Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 03:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Zgjidhja eshte dhe nuk gjendet vetem tek ligjet.

Zgjidjha eshte presioni i gjithashem, social (sic po behet ne kete teme), ekonomik (duke i prere ndihmat nga jashte) dhe politik (duke i izoluar shqiptaret). Ai popull duhet te kuptoje qe eshte i prapambetur dhe te gjithe duhet te investojme qe te ndryshoje. Qofte dhe duke i peshtyre prinderve ne tavoline, qe te ndihen grimcat e para te ndryshimit. Keta jane pjelle e pjelles se pjelles se prapambetjes. Kane ardhur direkt nga otoman-komunizmi ne ngerç-demokraci. Se dine cfare eshte protesta e vertete, kujtojne se eshte loje facebooku mbi preferencat seksuale.

Fajtor je shume i avancuar e kam veshtire te te pergjigjem me te njejten gjuhe. Mendova se e shpjegova pak me pare çfare eshte protesta e organizuar dhe ajo spontane qe jane dy gjera krejt te ndryshme. Nuk kemi pse indinjohemi perpara nje proteste spontane qe zgjat nje ore e pastaj secili do ta harroje dhe nuk do kujtohet kush me per te. Do mundohem te shpjegoj edhe termin proteste qe vjen ose rrjedh nga revoltat popullore, fshatare dhe sklleverve. Ne kontekstin historik keto gjera nuk kane rrenje ose me mire tradite ne shoqerine shqiptare qe nuk kane egzistuar keto forma apo komunitete qe duhej te protestonin kundra dikujt. Qytete tona historike jane te pakta dhe jo me popullsi te madhe, fshatrat me shume ishin farefisnore, sklleverit nuk mbahen ne male apo pyje po duhen struktura te veçanta. Facebook ate pune ka behet i forte kushdo pas nje nick apo xhamit te monitorit ashtu sikurse ne itali etj.
Natyra ka mekanizmat e saj te evolimit ashtu sikurse dhe shoqeria. Kur keto behen te dhuneshme vertet te duket sikurse po çlirohesh nga diçka por ne fakt i hap udhen nje sistemi tjeter qe te ben te zhgenjehesh ashtu sikurse jane zhgenjyer gjithmone njerzimi, poshte mbreti , rrofte mbreti. Gjithmone dikush do te drejtoje e dikush do te punoje.

Postuar nga Roi datë 07 Mars 2010 - 04:47:

Ajo qe ka ndodhur ne Lezhe eshte vertet cuditese edhe se deri diku do ishte e kuptueshme qe njerezit, lezhianet, te ndienin ndonje fare ndjenje mosperfaqesimi me te riun qe tha jam nga Lezha e me vone tha se jam dhe gay,por prape s'ma merrte mendja te arrinte deri atje sa te dilnin ne rruge te revoltuar sikur te ishin duke shkuar ne lufte kundra turqve !! Pastaj ai nuk tha qe ne ne Lezhe keshtu jemi te gjithe,thjesht per veten foli !!! Mendoja se lezhjanet maksimumi do shtremberronin turinjte,por me sa duket jo ...vertet absurde !

Por prape une nje gje nuk kuptoj...ky Klodiani ka nja 15 vjet qe jeton ne Milano ku ti thuash dikujt qe je gay te pergjigjet,kujt ju be vone !! Por realiteti shqiptar e me sakte ai i qyteteve te vogla eshte ndryshe dhe kete e dine te gjithe !!
Atehere perse duhej te vinte ne Shqiperi e te linte jeten qe ka ne Itali e t'ia merrte me te qara para 2 milione shikuesve e ti kerkonte falje mamase pasi eshte gay ?? Ne rradhe te pare mamaja e familja e tij e dinin shume mire prej vitesh qe femrat i benin cik alergji (kete e kam te sigurt nga nje lezhjan qe jeton ne Itali i njohur i Klodianit)....atehere kujt donte t'ia bente publike ?? Do thyente opinionin shqiptar gjasme ne ate menyre ?? Rezulteti...?? Nje boomerang i vertete....ai i videos !! Njerez te xhindosur te cilet as per mungesen e ujit e te dritave nuk ankohen ne ate menyre (per fat te keq) !! Pamje te forta,aspak te bukura,por mentaliteti ai eshte,nuk mund te thyhet kollaj...fenomene te tilla do kohe te pranohen ne mase nga shoqeri te caktuara e te mbyllura si ato te veriut tone...nuk duhen forcuar shume as me ligje qesharake si martesat midis homove !! Jane gjeresisht mese te pranueshme ne Hollande por jo ne Shqiperi !! Duan ca kohe qe te pertypen nga te gjithe ....tematika te tilla kerkojne evolucione e jo revolucione ne vende kaq delikate !

