postuar nga Fajtori datë 20 Tetor 2010 - 12:01:
O kurto, po ti the qe amerikanet s'dine te mbajne familje, divorcohen kollaj etj. Duhet te deportojne ne Shkoder ty?

Postuar nga Vizioner datë 20 Tetor 2010 - 12:05:
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Visioneri ka dy pasione te medha.
Njeri eshte Gjermania qe eshte vendi me fantastik ne bote.
Dhe tjeri eshte Edvin Rama qe eshte njeriu me i zgjuar ne bote. Aq shume saqe edhe kur ai i jep doren dikujt Rama eshte i zgjuari ai tjetri eshte budallai. Leqe ai tjetri ka filluar te jape shenja prej diktatori; - cfare flas dhe une ??!!
lost_soul mirmengjesi nje here. Do nje kafe? 
Po pse nuk i lexon tamam rrjeshtat e shkruar?!
Une nuk kam thene dhe as ja lejoj vetes te marr te drejten te them qe, Rama eshte me i zgjuari i Botes. Kam thene me lart qe, beri nje veprim normal (duke i dhene doren Protopapes) dhe te zgjuar!!!!
Ti ke mendimin tend ne perkrahje te Sale Gerdecin ashtu sic kam une mendimin tim ne perkrahje te Edi Rames duke e pare te VETMIN Politikan nga aktivet ne Shqiperi, si me te kompletuarin, duke mos perjashtuar dhe Pandeli Majkon qe per mua eshte I VETMI Politikan ne Shqiperi qe mund te bente shume per ate vend nqse do te kishte "dore te lire" veprimi!
Nqse Ti, dhe shume si ti, nuk e keni kuptuar akoma se kush eshte dhe si eshte Sali Dallkauku, as keni per t'a kuptuar kurre! Dhe kjo eshte trishtim!
Eshte trishtim per ato njerez qe duan Sistem te organizuar funksional me ligje qe garantojne mbrojtjen e cdo individi pa dallim ku, deridiku te gjithe jane te barabarte!
Por, bindja ime eshte qe, shqiptari -ne masen e madhe te tij- nuk deshiron Ligje, nuk deshiron rregull dhe rregulla. Ai, Shqiptari, u mesua keto 20 vjet me anarshi. Ai, shqiptari atje, e di shume mire qe, po te vij ne krye te shtetit nje si Majko apo Rama nuk do te kete mundesine me te Korruptoje NE ATE MASE qe eshte perhapur deri me sot. Prandaj dhe shume perkrahin Berishen, Nanon, Meten me shoke sepse, ato stimulojne Anarshine si te vetmen mundesi per te mbajtur veten ne Pozite, dhe nepermjet tyre SHUMICA kane dore te lire per veprim.
Nje nga qindra shembujt eshte Lazarati! Ku ka vend ne Europe qe nje fshat te kultivoje Hashish sic kultivojne te tjeret Grurin apo Misrin etj. ?! Dhe, ku Shteti me organizmat e tije "nuk mundet" te beje dot gje??!!!
A do kjo gjykim ku te mendohet qe, Shteti ben lufte per eleminimin e ketij prodhimi dhe s'mundet??!!! Jo, Sali Berishes me shoke, i intereson kjo sepse ka shume mundesi (nuk dua te shprehem exakt) te kene lidhjet e tyre!
Me jep ti ose dikush tjeter nje shembull mua qe, ketej ne Europe mund te existonte dicka e tille si ne Lazarat?
Ky, ishte vetem nje shumbull nga qindra shembuj qe tregojne Shtetin anarshist me nje popull qe i pelqen anarshia!
Nuk eshte me nevoja te shprehesh mendimin i dale nga konkluzionet e ngjarjve qe, Sali Protopapa eshte Diktator karagjoz (sepse ka pas diktatore te tjere plot por, kane pas dhe personalitet dhe jo si ky) por, ka ardhe koha ketij Diktatori ti vihen Prangat dmth te dali para Drejtesise dhe te MOS i kushtohet me kaq shume vemendje por te Injorohet.
