Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Vizioner datë 18 Maj 2011 - 21:02:

Rasti Temali s'ka lidhje me çështjen

Ditën e djeshme, disa media proqeveritare kanë sjellë si shembull një rast të vitit 2007, ku kandidati demokrat për komunën Temal, Nard Marku, kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë komunë të qarkut të Shkodrës.

Ky rast nuk ka asnjë lloj lidhje me hedhjen e një numri fletësh në kutinë e gabuar, të cilat për pasojë bëhen të pavlefshme. Ky rast është përdorur në mënyrë mashtruese nga Tv Klan në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, me synimin e vetëm për të përhapur konfuzion dhe si kundërpeshë pas publikimit nga ana e "Shekullit të disa vendimeve, ku duket qartë se në raste të ngjashme KQZ i ka cilësuar fletët të pavlefshme për sa kohë që qytetarët i kanë hedhur ato jo në kutinë për kandidatë por në atë për këshilltarët e bashkisë.

Konkretisht, në rastin "Temali" ankuesi, që ishte kandidati demokrat, ka pretenduar
se rezultati për 5 QV e numëruara nxirrte fitues kandidatin e koalicionit të majtë, ndërkohë që po të numërohej kutia e Qendrës së Votimit me numër 144 përmbysej rezultati, duke u kthyer në favor të kandidatit të mbështetur nga PD.

Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste ka sqaruar se kutitë e Qendrës së Votimit
me numër 144 nuk janë përfshirë në tabelën e rezultateve, pasi janë konsideruar të parregullta. KQZ nga ana e saj verifikoi kutitë në fjalë të cilat rezultuan të thyera dhe jashtë çdo kushti për t'u marrë në konsideratë.

Për pasojë, të gjithë anëtarët me konsensus të plotë vendosën që të rrëzojnë ankimimin e kandidatit të mbështetur nga Partia Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Komunën Temal të Qarkut Shkodër, duke e cilësuar atë si të pabazuar.

* * *

OSBE: Fletët e hedhura në kutinë e gabuar, të pavlefshme

Numri i lartë i fletëve të pavlefshme si rezultat e ngatërrimit të kutisë së votimit është pasqyruar edhe në raportin final të OSBE /ODIHR-it të 18 shkurtit 2007. Raporti i cilëson fletët të pavlefshme për sa kohë që qytetarët i kanë hedhur ato jo në kutinë për kandidatët, por në atë për këshilltarët e bashkisë.


Pikërisht në faqen 18 të këtij raporti përfaqësuesit e OSBE ODIHR shprehen: "Në Tiranë fletë votimit me ngjyra të ngjashme janë përdorur për gara të ndryshme. Kjo kasjell konfuzion dhe mund të ketë sjellë si rezultat hedhjen e një numri të madh fletësh të kutinë e gabuar të cilat për pasojë bëhen të pavlefshme".

Në atë kohë kjo organizatë akuzonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e dobët për prodhimin e fletëve të votimit me ngjyra të ngjashme që sillte edhe ngatërrimin e personave. Pavarësisht gabimit të ardhur si pasojë e punës së dobët të KQZ, OSBE ODIHR nuk shprehet për rivlerësimin e këtyre votave, përkundrazi i konsideron ato qartësisht si të pavlefshme pasi janë hedhur në kutinë e gabuar.
-----------------------------------------------------


...me qarte ska!!!!!!!!


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.