Ka menduar ndonjehere si mund te ndiheshin familjaret e tij nga nje berje publike e tille,me sakte si mund te ndihet mamaja e tij kur kalon rrugeve te Lezhes tani ?? E di qe njeriu nuk duhet te pyes e te jetoje me mentalitetin e per mentalitetin e tjetrit,kjo qe po them eshte ca e forte e provokuese,por prape dreqi ta haje ne Shqiperi jemi...ose me sakte ne Lezhe e jo Tirane (apo apo Paris,Londer e New York) !! Ai e deklaroi,po kaq e rendesishme ishte?? Mos te detyron njeri sot te shkosh para mediave e te qash se je gay ???
Ketu duhet te bejme debate me kembe ne toke e jo te filozofojme kot ne ajer me llafe te medhaja....jemi ne Shqiperi...Lezhe, dhe prinderit e tij (nese jetojne ne Lezhe) nuk mund te kene nje jete te perditshme normale tashme !! Nuk eshte bukur,eshte absurde...ok,e vertete...por ky eshte realiteti !!

Pastaj ketu dashkan ti jepkan medalje ari ,por ky me duket tip me goxha komplekse e kontrovers....
Ne ca prova sfilatash qe po benin konkurrentet e shtepise se Big Brodher, nje vajze nuk deshiron te veje nje kryq qe stilistja i kishte keshilluar te vinte dhe Klodi, si nje lezhjan katolik i devotshem e akuzon ate tipen me tone te forta duke i thene se si eshte e mundur te refuzosh venien e kryqit e idiotlleqe te tjera !!

Atehere,nje person i tille qe nuk ka aspak respekt per lirine dhe venien e simboleve fetare tek te tjeret,por perkundrazi,meqe (gjasme) eshte katolik vete, kerkon t'ua imponoje dhe personave te trete , ankohet qe te tjeret nuk jane tolerant me seksualitetin e tij ?? Aq me shume qe brezat e pasluftes ne Shqiperi jane rritur me nje fryme te forte antifetare dhe antipederastie po ashtu !! Epo edhe gay edhe katolik i devotshem, kjo eshte sec c'eshte !!!

Me pak fjale dua te them qe ky nuk eshte ndonje hero e nuk ka bere ndonje xhest prej heroi,thjesht ka nenvleresuar goxha mentalitetin e ambjentin qe ka lene vite me pare, duke menduar se nderkohe te thuash qe je gay e me vone te pretendosh te dalesh xhiro ne qender te Lezhes,do ishte njesoj sikur te dilje ne Piazza D'uomo !!

Nuk dua aspak te justifikoj veprime qe do ti quaja barbareske,mesjetare ....njerez qe marshojne pasi dikush nga i njejti qytet (ose qyteze me sakte ! ) tha qe jam homo !!
Por jam realist...e njoh mentalitetin shqiptar e ambjentin atje sado qe kam vite qe jam larguar ...me shtangen pamjet...por nuk kuptoj shume as ca njerez ne kete forum pse cuditen kur ne Shqiperi pjesa derrmuese s'jane aspak liberale ne lidhje me homot ...hiq nje pjese te shtreses intelektuale te Tiranes ! Ku paskan jetuar deri me sot keta forumista,ku jane lindur e rritur ?? Ne pallatet 5 katesh komuniste apo ne ate te Versajes ??

Sdq...flitet qe te per te bere publike nje gje te tille,Tch i ka ofruar 100 000 €,gjera qe veshtire te vertetohen,por qe do shpjegonin shume perse !!

Postuar nga AngelDevil datë 07 Mars 2010 - 04:56:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Roi

shume e sakte analiza jote Roi. Sdo i ndryshoja asnje presje asaj qe ke shkruar. Sinqerisht pak a shume keshtu jam shprehur dhe une ne lidhje me ket teme.

