Forumi Horizont Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga Piktor datë 16 Shkurt 2008 - 12:11:

Sala ben ca gabime se i trashegon nga e kaluara e tij komuniste. Por shko e thuaji naj tjetri qe nuk ka jetuar kohen e monizmit. Ti ndoshta mund te kesh jetuar ne kushte te mira ne ate kohe por une jo, e pra nuk ishim as kulake apo kriminele, por jetonim me keq se kriminelet dhe ishkulaket, mendo se jam bere burre ne nje shtepi me nje dhome gjume e nje guzhine ne katin e pare te nje pallati te ftohte, mendo se ishim vet i gjashti femi dhe flinim nga tre ne nje shtrat, mamaja flinte me tre vellezer, une me babin dhe tjetri ne minder apo divan si me i madhi qe ish. mendo se ne fund te 15 diteshit nuk kishim pare me ble buken, jo me drute per tu ngroh apo gjera te tjera mendo se isha femije dhe shkonim ne mal me mbledh dru per tu ngrohur dhe duke ju ruajtur policeve te pyjores ca psikopate qe tu turrnin si te çmendur ku dhe nje shok imi u be gjak se ra nga nje shkemb, mendo se duhej te mblidhja sherbele gjitjh veren per te blere librat e shkolles, mendo se duhej te mblidhja sherbele e te blija nje pare atlete, corape dhe pantallonat. mendo sa te varfer ishim dhe si une edhe shume te tjere shoke te mi qe ne fund te fundit moren nje deng me pras dhe ja vune ne krah bustit te Ises duke i thene per kete luftuam. mendo se fshatrat hanin vetem buke misri, sepse per ate cope buke misri kishin luftuar dhene gjakun, mendo se ka shume e shume te tjera.Kur ta kuptosh se sa pak jane ata qe mendojne si ti do ta kuptosh se çfare vuajti ai popull ne ato vite.


  Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.