Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Te votojme per nje parti sepse... dhe te mos votojme sepse... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8286)
Lufta kundër korrupsionit
PS në pushtet me programin e saj zotohet të realizojë 'çmontim të korrupsionit në administratën publike'; monitorim konstant dhe transparent me publikun të të ardhurave e pasurive të çdo zyrtari; drejtësi tërësisht të reformuar dhe tolerancë zero ndaj korrupsionit; ekzekutim 100 përqind të vendimeve gjyqësore; garanci ligjore për biznesin dhe konkurrencën e lirë.
PD angazhohet për krijim të task-force antikorrupsion; tolerancë zero për këdo që shkel ligjin; ndëshkim të konfliktit të interesave të zyrtarëve publik; transparencë me ligj të fondeve të partive; zgjerim të bashkëpunimit me shoqërinë civile në luftën kundër korrupsionit.
LSI në programin e saj zotohet se do të garantojë shkatërrimin e të gjitha monopoleve të pushtetarëve aktualë përmes ligjit; të ndërtojë një shtet ku zotëron ligji e drejtësia, ku luftohet korrupsioni.
LZhK në programin e saj zotohet të thellojë luftën kundër korrupsionit në çdo formë në administratën qendrore dhe lokale duke dënuar rëndë për çdo lloj dhurate në shkëmbim nderesh apo favoresh të paligjshme; vlerësim nga organet e drejtësisë për çdo denoncim personal apo të masmedias.
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.