Postuar nga Roi datë 07 Mars 2010 - 05:28:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

shume e sakte analiza jote Roi. Sdo i ndryshoja asnje presje asaj qe ke shkruar sinqerisht.

Epo tani ca gjera duhen thene sic jane...duhet realizem e jo kolloqife me rigon (sic thone andej nga jugu ) !! Ketu flitet sikur Shqiperia te paskesh qene deri para pak vitesh Gayolandia,apo LesbosLandia dhe sot shqiptaret ne menyre te pashpjegueshme jane kthyher ne homofobe te tmerrshem !!

Shqiperia eshte vend ultramaskilist....e vertete,e dime te gjithe...keshtu ka qene gjithmone,ose me sakte,goxha me keq !! Por ama dhe ndryshime ka goxha vitet e fundit ne keto aspekte qe kane lidhje me seksulitetin !! Sidomos ne fushen e televizionit...mjafton te shikosh si leviz duart e si perdridhet ai tipi,Ledio,kur drejton Top Select,apo ai tjetri,qe drejtonte Blue night (a dicka e tille) ...Bledi !! Pra avash avash gjerat po levizin dhe ne Shqiperi,po kjo e Klodit ishte ca e forte pasi nuk ja kerkoi njeri je apo s'je....per mendimin tim do kish qene me mire qe ai ta linte te kuptohej (faktikisht te tere e dalluan qe naten e pare qe hyri c'eshte e verteta) pa u munduar te veri tellallin...o milet une jam gay...me beni derman !!! Me vone pastaj,pas ndonje viti le te dilte ndonje tjeter me probleme me deren e pasme e ta bente publike...mundesisht nga Tirana,keshtu do evitoheshin edhe protesta te tilla talebanesh

Pastaj,persa u perket ketyre ligjeve rreth te cilave flitet shume...besoj se duhen bere sipas kuvendit...meqe ne Hollande meshkuj martohen me meshkuj e mund te adoptojne dhe femije (per fat te keq ) atehere duhet te zbatohet edhe menjehere edhe ne Shqiperi nje ligj i tille ?? E pse keshtu ?? Eshte teper e thjeshte...jane mbi 95% te shqiptareve qe nuk deshirojne ligje te tilla...!! Demos krazia !!!
Ligjet ne Shqiperi duhet te behen per shqiptaret e jo per ufot apo hollandezet !! E nuk jane 1,2 apo 3 Kloda qe jetojne ne Milano apo Amsterdam te cilet do u nderrojne opinionin njerezve brenda nates me te qarat e tyre prekese

Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 05:52:

Perveç kolloqifeve me rigon dy jane pikat kryesore.

1. Kjo pune eshte organizuar pikerisht qe big brotherit ti rritet fama. Tashme Klodi eshte "casus belli" kombetar dhe big brotheri ne gojen e kujtdo. Se kam pare ndonjehere e s'besoj ta shoh tani. Edhe pse paska hyre motra e nje te njohures time kete vit.

2. Edhe Piktori, edhe Roi, thone se duhen mbajtur gjerat fshehte, te uli koken ai qe eshte gay. Te fshihet siç kane bere gjithe gay-t 60 vjetet e fundit. Pra, tamam siç bente sistemi komunist, shqiptaret te gjejne nje alibi per te thene "ne Shqiperi s'ka gay, ja shikoje, s'e pranon kush".
Pikerisht ky eshte problemi, po ftoni njerezit te mohojne identitetin qe ti bejne qejfin nje shoqerie te prapambetur. Edhe pse eshte gjetje publicitare e big brotherit, eshte mire te shfrytezohet ky rast per t'i hapur syte shoqerise. Jo te fshihemi per te ruajtur prapambetjen. Sigurisht, nuk jemi ne Paris apo New York, por kjo nuk nuk domethene se duhet te ngelemi nje vend kafshesh maskiliste qe s'dine respektin baze ndaj deshirave te nje personi. Shqiptaret kane 50 vjet qe tallen me kavajsit dhe elbasanllinjte si homoseksuale. Prishi ndonje pune kjo? I beri gjithe elbasanllinjte e kavajsit gay me zor? Mesa duket rinia lezhiane qenka aq e pasigurte ne seksualitetin e vet saqe trembet nga etiketa e nje personi te vetem.