... sa per Gjermanine, sigurisht qe e kam "pasion" dhe e respektoj si Shtet sepse me ka prekrah=me hapi deren dhe me ka mundesuar nje jete normale. I jam mirenjohes per gjithcka dhe mundohem te respektoj rregullat dhe Ligjet si cdo qytetar tjeter.
Sigurisht qe kam shume vite ketu por, kjo sme ka penguar te jem dhe mbetem Shqiptar me deshiren e mire per vendin ku une kam lindur dhe kaluar nje pjese te jetes!
Postuar nga kurt datë 20 Tetor 2010 - 12:21:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
O kurto, po ti the qe amerikanet s'dine te mbajne familje, divorcohen kollaj etj. Duhet te deportojne ne Shkoder ty?
it is funny por nuk me ke zene mat
te kesh vlersime familjare te shendosha nuk eshte prapambetje, perkundrazi. eshte dicka idela perendimore.
pse thua ti, amerika dhe gjithe perendimi nuk besojn ne familje?! une e kisha fjalen per kulturat e dobeta nytse si jerry springer white trash popullsi, qe shikohen me perbuzje nga vete vendasit perendimore, pra ku morali i njerzve eshte low class.
kultura perendimore e rrespekton familjen edhe perendimoret krenohen kur vijn nga nje familje/prinder te mire, por rrespektojn individualitetin gjithashtu.
te dyja kto kualitete shqiptaret i kane, jane njerz te kuptueshem, dikush kupton me vone dikush me heret, por shqiptaret ne ergjithesi kane koshince perendimore. kaq
Postuar nga misterioz datë 20 Tetor 2010 - 12:48:
Per peshk faje....
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Puna eshte qe s'ia vlen ta urresh, sepse te urresh dike presupozon se ke te besh me dike qe merr vesh. Urrehet gomari per shembull? Ashtu e ka bere natyra dhe ashtu sillet. Duhet pranuar siç eshte dhe lene aty ku i takon.
funny kjo - berisha dhe gomari.
E di qe ke filluar te ftillohesh ti Faje,po me pelqen,megjithemend po me pelqen, me perpara ulurisje e i jepje ban dikujt qe shante qeveritaret dhe politikanet,tani sikur ke filluar si Berisha, edhe ti po meson.
ps. Petrit Kola ,IQVlora,Varka etj..., kane ikur nga ky forum(i ke perzene ti me sakte) vetem e vetem se si pelqente zoterise tende te shanin ose fyenin politikanet tane te ç-nderuar.
Postuar nga AngelDevil datë 20 Tetor 2010 - 13:30:
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
As qe e ve ne dyshim meqe s'kam info te sakta per te por po thoja qe kjo zonja s'eshte gjeth i njome ngaqe ti e quajte "vajze".
Biles me behet qejfi qe Edi ka zgjedhur nje njeri te pjekur, me te njejtat eksperienca ne jete si vetja, jo si ato langaraqet e tjere qe shkojne mbas çupelinave.
Persa iu perket atyre CV-ve, sidomos kur vijne nga universitetet private ne Shqiperi, s'do iu vija shume veshin.
nqse u quaka gjeth i njome nje 47 vjecare ath une jam qingj pirs akoma 
Postuar nga Fajtori datë 20 Tetor 2010 - 13:40:
Citim:
Po citoj ato që tha misterioz
funny kjo - berisha dhe gomari.
E di qe ke filluar te ftillohesh ti Faje,po me pelqen,megjithemend po me pelqen, me perpara ulurisje e i jepje ban dikujt qe shante qeveritaret dhe politikanet,tani sikur ke filluar si Berisha, edhe ti po meson.
ps. Petrit Kola ,IQVlora,Varka etj..., kane ikur nga ky forum(i ke perzene ti me sakte) vetem e vetem se si pelqente zoterise tende te shanin ose fyenin politikanet tane te ç-nderuar.
E para punes ata qe jane perjashtuar kane dale me sondazh, jo per qejfin e zoterise time.
