Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
Nuk më pëlqen termi "diasporë" në rastin konkret, ose më saktë nuk e përfytyroj kthimin e rinisë shqiptare (të brumosur me idetë dhe mentalitetin perëndimor) thjesht si 1 vizitë e diasporës. Nuk mendoj se do kthehemi, do bëjmë 2-3 debate me "indigjenët", do shohim se nuk "hanë pyka", do dorëzohemi e do i kthehemi "luksit" të perëndimit e monotonisë së jetës së qetë. Ndryshimet nuk bëhen brenda vitit e as për 2-3 vjet, do duan të paktën 10 vjet dhe 1 "parti politike" të re të organizuar. E gjatë asaj kohe, jo vetëm që do i dimë problemet e Shqipërisë "në majë të gishtave", por do shohësh se si do na përshtaten shqiptarët neve e jo ne shqiptarëve. Gjithë "sekreti i suksesit" është të mos dorëzohesh e të lësh qëllimet e tua vetëm se e provove 1 apo 2 herë e s'nxorre gjë në dritë.
Gjithë popujt vuajnë nga teprica e komformizmit dhe mungesa e largpamësisë, por varet kush i udhëheq.
Shiko çifutët dhe organizimin e tyre. Krijuan 1 Shtet nga hiçi; dhe ai Shtet izraelit në '48-ën nuk u krijua se e ndihmoi Evropa, por nga këmbëngulja e çifutëve megjithë pengesat e luftën që u bëri Anglia (ndër të tjerët) në Palestinë. Dhe ishte ajo "diasporë" që e krijoi dhe e zhvilloi atë Shtet.
Pra, mentaliteti i shqiptarëve nuk ka për ndryshuar vetvetiu apo nga "puna e palodhshme" që po bëjnë politikanët e sotëm (të djeshëm) dhe as nga "detyrat" që po na jep Evropa. Ka shembuj në Historinë evropiane ku janë krijuar Shtete të fuqishëm nga popuj më të dëshpëruar e më të paaftë se shqiptarët dhe ata popuj janë më lart se ne aktualisht. Për mendimin tim Evropa ka bërë mjaft për shqiptarët, vetëm, duke na lënë të studjojmë në universetet e veta e duke na lënë të lirë të evropianizohet 1 pjesë e shëndoshë e rinisë shqiptare.
Kur thashë "nga rinia shqiptare që lexohet në forume" e kisha fjalën për 1 pjesë të rinisë që shkruan në forume dhe mjafton t'i lexosh për të vënë re se ka mjaft shqiptarë të aftë për të bërë diçka më tepër se diçka për Kombin e Shtetin.
Ka 2 shprehje mbi politikën, që janë binjake, të thëna nga 2 njerëz që ndryshuan relativisht shpejt mentalitetin e popujve të vet:
1- "Në politikë nuk ekziston e pamundura!"
2- "Politika është arti i të mundshmes!"
Dhe ia ndryshuan mentalitetin popullit nga ekstremi në ekstrem duke arritur synime që po t'i krahasosh me çka duam të arrijmë ne, këto tonat do na duken lojra çilimiqërish.
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.