Se kuptoj... kur mua me pelqejne femrat, pse duhet te frikesohem se nuk i pelqejne atij tjetrit? T'ia bejne vetes kete pyetje ata qe kujtojne se Lezha s'mund te kete diversitetin e nje qyteti.

Pastaj.
Si mund te jete homoseksualiteti epidemi, me shume sesa epidemia e imoralitetit dhe korrupsionit institucional qe mbartin ato 3 milione shqiptare? Imoralitet qe fillon qe ne mos respektimin e zgjedhjeve private te nje njeriu. Ashtu si kryetari i qeverise, ca shqiptare pergojojne dhe perçmojne zgjedhjet personale te dikujt tjeter.

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 09:33:

Perse pederastia quhet gay ne kete forum?

A mos juve doni te na tregoni se jeni te perparuar?

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 09:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Zgjidhja eshte dhe nuk gjendet vetem tek ligjet.

Zgjidjha eshte presioni i gjithashem, social (sic po behet ne kete teme), ekonomik (duke i prere ndihmat nga jashte) dhe politik (duke i izoluar shqiptaret). Ai popull duhet te kuptoje qe eshte i prapambetur dhe te gjithe duhet te investojme qe te ndryshoje. Qofte dhe duke i peshtyre prinderve ne tavoline, qe te ndihen grimcat e para te ndryshimit. Keta jane pjelle e pjelles se pjelles se prapambetjes. Kane ardhur direkt nga otoman-komunizmi ne ngerç-demokraci. Se dine cfare eshte protesta e vertete, kujtojne se eshte loje facebooku mbi preferencat seksuale.

A pederastia eshte zhvillim?

Prindrit duheshin peshtyre ne tavoline qe lane agjentin e sllaveve Aline, Berishen, Godon... kolonel Janullatosin te na shkatronin vendin, moralin, traditen...

Kjo eshte kryesore dhe jo pederastia e njerit e tjetrit...

Postuar nga AngelDevil datë 07 Mars 2010 - 15:11:

Kolloqiftet me rigon i beri Top Channel ne fakt me rrit audiencen duke perdor ate person, ky eshte qellimi kryesor.Kete e them vetem per faktin qe pederastine e tij e kishte kuptuar me mire e me perpara ai dhe familjaret e tij seshte zor i madh me e kuptu, dhe une qe se njifja sa hyri ne BB menyra e te folurit te sjellurit te ecurit e kapa direkt qe qe i tille. Spo flas me shume se sdua te perseris te tjeret si dhe ka gjera me te rendesishme per te diskutuar sesa ceshtja "klodi".

Postuar nga Roi datë 07 Mars 2010 - 15:24:

S'thashe tamam qe duhet mbajtur fshehur...por mund te pritej dhe ca para se dikush te dilte hapur fare ne nje emision te ndjekur nga miliona teleshikues te perbere nga prinder, femije,pleq e plaka,fshatare,maskiliste e te rinj te emnacipuar kryeqytetas po ashtu ! Jo te tere kane qene gati per deklarime te tilla ne oren 9 e gjysem te darkes ! Kush deshiron tu peshtyje prinderve ne pjate pasi i ka mesuar qe mashkulli duhet te shkoje me femra pasi vetem keshtu njerezimi shkon para,mund ta beje ne menyre vetjake,por jo te beje thirrje masive !!

Nese vertet duhet te flitet hapur e te kerkohet qe homoseksualiteti te pranohet nga te gjithe,fillimisht duhet qe per nje fare kohe te mire te kete debate televizive dhe emisione qe trajtone tema te tilla specifike sociale te drejtuar nga komentatore,gazetare,drejtues shoqatash apo njerez te thjeshte....apo edhe te komplikuar, dhe me siguri qe avash avash njerezit do fillojne ta shikojne kete fenomen me sy tjeter... !Sic dhe e thashe,nje gje tille sot per sot iu kthye ne nje boomerang !! Rezultati....tani me siguri qe nuk dali me xhiro ne kembe ne qytetin e tij te lindjes dhe po ashtu probleme do kene edhe te afermit,(prinderit), nese jetojne atje... per fat te keq !!! Na rruafte homlleku i deklaruar !! Xhesti i tij e theksoj,me duket i pamatur dhe egoist...ai do marri leket e Topit e do ja mbathi ne Milano,po c'kusur kane te shkretet prinder thuaj,thjesht pasi Topi deshte mish per top !!