E dyta punes, po mundohem te tregoj qe s'ia vlen te urresh, nuk po them o burra hajde shajme dhe urrejme. Metafora e gomarit nuk eshte per te ofenduar, siç mund te mendoje zoteria jote, por per te nxitur llogjiken. Eshte reflektim mbi ndjenjen e urrejtjes. Urrehet partneri, urrehet prindi, por nuk urrehet gomari sepse nuk ke lidhje sentimentale me gomarin. Jo rastesisht ka te beje me njerezit e afert. Urrejtja nuk eshte sentiment neutral, nis nga dashuria. Eshte gjynah te gjykosh nje poltikan ne pergjithesi (dhe te Berishen ne veçanti) duke u nisur nga urrejtja. Eshte mire te flitet per funksionin specifik qe ka, si per gomarin. Ta urresh tregon se nuk e shikon si perfaqsues me nje funksion, por si baba apo partner. Ky eshte raport pervers qe njerezit kane me politiken.
E treta punes, ata qe permende lart kane kaluar vite ketu duke bezdisur njerezit dhe duke vjelle urrejtje dhe fjale banale pa rezerva. Nuk jane perzene as heren e pare, as heren e dyte qe kane share e ofenduar. Por ka nje etike miresjellje dreqi ta haje. Te gjithe nevriksomi njehere dhe shajme. Pastaj lexojme reagimet e te tjereve dhe kuptojme qe e kemi ekzagjeru' muhabetin. Por jo te shash gjithmone, pa pushim, pa rezerva, pa minimumin e respektit per ata qe lexojne. Njerezit vijne edhe per diskutim ne forum, jo vetem per te shkrehur nervat dhe fiksimet qe i ka lene natyra. Personalisht, jam shume i kenaqur qe personazhet lart nuk vijne me. Madje me specifikisht: per Varken dhe Petrit Kolen jam 100% i bindur qe kane fiksime serioze (keta tipa i gjen vetem ne kontinentin amerikan). Ndersa IQvlora kishte momente zbutje qe mund te komunikoje. Pastaj i vinte dallga dhe shante mbare e prape njerez ne forum.
Ne forum ka patur shume qe vijne me shpate ose s'dine te komunikojne, por 90% mesojne te diskutojne, te shkruajne shqip, ti pershtaten ambjentit te nje forumi. Forumi presupozon dialog prandaj sjellim fakte dhe mundohemi ta shikojme boten nga kendveshtrime te ndryshme: sociale, politike, kulturore, etj. Ne kte menyre fiksimet e mia takojne fiksimet e tua dhe gjejne nje balanc e zhduken. Vetem te fiksuarit pa shprese arrijne te shikojne boten vetem Sali dhe Janullatos. Lajm i fundit ky
.
Postuar nga lost_soul datë 20 Tetor 2010 - 19:56:
O Vizioner, por mos u pergjigj kaq gjate mor burre i dheut, se ato qe thua nuk as te reja e as origjinale.
Hajde ma jep nje kafe, po e dua gjermane ama se ata e kane kafen me te mire ne bote.
Postuar nga Vizioner datë 20 Tetor 2010 - 20:29:
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
O Vizioner, por mos u pergjigj kaq gjate mor burre i dheut, se ato qe thua nuk as te reja e as origjinale.
Hajde ma jep nje kafe, po e dua gjermane ama se ata e kane kafen me te mire ne bote.
lost_soul, te reja mbase dhe s'jane por Origjinale po. Nuk huazoj mendime sepse atehere, nuk do te isha "Une"!
-Asgje e keqe. Ne thjeshte diskutojme ketu dhe te gjithe kemi qellimin e mire, secili me mendimet e vata dhe kendveshtrimin e tij-
...Hajde pra, merre nje Kaffee gjermane me tas te madh. sapo bera tani tasin e katert per vete, po mbush dhe nje per ty. 
Postuar nga lost_soul datë 20 Tetor 2010 - 20:57:
I pate skicat e projektit e stadiumit te ri. Edhe Platini ka firmosur.
E vetmja gje qe nuk dihet akoma eshte a e ka mare Rama 20% qe i takon?
Postuar nga Vizioner datë 20 Tetor 2010 - 21:15:
lost_soul, lene stadiumin por e do kafen apo jo, se u ftof? 
Qenke nga ato qe Korruptoke ti??!!!
I prishet Politikanet nga ndergjegjia me tufat e Euros! 
-shaka-