Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2003 - 08:16:

• Më 18 maj 1965 u krijua Instituti Gjeologjik i Naftës e Gazit me qendër në Kuçovë dhe nga viti 1971 me qendër në Fier. Detyrat e Institutit ishin kryerja e kërkim-rilevimeve gjeologjike në shkallët 1:10 000, 1:25 000, 1:50 000, 1:100 000, e studimeve stratigrafike, biostratigrafike, paleontologjike, petrografike, mineralogjike, gjeokimike, përgjithësimin e materialeve gjeologo-gjeofizike, caktimin e puseve të shpim-kërkimeve për naftë e gaz, ndjekjen e rezultateve të tyre, llogaritjen e rezervave të naftës e të gazit dhe atyre prognozë, si dhe të studimeve tematiko-përgjithësuese dhe të sintezës dhe të rajoneve jug-perëndimorë të vendit.
Drejtorë të Institutit kanë qenë Rexhep Reka (shtator 1965-dhjetor 1970), Beqir Alia (janar 1971-mars 1975), Luçi Pleqi (1975-1979), Petraq Xhaçka (1979-1983), Drini Mezini (1983-1991), Hasan Bakia (1991-1992), Ilia Fili (1992-1995), Stefan Baltadori (1995), Luan Zajmi (1995-1997), Fatmir Fezga (1997-1998), Stavri Dhima (1998-1999), Shaqir Nazaj (2000-2002). Zev. drejrorë kanë qenë: Petraq Xhaçka (1965-1979), Nevruz Kodheli (1971-1974), Petrit Mahmutaj (1981-1984), Enriko Veizi (1982-1985), Mihal Gjoka (1985-1993), Fotaq Lula (1989-1992), Nuri Rakipi (1992-1994), Simon Ranxha (2000-vazhdim).


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.