Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17]
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Shkumbini (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2269)


Postuar nga qershor13 datë 30 Prill 2004 - 17:49:

Dervishi: Edhe i dëmtuar dua ta ndihmoj Shkumbinin.

Mbrojtësi peqinas u tërheq vëmendjen kolegëve, duke u kujtuar se vlonjatët kanë marrë pikë në Peqin.


Shkumbini kërkon ta lërë pas dhe ta harrojë humbjen e fundit me Tiranën, duke u përqendruar plotësisht për takimin e radhës me Flamurtarin në Peqin. Nga ajo humbje në "Selman Stërmasi" ata janë përpjekur të nxjerrin mësimet e duhura. Stoperi i Shkumbinit, Klodian Dervishi, është nga lojtarët bazë të formacionit bardhekaltër, që në çdo ndeshje dallohet për sedrën që e karakterizon, duke qenë vazhdimisht shembull për ekipin. Në takimin me Tiranën, Dervishi ishte autori i golit të parë për ekipin e tij, që e realizoi nga pika e 11-metërshit, por që më pas u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në gju. Ai tashmë është drejt përmirësimit dhe kërkon të jetë në fushë për takimin me Flamurtarin. "Në fakt, dëmtimi nuk ka kaluar plotësisht, por shpresoj që të shtunën të jem i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Haxhia. E kam shumë të vështirë të qëndroj në stol në këto momente kur ekipi ka nevojë për kontributin tim,"- pohon me sinqeritet për "Sportin shqiptar" stoperi i Shkumbinit, kur e pyet për dëmtimin në gju. Ai kërkon që të jetë në takimin me Flamurtarin edhe për t'i nxitur më shumë futbollistët e ekipit të tij që të mos nënvlerësohet në asnjë mënyrë kundërshtari. Ai kujton se në ndeshjet e fundit vlonjatët po bëjnë një figurë mjaft të mirë, duke vënë në pozitë të vështirë çdo kundërshtar. "Takimi me Flamurtarin është mjaft i rëndësishëm dhe duhet vlerësuar njësoj si kundërshtarët e tjerë. Të mos mendojmë se kundërshtari s'ka motive për të luajtur fort në Peqin dhe ne ta marrim shtruar. Flamurtari përbëhet nga lojtarë të rinj, që luajnë bukur dhe me dëshirë. Kjo është parë mirë në takimet që ka zhvilluar javët e fundit,"- kujton Dervishi, si për t'u tërhequr vëmendjen të tijve që të japin më të mirën në fushë dhe jo duke e menduar të lehtë e të fituar përpara kohe takimin. Nga ana tjetër, mbrojtësi 26?vjeçar Dervishi përmend edhe traditën e mirë që ka krijuar Flamurtari në vite në takimet e zhvilluara në Peqin, kur edhe pse nuk ka pasur pretendime është larguar me pikë. "Tradita nuk është përcaktuese, por ajo është një tregues tjetër që Flamurtari kërkon përqendrimin e duhur. Edhe në kampionatet e kaluara, vlonjatët kanë ardhur në fakt pa pretendime, por në fund janë larguar me pikë, duke luajtur pa paragjykime dhe duke e merituar atë,"- përfundon Dervishi, i cili i kujton skuadrës të luajë pa menduar që kundërshtari do të luajë pa motive, duke mos bërë rezistencën e duhur në Peqin, ngaqë tashmë e ka prerë biletën për në A2.


  Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17]
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.