Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
"Sedër"
Sedër!
Me fal...të mora nëpër këmbë,
thellë krenarise...të vrava un ty
fyerjet durova...shtërnguar me dhëmbë
isha i dashuruar....pa veshë dhe pa sy
i verbër nga ndjenja......ëndërrimesh i lumtur
i shurdhër nga frika...mos vdes nga vetmia
skllav i dashurisë u bëra...me kokën e ulur
për pak desh të vrava....me duart e mia
Sedër!
Falemiderit....që nuk u arratise
për një zemër vashe, desh ta mora frymën
por gjithmon besnike...kurr nuk me braktise
kur ajo u zhduk....si zhduk dielli brymën
më the me zë të ëmbël..ti vetë e vardise
fyerjen e pare ja fale...tani duro dyndjen
Sedër!
Mikja ime.... që nga un su ndave
gjithmonë e vendosur..dhe kurrë tekanjoze
me besnikërinë tënde....ti lotët mi thave
fyerjesh të dhuruara nga vajza nervoze
ti me krenarinë tënde ofendimet vrave
dhe largove vashën...se u bë xheloze....
kur i ndëgjoi fjalët që ti thashë në sy
"Nuk e dua atë...... se desh të vrau ty"
06-01-2006
"Harrese"
Harresë!!
merrmë në krahet e tua qe kurrë s,mi ke shtrirë
ndjenjat që më vrasin... fshiji pa ngurim
ulur mbi kujtime ,nga malli i pirë
nuk po shijoj jetën..ndaj kerkoj sherim!!
sheroje zemrën time nga plagët e shkuara
fshiji nga kujtesa, se nuk kanë me vlerë
gjithçka që më bren shpirtin,beji te harruara
zhduke te kaluaren...se në shpirt më therë!!
Harresë!!
nuk jam i pashpirt....fort e dua jeten
por keq me kujtimet ..un jam vënë në gara
ata m,thonë ke lotet...që nga ne të mbetën
un them kam buzeqeshjen..të ardhmen perpara!!
fshije pra të shkuarën....se ka humbur vleren
në vend të buzeqeshjes..më fali vajtimet
lermë të shijoj jeten...si lulja pranveren
un ti qesh të ardhmes....dhe ti vrit kujtimet
07-01-2006
Shkodrani me fal a te kam thene qe je i mrakullueshem?
sigurisht qe po
Vazhdo keshtu me stilin e sedres
Miqesisht.
Faleminderime te sinqerta Indrit..
Eshte kenaqesi te marresh nje kompliment nga ju!!.
Me respekt--Shkodrani.
Te lumte miko ... shume te bukura .. gezuar bajramin
"Viktimave te karaburunit" ) 9 janar 2004
Hajdeni se u mbytem oreeeeeeeeeeeee
Hajdeni se u mbyteeeeeeeeem
Hajdeniiiiii...........
zëra të cjerrë.. të padëgjuar
n,terr kerkojnë një rreze dielli
shpirtra të trembur..të harruar
kan ngrit duart lart nga qielli
me shpirt lagur prej harrimit
me lotë në sy ....fundin po presin
me zë cjerrur prej mallkimit
me mallë në shpirt...në det po vdesin
me zë të ngrire, ftohur nga loti
të braktisur krejt prej botës
thellë në det.... me gjëma moti,
amanetet po i lane tokës
tokë e shtrenjtë për ne mos qajë
bijt e tu .....po ti merr deti
të harrum ....... mbytur ne vajë
shpresat varë te amaneti
strukur frikës lotëve t,rinisë
ulerijnë shpresat e shuara
bashkë me vajin n,tesha te zisë
mallkojne jetët e harruara
kush në mes detit na braktisi
mos i lind'të djal kurrë në voter
u bëftë cung i djegur lisi
me hi lotësh... i fikun në Shkoder!!.
Me urimin qe Zoti lart ne qiell ti ndeshkoje pergjegjesit e kesaj tragjedie,ju shpreh ngushellimet e mia familjareve te viktimave te karaburunit.
9-01-2006
Citim:
Po citoj ato që tha brighton beach
Te lumte miko ... shume te bukura .. gezuar bajramin
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Me urimin qe Zoti lart ne qiell ti ndeshkoje pergjegjesit e kesaj tragjedie,ju shpreh ngushellimet e mia familjareve te viktimave te karaburunit.
9-01-2006
Re: "Genjeshter"
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Genjeshter!!
puthi lotet
me fjalet mallkuese....
thuaju lamtumire... zemres..shpirtit tim!!!
ti je veç nje pleher,
lindur si mashtruese,
rritur nga çiltersia...mosbesimi im !!!
Genjeshter!!
thuaju lamtumire,
çfare t,shenjte ka jeta
ulu ti ne gjunj, para çiltersise.....
pranoje denimin,
qe te dha e verteta . . .
vdis ne varr mashtrimesh,
por larg dashurise!!
Genjeshter!
e di..lote s,do derdhesh,
do ikesh e terbuar . . .
denuar nga çiltersia ,qe ti keq mashtrove
po perkrah me humbjen,
do qeshesh e gezuar
mallkuar nga e verteta,qe ti se pranove......
Genjeshter!!
u linde!
u rrite!
nga çiltersia ime
mashtruar nga ty, desh mbyta t,verteten
dhurate ke mallkimin,
ti prej zemres tim.......
"Dje kush ta dha frymen, sot te marrte jeten"
Skoder 04-01-2006
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.