Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga lost_soul datë 20 Tetor 2010 - 21:21:

Do dali mileti socialist te protestoje ne mes te dimrit.

Vetem ne Shqiperi... mileti proteston rrugeve per ceshtje juridike.
(Ku dreqin u zhduk ajo tema qe kisha hapur)


Postuar nga lost_soul datë 20 Tetor 2010 - 21:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
lost_soul, lene stadiumin por e do kafen apo jo, se u ftof?

Qenke nga ato qe Korruptoke ti??!!! I prishet Politikanet nga ndergjegjia me tufat e Euros!


-shaka-


Shko provoje te maresh nje leje ne Tirane per nje ndertim ne pronen tende dhe do ta shohesh sa e ka cmimi Edi.


Postuar nga Piktor datë 21 Tetor 2010 - 00:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Per ate pune shenjat prej diktatori i ka dhene boterisht qe ne vitet '90. Madje aq figure legene eshte saqe ne TV italiane emisionin e famshem Striscia la Notizia e quajten Striscia la Berisha.

Sali Berisha eshte eksperiment komunist ne Shqiperine demokratike. Avash avash po mesohet te mos i rrahe gazetaret, te mos burgose njerezit haptazi, etj. Avash avash po meson te maskoje deshiren per diktature personale, edhe pse vazhdon te vere emrin ne çdo rruge, projekt, opera dhe perkujtimore (e fundit per nene Terezen). Pushteti i Berishes eshte nje eksperiment i veçante, po meson me "trial and error" si duhet te jete politikani. Nuk eshte se e ka idene, thjesht po meson. Ne 2005 e mesoi firma amerikane qe s'duhet te flase si i dale nga fiqiri ne fushate elektorale.

Puna eshte qe s'ia vlen ta urresh, sepse te urresh dike presupozon se ke te besh me dike qe merr vesh. Urrehet gomari per shembull? Ashtu e ka bere natyra dhe ashtu sillet. Duhet pranuar siç eshte dhe lene aty ku i takon.


P.s. A se mos harroj, kushtetuta e vitit 1995 qe ra me referendum ishte shenje paster e prirjes per diktator. Menyra si ra ne '97 vetem e konfirmoi. Revolte te armatosur shkaktojne vetem diktatoret. Politikanet me tru japin doreheqjen. Nqs s'kupton kete s'ke kuptuar funksionin e politikes ne nje shoqeri.

Me e pershtatshme do ishte te thuhej. Te behem edhe nje here nuse pa di une te nuseroj.
Megjithate desha te saktesoj se nuk mund ti hidhet i gjithe faji i '97 Saliut, sepse dihet se duhen protagoniste per te bere katrahure. Lajm i fundit eshte se Shqiperia ka bere shume hapa gjigande pozitive ne drejtim te lirise se mediave .


Postuar nga Fajtori datë 21 Tetor 2010 - 01:33:

Piktor, mos e ekzagjero tani. Ti e di mire qe kam ndjekur raportet e Reportet Sans Frontier dhe kam hap nje teme kastile per lirine e mediave. Pak vite me pare ishim ne vendin e 68. Tani konsiderohet permiresim vendi i 80. Permiresimi qe rezulton kete vit erdhi sepse vitin qe kaloi ishin zgjedhjet dhe mediat ishin nen presion. Kete vit s'ka zgjedhje dhe mediat jame pak me te lira.

Nuk jane hapa gjigande, jane efekte te zgjedhjeve, kur vendi ra deri ne pozicionin e 88 ne bote.


P.s. Prape nje pozicion ne klasifikim nuk tregon absolutisht asgje. Tregon vetem ku jemi ne krahasim me vendet e tjera, por jo nese permiresohemi apo perkeqsohemi.


Postuar nga AngelDevil datë 21 Tetor 2010 - 01:37:

kurse kete vit ne vend te 80 nga 175 vende qe jane ne liste


Postuar nga Piktor datë 21 Tetor 2010 - 01:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Piktor, mos e ekzagjero tani. Ti e di mire qe kam ndjekur raportet e Reportet Sans Frontier dhe kam hap nje teme kastile per lirine e mediave. Pak vite me pare ishim ne vendin e 68. Tani konsiderohet permiresim vendi i 80. Permiresimi qe rezulton kete vit erdhi sepse vitin qe kaloi ishin zgjedhjet dhe mediat ishin nen presion. Kete vit s'ka zgjedhje dhe mediat jame pak me te lira.

Nuk jane hapa gjigande, jane efekte te zgjedhjeve, kur vendi ra deri ne pozicionin e 88 ne bote.


