Forumi Horizont Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- C'mendim keni ne lidhje me veprimin e vajzes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17140)


Postuar nga amor alucius datë 04 Gusht 2009 - 00:12:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
une per vete ja kam dhene nje shpulle dhe fort kur e ka merituar...

Meqe e konsideron si mjet aq efikas pse paske pasur nevoje ta perserisesh ate veprim?

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Eshte e vertet amor, por do e kuptosh me mire kur te kesh femije vet, sa kollaj humbet durimi. Ashtu kam menduar dhe une me pare me teorira. Nuk eshte e lehte te jesh prind shembullor. Eshte puna me e veshtire qe ekziston.
Kur kam qene e vogel, ne fillore me ka qelluar mami fort me pellembe, se nuk desha te shkoja ne spital te vizitohesha. Ngulmoja si mushka. Isha ftohur, dhe kisha nje kolle te padurueshme. Tani e kuptoje se si eshte ndjere mami qe arriti te me qellonte. E humbi toruan, sepse u mundua per te miren time. Une behem keq fare te shoh femijen tim te semure.


Nuk jane teorira por une njoh shume njerez qe s'ju kane dhene kurre as nje te shkulur veshi kalamanit. Njeriu duhet te mase mire prapanicen kur vendos te behet prind; nese mendon qe s'ke pjekurine e duhur per te mbajtur gjakftohtesine ndaj gabimeve te femijes ose nese s'ke nivelin e duhur qe ti qendrosh superior cdo situate atehere s'ke pse pjell femije kot.
Femija s'eshte kafshe qe ngulmon kot por ka frikat e veta. Detyra e jote si prind eshte te rrish gjakftohte dhe ti ulesh perkrah e ti spjegosh se pse duhet bere vizita, cilat jane procedurat e saje dhe me e rendesishmja qe NUK DO NDJESH DHIMBJE. Mund ti premtosh dhe nje akullore mbasi te keni perfunduar, keshtu do kete dicka pozitive qe ai te prese. Femija duket ne siperfaqe sikur kembengul kot ngaqe s'ka fjalet e duhura per te shprehur friken.

Pastaj ka metoda te tjera denimi: merri lojen e preferuar, izoloje disa min., shkepute nga loja me miqet e preferuar,...

Karakteri i femijes duhet respektuar, aq me teper si individ. Ja c'na ndodhi para pak kohesh ne shtepi: na vjen nje kusheri bashke me femijen. E ka 3 vjeç. Kalamanit i pelqen te luaje nen tavolinen e livingut. Une po luaja aty ne gjunj me te dhe ne nje moment i kapi corapin une. Ai terhiq dhe terhiq une nuk e leshoja, filloi te ndihet i frustruar dhe pushoi se luajturi dhe se reaguari. E leshova une. Shkon tek i ati me turinj gjer ke kembet. Uah -them me vete- iu prish burreria ketij. Ngrihem dhe shkoj tek ai, ia ndreq çorapin qe e kishte gjysem te hequr nga une. I kerkoj ndjese dhe i spjegoj qe po luaja. Me shikon keshtu njehere per te pare ne e kisha seriozisht dhe pastaj vjen ngadale-ngadale dhe me terheq mua corapin tim per t'u hakmarre. Tani sipas teorise tuaj kalamanit duhej t'i perplasej shpulle fytyres ngaqe filloi te qaravitet kot?! Hajdeeeee!


  Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.