Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sidomos per Fajtorin, a duhet ta priste Berisha Bruno Vespen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17089)


Postuar nga Fajtori datë 02 Qershor 2009 - 22:41:

Diskutojme nga eksperienca te ndryshme, per gjera te ndryshme dhe me qellime te ndryshme. Kjo spjegon pse nuk ka hapesire per diskutim mes nesh. Me e keqja eshte se ngjyrat qe perdorim per te ngjyrosur realitetin nuk na perkojne aspak. Eshte pak veshtire te krahasosh fotografite bardh-e-zi me fotografite me ngjyra, aq me teper qe grise i thuhet mirupafshim.

Sidoqofte, nuk eshte e hijshme per nje emigrant te peshtyje ne pjaten ku ha. Akoma me e pahijshme eshte te peshtysh ne te dyja anet e Adriatikut pa ditur çfare kerkon. Shpirti revolucionar qe perkufizon klasat punetore ndonjehere ben pune. Mund te duhet ne momente te veçanta historike edhe lufta e klasava.

Por revolucionar eshte me shume Gerti Bogdani qe jeton ne Shqiperi sesa praktika e nje emigranti qe flet per gjendje inferioriteti dhe lufte klasash ne mes te perendimit. Kufiri mes shpirtit revolucionar dhe uthulles qe plas enen e saj eshte i dobet mesa shoh. Megjithate, te kujtoj se ky diskutim filloi me inferioritetin tim ( ), dhe perfundoi me luften e klasave inferiore (te ciles thua se i perket). Edhe kur te permenda se rrogat nuk ndryshojne shume mes ketyre "klasave" imagjinare, kjo nuk te bindi.

Megjithate, besoj se llogjika eshte nje dhunti qe nuk ka nevoje per upgrade ne klasat superiore per tu perdorur. Me kaq besoj harxhova shume kohe duke u munduar te ngul gozhda ne parafabrikatin e mendjes tende


  Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.