P.s. Prape nje pozicion ne klasifikim nuk tregon absolutisht asgje. Tregon vetem ku jemi ne krahasim me vendet e tjera, por jo nese permiresohemi apo perkeqsohemi.

Dakort e egzagjerova disi me ate fjalen gjigande, gjithsesi çdo hap perpara do te thote diçka pozitive. Kjo nuk vjen vetvetiu, por me fakte konkrete pasi dihet mire se sektori i medias jo vetem qe eshte shume delikate por edhe pasqyrues i asaj qe ndodh perreth medias ne vetvete.
Realisht dihet se mediat nuk jane te lira sepse varen nga biznesi dhe politika.
Pse ne fillim biznesi dhe pastaj politika, sepse ne zingjir pastaj biznesi financues i mediave varet nga politika ashtu sikurse politika ka nevoje per biznesin .
Ne Shqiperi tashme mediat duken se kane marre fizionomine e tyre çka do te thote se ato tashme jane koshiente nga u vjen e mira dhe e keqja. Kjo sjell dhe emancipim, qe perkthehet ne hapa pozitive. Ne fund te fundit te gjithe jemi koshiente se ka dhe duhet shume per tu bere ne kete drejtim dhe kjo nuk eshte e lehte...


Jashta temes: ky forum eshte nje shembull pozitiv deri diku i afrohet vetem balkanweb te tjerat lene shume, shume per te deshiruar.


Postuar nga AngelDevil datë 21 Tetor 2010 - 02:12:

Doni me per belulin thote Piktori


Postuar nga Vizioner datë 21 Tetor 2010 - 09:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Lajm i fundit eshte se Shqiperia ka bere shume hapa gjigande pozitive ne drejtim te lirise se mediave .


Piktor, mendoj qe te keshe hyp disa vende me lart ne rradhitje (nga 88 ne 80) nuk do te thote gjithmon se ke bere ti=ai shtet Progres por, mund te shikohet dhe ndryshe qe, vendet te cilat kane rene poshte kane bere Regres dhe si rrjedhoje, shteti qe s'ka bere asnje levizje pozitive e ka ndejt ne vendnumero, do te ngjitet artificialisht me lart ne tabele-renditje.

Dhe, mendoj qe kjo ka ndodhur me shqiperine sepse Media shqiptare eshte po ne ate nivel propartiak-korruptiv sic ka qene, ne mos dhe me keq!


Postuar nga AngelDevil datë 21 Tetor 2010 - 22:38:

Linda dhe Edi Rama në 'Top Story'

Sot në mbrëmje në orën 21:00 në emisionin "Top Story" për herë të parë do të shfaqen publikisht kreu socialist Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Basha.

p.s. Mos harroni kokoshkat dhe birrat lool


Postuar nga Piktor datë 22 Tetor 2010 - 01:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Piktor, mendoj qe te keshe hyp disa vende me lart ne rradhitje (nga 88 ne 80) nuk do te thote gjithmon se ke bere ti=ai shtet Progres por, mund te shikohet dhe ndryshe qe, vendet te cilat kane rene poshte kane bere Regres dhe si rrjedhoje, shteti qe s'ka bere asnje levizje pozitive e ka ndejt ne vendnumero, do te ngjitet artificialisht me lart ne tabele-renditje.

Dhe, mendoj qe kjo ka ndodhur me shqiperine sepse Media shqiptare eshte po ne ate nivel propartiak-korruptiv sic ka qene, ne mos dhe me keq!

E kuptoj arsyetimin tend dhe deri diku ke te drejte, me menyren e te arsyetuarit. Megjithate, megjithate perseri eshte pozitive edhe kjo "vendnumero", per hir te asaj qe te mos shkasim poshte ashtu sikurse te gjitha shtetet e ballkanit, perfshi edhe shtete qe jane me perpara nesh ne rrugen drejt Be.
Por fakti qe drejtohej me shigjete siper, pavarsisht numrit qe ne fakt eshte i konsiderueshem 8 edhe sikurse nje shtet te vetem te kemi parakaluar eshte nje gje pozitive.
Media ne Shqiperi dihet se eshte si mos me keq. ndryshe do ishim me lart akoma ne renditje. Fakti qe mediat jane propartiake nuk eshte negativitet. Negativiteti vertitet rreth gazetarise, problemeve qe trajtohen dhe si e trajtojne gazetaret qe ne rraportin gazetar- shef- pronar etj.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 171 172 173 174 175 176 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.