Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 14 Mars 2013 - 23:50:

Piktoro, po nis ketu me poshte pakez njehere mbi shprehje hetite, ngaqe nuk gjeta diku tjeter ketu mbi hetitet, por nderkohe ti mund ta zhvendosesh.
Hetitë, një emër ky i nxjerrë nga deshifrimet e pllakave të baltës të gjendura në Azi të Vogël deri pellgun mesopotam (Turqia e sotme deri në Irakun e sotëm), quheshin banorët e asaj pjese që sot quhet Anadoll (Anatolien), pjesa qëndrore-veriore e Azisë së vogël. Për tu habitur, -e theksuar kjo nga shumë historianë-, është që ky emër-cilësues nuk gjindet thuajse fare në shkrimet e historianëve të vjetër, duke përjashtuar vetëm një rast tek Herodoti dhe disa herë në Bibël. Por, në shkrimet kaile të baltës doli përsëri shumë herë ky emër-cilësues për këtë popullsi, gjuha dhe kultura e të cilëve dukej gati e humbur nga pluhri i harresës.
Në fakt hetitët nuk janë aq thellë të futur në historinë e njeriut, biles do të thoja që ata janë shumë të vonë, aq sa mua më duket sikur sapo jam ndarë më ‘ta. Megjithë këtë shprehje figurative ne do të referohemi në një libër që përmbledh shkrime të ndryshme mbi hetitët: Die Hethiter und ihr Reich –Das Volk der 1000 Götter, Theiss, (Hetitët dhe perandoria e tyre –Populli i 1000 Zotave, shtëpia botuese Theiss, 373 faqe, përmbledhje shkrimesh nga autorë të ndryshëm gjermanë, turq, italianë etj., viti 2002).
Qysh në fillim duhet thënë se, studiuesit gjermanë janë mbi gjithë të tjerët zotëruesit kryesorë të tematikës hetite, si për t’na provuar jo vetëm thjesht angazhimin e vullnetshëm personal të sejcilit prej tyre në këtë terren, por edhe atë ndjeshmëri dhe tërheqje instiktive që ka njeriu në gjurmët e kulturës së të parëve të tij. Me këtë nuk dua të them se, parakaluesit e të gjithë gjermanëve të sotëm në Gjermani ishin atje në Anadoll para 4000-3000 vjetësh, dhe të gjithë ikën si grup e u vendosën në Europën e sotme qëndrore. Nein! Por këta studjues janë në gjuhën dhe kulturën e tyre jo të largët me atë të hetitësve të 4000-3000 p.e.s., ashtu siç janë edhe shqiptarët e italianët e sotëm; gjë që nuk do të thotë se mohohet fakti që, pasaardhës të atyre hetitëve të dikurshëm janë edhe sot në Turqi, kuptohet të përzier me popullsitë dhe kulturat e tjera gjatë mijra dhe qindra vjetëve. Ky ndryshim i përhershëm në gjuhën dhe kulturën e cilido kombi, na nxit ne të marrim ndonjëherë me rezervë ndonjë përfundim të studiuesve të tjerë, apo ndonjëherë të bëjmë ndonjë korrigjim ose hedhim ndonjë hipotezë të re. Le t’fillojmë pa humbur kohë.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.