Duhen peshuar te gjitha gjerat, tabute duhen te thyehen avash avash,sic bera dhe me citim e rasteve te komentatoreve,apo drejtuesve te ca emisioneve qe besoj qe jane gay sado qe nuk e kane pranuar publikisht,por nese pas pak kohesh edhe ata deklaroheshin,nuk do ndodhi qameti...njerezit te mesuar me prezencen e tyre ne tv dhe nderkohe me fenomenin e homoseksualitetit fale debateve e temave televizive,do i shihnin me sy tjeter !! Pra eshte ceshtje kohe,sic ka ndodhur ne shume shoqeri te tjera,po keshtu jo,duhen respektuar njerezit shume sensibel homo por duhet respektuar edhe sensibilizimi i njerezve ne mase kundrejt fenomeneve te tilla aktualisht !!
Nese izolojme maskilistet e te prapambeturit i bie te izolojme mbi 70% te shqiptareve ...Pastaj flitet sikur ne Shqiperi te qenkan te tere pede por qe kane frike ta pranojne...cik me realiste !! Shqiperia ka aq shume probleme sa ato te homove nuk jane aspak prioritet !!

Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 16:20:

Gjeni diferencen ... mes videos se Lezhes dhe Tiranes ne 1902

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
tabute duhen te thyehen avash avash

Fjalet "thyej" dhe "avash avash" kane nje mosperputhje semantike

Te vetmen frike nga homoseksualiteti e kane ata qe ndjejne se mund ti pergjigjen "thirrjes". Se nga u be seksualiteti me "thirrje" nuk e di. Por fshqiptaret kujtojne akoma se dhe peniset jane ne kushtrimin e partise. Dhe deshira seksuale mund te ndryshoje ne baze te ndonje mode televizive. Ehhh popull me çallma te padukshme ne koke.

Postuar nga Agata-1 datë 07 Mars 2010 - 16:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Xhesti i tij e theksoj,me duket i pamatur dhe egoist...ai do marri leket e Topit e do ja mbathi ne Milano,po c'kusur kane te shkretet prinder thuaj,thjesht pasi Topi deshte mish per top !!

Ne pergjithesi jam dakort me cfare ke shkruajtuar Roi.
Por doja te thoja se opininet nuk ndryshohen vetvetiu... Nganjehere duhen guximtare te semure si puna e ketij Klodit, ose kobaj, te cilen nuk mendoj se si do dali nena e tij neper rruget e Lezhes, por qe jam e sikurte se do thyej opinione e do cliroj me dhjetera nena te tjera Qe te dalin pa turp neser, neper rruget e shqiperise...

Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 17:46:

Tabu, nuk eshte tabu aspak tani ky djali nuk eshte as i pari as i fundit, jo ne Lezhe po kudo ne Shqiperi qe ka prirje seksuale homoseksuale. Thyerje eshte sepse vete fakti qe eshte i pari qe del hapur dhe deklaron prirjet e tij homoseksuale dhe pati nje reagim do te thote se tashme kjo nuk eshte me tabu. Avash avash, normal qe shoqeria tashme ka marre nje goditje dhe padashur do mesohet dhe nuk do ti beje me pershtypje diversiteti i njerzve. Jam dakort me Roi. Shqiperia vertet deri diku eshte shoqeri maskiliste por ka pasur gjithmone dhe homoseksuale. Shqiperia eshte vertet vend maskilist ama rruget tona dhe sheshet gumezhijne edhe nga vajzat apo femrat, biles saqe jemi kritikuar edhe paragjykuar edhe per veshjet e tyre te ekzagjeruara pa dallim se po shkojne ne pune apo dyqan apo mbremje vallzimi, pune etj. Nuk mendoj se ne Vlore, Korçe apo Diber do ta duartroksinin gjestin e atij djalit, do reagonin ashtu sikurse ne Lezhe.
Eshte nje video ne Youtube qe flasin te indinjuar vlonjatet per ca djem qe bejne qyfyre ne det, lexoni komentet e tyre dhe besoj se nuk ndryshojne shume.

