Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga F_xhunior datë 03 Prill 2012 - 19:03:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ligji i ruajtes se energjise ka vend brenda universit. Nuk flitet per kete ligj para se te ekzistonte universi.
Ke nje talk ketu http://youtu.be/7ImvlS8PLIo shume interesant nga Lawrence Krauss, mbi "Universe from nothing". Ka bere edhe nje liber per kete.
Sigurisht qe jane teori, por ligjet e fizikes nuk e perjashtojne lindjen spontane te universit nga asgjeja pa pasur asnje shkak.

p.s. Dreqin, harrova te heq kepucet me balte, para se te hyja te kjo tema.



Ok, ti vazhdo shpreso ne ate te humburen - jeto ne menyre spontane, porse edhe ajo fare menyra jote e te jetuarit spontan do te jete gjithashtu e perkufizuar - do te vdesesh, apo? Pse nuk ngjau ndonjehere qe nje njeri te jetoje (spontanisht) dhe te mos vdese kurre? Pse nuk u zhduk njehere dielli spontanisht, apo hena? Ose, qe ne nje dite te kete vetem drite?

Mos u bej porsi analfabet, injorant qe s'do t'ia dije diturise. Ver gishtin ne koke dhe pyet veten; Valle, sikur e tere kjo te jete krijuar spontanisht, atehere si ndodhi qe neve te jemi krijuar te pershtatshem pikerisht per boten ne te cilen jetojme, posedojme; syte per te pare, veshet per te degjuar, duart per te punuar, kembet per te ecur, gojen per te ngrene, pire dhe folur, ndjenjat per t'u dashuruar, ndier dhe nje tru per te perceptuar gjithcka perreth nesh etj...

Valle, keto te gjitha jane spontanisht? A nuk jeni vete ju argumente te qarta per ekzistencen e ALlahut?

Ate qe pretendojne ateistet, eshte sikurse nje personazh i nje filmi vizatimor do te thoshte: "Unë u krijova atehere kur boja u shpernda ne leter rastesisht. Bojerat, po ashtu, u perhapën rastesisht dhe formuan ngjyrat. Une nuk kam nevoje per askend qe te me vizatoje dhe te te me jape forme. Mund te lind vetvetiu, rastesisht.", duke pasur parasysh konturet, ngjyrat dhe levizjet e persosura në filmin vizatimor nuk mund te formohen me hedhjen e ngjyres andej-kendej, pa destinacion te caktuar, ndryshe vizatimi do te dilte rremuje. Qe te behet dicka me kuptim dhe me qellim, dikush duhet ta mendoje, ta skicoje dhe ta vizatoje.

Dallimi ne mes pyetjes se ateisteve "Nese paskesh ALlah, nga e ka prejardhjen Ai?" dhe pyetjese se besimtareve "Kush fshihet pas tere kesaj rastesie", eshte se neve bazohemi ne shpalljet e ALlahut ne Kur'anin famelarte, ne te cilin ka argumente te qarta - te cilat shkenca i ka vertetuar tek me me vone. Po juve si ateiste? Ne cfare bazoheni? Cili eshte libri i juaj qe jua qarteson rastesine e gjithckaje ne kete bote dhe jashte saj? Deri me tani, shkenca nuk ka mundur te rrezoje njeren nga shpalljet ne Kur'an pos mahniten me mrekullite qe permban Kur'ani.


  Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.