Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga kontinenti datë 16 Maj 2005 - 22:02:

Nuk me kujtohet,por edhe diku tjeter e kam shkruar qe Zoti nuk mund te kapet nga askush. Ne duhet te lodhemi qe te kapim ate cka Ai ka krijuar dhe po e beme kete arrije te shikojme se kemi nje dore e cila ka bere gjithcka.
Sa per vullnetin e lire, ai egziston kryekeput.
Si ta kuptojme kete.
Njeriu nuk kushtezohet nuk instinkti ashtu si kafsha.
Njeriu nuk kushtezohet nga ligjet e shtytje-terheqjes qe kane planetet.
Vullneti i lire tek njeriu eshte se brenda qenies se tij ai mund te mendoje gjithcka, mund te ndaje te miren nga e keqja, mund te zgjedhe nje nga keto ane.
Shenjtori e di se cfar po ben.
Por, edhe vrasesi e di se cfar ben.
A eshte kjo nje vullnet i lire?
Edhe te menduarit keq per nje njeri eshte perseri vullnet i lire, po ashtu edhe te menduarit mire.
Nuk me vjen mire qe ketu therriten ne ndihme disa filozofe dhe aq me keq qe ata citohen,kur eshte tema ne lidhje me Zotin.
Sado te lodhet truri i filozofit, ai perseri do te jete larg nga percaktimet e tij, ne lidhje me Zotin.
Mendimi i cili eshte nje gje e vyer mbi kete bote, perseri eshte i pa afte po te drejtohet per zbulimin e Zotit.
Kafshet sjelljen e tyre e kane te shkruar ne instinkt dhe ai eshte libri me te cilin ato ecin dhe jetojne ne boten ku jane.
Kurse njeriu, pikerisht se ka vullnetin e lire, nuk e ka kete liber sepse eshte qenie e preferuar e Tij. Per kete arsye i ka dhene vullnetin e lire.Njeriu njeh te bukuren dhe te shemtuaren prestigj ky qe qeniet e tjera ne kete planet nuk e kane.Kjo, nuk eshte thjeshte fryt vetem i mendimit.Por ketu kemi edhe shpirtin misterioz. Qe egziston dashuria, te gjithe e pohojne , por askush nuk mund ta provoje.
perderia eshte vullneti i lire, njeriu eshte i ''DENUAR'' me liri.
ZGJIDH !
Ky eshte vullneti i lire !


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.