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 18:37:

Te thyhen tabute e pederastise...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 18:43:

Mund ta quash si te duash. Rendesi ka ta respektosh. Siç do respektoje pozicionet dhe perveristetet e mia apo te shokeve te mi hetero.

Me hir apo me pahir do mesoheni. Deri tani ben fajde fakti qe zhvillimin e munguar te pseudo-heteroseksualeve shqiptare e kompenson zhvillimi i lirshem perendimor, ku shumica prej nesh ka koken. Me tutje do beje fajde forca dhe izolimi i Shqiperise. O vjen ne kete shekull, o le te izolohet e shkrihet.

Postuar nga Agata-1 datë 07 Mars 2010 - 20:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Te thyhen tabute e pederastise...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ignatius, problemi nuk eshte a do i thyem ne tabute e "pederasteve" apo "lezbikeve" (meqe paske deshire ti quajme keshtu) Problemi eshte per sa kohe do i thyejme ne keto tabu... Sepse duam s'duam ne, aty do perfundojme tek pranimi.

Un mendoj, se ne jemi vend qe kemi veshtiresi te ndryshojme, ose me sakte ndryshojme shume ngadale. Kete e tregon shume mire, 20 vitet e fundit demokraci, jemi akoma tek pritja e pronave, dhe tek frika se djali ose vajza do na dashuroj ndonje jevg.
Megjitahet sikurse thoshte nje shoku im, ne ziheshim, kur na vinte ne lagje nje cun nga lagjja tjeter, e jo me te pranojme qe egzistojne homot.

Postuar nga BIONDIA datë 07 Mars 2010 - 22:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
[B Me tutje do beje fajde forca dhe izolimi i Shqiperise. O vjen ne kete shekull, o le te izolohet e shkrihet. [/B]

po ti dashke per nje Klodiane te na izolosh e te na shkrish o Faje si shtet ne ti shkon nga nje ekstrem ne tjetrin ...nuk vjen jo ne kete shekull po as ne shekullin tjeter nje gje qe do ti e une e disa RESPEKTI per tjetrin dhe pse eshte ndryshe nga ne se kjo gje mesohet qysh ne femijeri ne na kan mesuar me sha katunar ,malok pederast, kurve ,debi,l budalla si mendon te jete tolerant populli jone kur ne ate proteste qe dha televizori shumicaishin femije nga 9 e 10 vjec qe bertisnin pa e dit se cfare do te thote homo se nuk besoj se e ka te qarte ne ate moshe ...sjemi tolerante midis nesh sjemi tolerant me te semuret do jemi me gay ...vetem nje pyetje kam per keto demostruesit dhe per te gjithe shqiptaret pse nuk jane ngrit ne greva masive o ne proteste kur nje pedofilo perdhunon femijet ...per kete ja vlen te dalesh ne mes te qyteti se ky eshte me shume se TURP ...te tjerat jane vetem publicitet i bere nga ky njeri .

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 23:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Agata-1

Ignatius, problemi nuk eshte a do i thyem ne tabute e "pederasteve" apo "lezbikeve" (meqe paske deshire ti quajme keshtu) Problemi eshte per sa kohe do i thyejme ne keto tabu... Sepse duam s'duam ne, aty do perfundojme tek pranimi.

Un mendoj, se ne jemi vend qe kemi veshtiresi te ndryshojme, ose me sakte ndryshojme shume ngadale. Kete e tregon shume mire, 20 vitet e fundit demokraci, jemi akoma tek pritja e pronave, dhe tek frika se djali ose vajza do na dashuroj ndonje jevg.
Megjitahet sikurse thoshte nje shoku im, ne ziheshim, kur na vinte ne lagje nje cun nga lagjja tjeter, e jo me te pranojme qe egzistojne homot.

Shoqeria eshte nje kontart dhe nuk ka te keqe qe ne kontart te mos pranohet pederastia. Ku e shikon ti te keqen e mospranimit te pederastise...

Perse nuk pranohet pedofilia, perse ndalohet droga...? Sepse ashtu ka vendosur shoqeria ne kontart.

Perndimi, Franca, Svicra... nuk pranojne myslimanizmin, veshjen minaret...
Jemi apo nuk jemi me perendimin, jemi apo nuk jemi me lirite... apo vetem lire qe perkufizon perndimi jane zhvillim....?

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 23:19:

Ne vazhdim Agata-1,

Perse ka ndalim seksi me nje fare moshe...?
Sepse ashtu eshte shkrojtur ne kontart apo jo..., keto kontrata nuk egzistonin me pare...

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 23:22:

Europa e pederastise qe ndalon fjalen e lire sikur Enver Hoxha.

Perse ndalohesh (futesh ne burg, persekutohesh per mendimintend, opinionin tend, fjalen tende) te flasesh per nazizmin ne Europe?
Sepse ashtu ka vendosur kontrata.

Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 23:29:

Perendimi pranon myslimanet dhe xhamite. Por ndalon format e reklamave myslimane te femrave qe mbulojne kokat me çarçaf. Sepse ka goxha ndryshim nga besimi vetjak tek utopite e fetaristeve qe vazhdojne te shprehin maskilizmin ne forma fetare. Eshte pikerisht diferenca mes nje zgjedhje personale dhe ofendimit klanor-kulturor qe burgosesit e femrave i bejne lirise se perendimit.

P.s. Nazizmi eshte teme tjeter, me relative dhe e diskutueshme.

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 23:50:

Ne se dikush kerkon ta mbuloje koken me carcafe apo me helmet eshte zgjidhje personale dhe shteti nuk duhet te nderhyje apo jo... sikur se sot ai qe eshte pederas nuk ndalohet nga shteti.
Hipokrizi, mosperputhje...?

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 23:51:

Fajtor,
Nuk flasim per nazizmin por per lirine e te shprehurit qe ndalohet ne Europen hipokrite.

Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 23:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Ne se dikush kerkon ta mbuloje koken me carcafe apo me helmet eshte zgjidhje personale dhe shteti nuk duhet te nderhyje apo jo... sikur se sot ai qe eshte pederas nuk ndalohet nga shteti.
Hipokrizi, mosperputhje...?

Atehere edhe po te dal pa breke shteti nuk duhet te nderhyje. Edhe sikur te mblidhemi 100 veta me penise jashte deres se nje xhamie. Mosperputhje?

Postuar nga Ignatius datë 07 Mars 2010 - 23:59:

Po ashtu eshte ne se ka liri absolute...

Por me qe nuk ka, me qe eshte vendosur qe te jetohet se bashku vendosen disa rregulla te pranueshme per shumicen. Kjo eshte ana praktike. Ketu futet dhe pederastia e cila munde te ndalohet si institucion (martesa...).

Postuar nga Ignatius datë 08 Mars 2010 - 00:02:

Fajtori,

Para nje jave ne Australi ne qenver te Sidney dolen 5 mije veta lakuriq...
Dhe me sa di une ka lakuriqesi te legjeruar ne Europe, plazhet lakuriq, por carcafi pengohet... ne emer te zhvillimit

Postuar nga Fajtori datë 08 Mars 2010 - 00:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Po ashtu eshte ne se ka liri absolute...

Por me qe nuk ka, me qe eshte vendosur qe te jetohet se bashku vendosen disa rregulla te pranueshme per shumicen. Kjo eshte ana praktike. Ketu futet dhe pederastia e cila munde te ndalohet si institucion (martesa...).

Kur ndalon diçka duhet te pyesesh gjithmone çfare demi te sjell, çfare problemi shkakton. Ne historine e njerezimit homoseksualet nuk kane shkaktuar kurre probleme aq sa besimet e organizuara fetare... Dhe ata kalamaj te hutuar qe dolen ne Lezhe jane vetem prodhim i besimeve fetare. Ata e krijojne problemin, jo ai qe puth meshkuj ne jeten e tij private.

Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 00:09:

Ka nje teme per homoseksualitetin pse nuk e zhvendosni atje debatin!

Na lini te merremi te kjo teme me probleme me te rendesishme se sa kjo, me gjithe respektin qe kam se mos ofendoheni

Postuar nga Ignatius datë 08 Mars 2010 - 00:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Kur ndalon diçka duhet te pyesesh gjithmone çfare demi te sjell, çfare problemi shkakton. Ne historine e njerezimit homoseksualet nuk kane shkaktuar kurre probleme aq sa besimet e organizuara fetare... Dhe ata kalamaj te hutuar qe dolen ne Lezhe jane vetem prodhim i besimeve fetare. Ata e krijojne problemin, jo ai qe puth meshkuj ne jeten e tij private.

Ne jeten e tij private cdo kush ben si don sot, kur flasim per seksin...

Kjo pune u be publike ndaj edhe debati vazhdoje publik.

Nuk eshte e vertet se pederastia sot eshte e ndaluar. Ku e bazoni juve kete kur thoni te kunderten?

Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 01:09:

2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

VJENË- Shkalla e rritjes ekonomike për vendin tonë gjatë këtij viti do të jetë vetëm 1%. Ky është parashikimi i bërë nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, një organizëm i specializuar për analizat ekonomike. Sipas këtij parashikimi ky vit do të jetë shumë më i vështirë në aspektin ekonomik se ai që lamë pas.

Në raportin e fundit të këtij Instituti theksohet se shkalla e rritjes ekonomike në Republikën Çeke, Sllovaki, Slloveni dhe Shqipëri do të jetë më pak se 1 për qind. Sipas institucioneve ndërkombëtare, vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Europë, e cila përllogaritet në 3 deri në 4 për qind. Por në gjysmën e dytë të vitit dhe dy muajt e parë të 2010-ës, një sërë treguesish zyrtarë, dëshmojnë se ekonomia ka hyrë në një fazë të fortë ngadalësimi, e cila po reflektohet me rënie të ndjeshme të konsumit, rrudhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe tkurrje të fortë të investimeve private dhe publike.

Parashikimi në fakt është akoma më i zymtë për disa vende të rajonit. Kështu Hungaria, Rumania Bullgaria dhe Serbia do të qendrojnë në të njëjtat vlera ekonomike pa shënuar asnjë rritje, e po ashtu e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

http://bw.balkanweb.com/homepage/20...me-1--7704.html

Postuar nga Piktor datë 08 Mars 2010 - 01:15:

Re: 2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

Normal qe ne do te jemi te fundit qe do te pesojme pasojat e krizes boterore. Ama qenka e vertet se paskemi pas rritje ekonomike kur tere bota zhytej. Hmmm pune e mire e qeverise.

Postuar nga SmoKer datë 08 Mars 2010 - 01:24:

Re: 2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

progres...

Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 01:26:

Re: Re: 2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`

progres...

ne gjuhen e shifrave ekonomike 1 % rritje do te thote progres; poooorrr ama ne gjuhen e logjikes si dhe ate politike quhet regres.

Postuar nga Piktor datë 08 Mars 2010 - 01:31:

Re: Re: Re: 2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

ne gjuhen e shifrave ekonomike 1 % rritje do te thote progres; poooorrr ama ne gjuhen e logjikes si dhe ate politike quhet regres.

Mua ne fakt me habit fakti qe parashikojne nje rritje pozitive. Kam parasysh ketu krizen ekonomike qe kane ndjere edhe nje pjese e emigranteve sidomos ne Greqi, por edhe ketu ne Itali ku po falimentojne perdite nderrmarrje.

Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 02:00:

Re: Re: Re: Re: 2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mua ne fakt me habit fakti qe parashikojne nje rritje pozitive. Kam parasysh ketu krizen ekonomike qe kane ndjere edhe nje pjese e emigranteve sidomos ne Greqi, por edhe ketu ne Itali ku po falimentojne perdite nderrmarrje.

Kush e parashikon? ma thuaj pak

Postuar nga Piktor datë 08 Mars 2010 - 02:06:

Re: Re: Re: Re: Re: 2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

VJENË- Shkalla e rritjes ekonomike për vendin tonë gjatë këtij viti do të jetë vetëm 1%. Ky është parashikimi i bërë nga Instituti i Vjenës ....
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kush e parashikon? ma thuaj pak

Viena thote ky artikulli.
Uroj qe te ndodhe keshtu.

Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 02:09:

Re: Re: Re: Re: Re: Re: 2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Viena thote ky artikulli.
Uroj qe te ndodhe keshtu.

e di more e di, por e kisha fjalen qe keto raporte te nderkombetareve bazohen nga te dhenat statistikore te marra nga institucionet qeveritare

me kapishe tani ku e kisha idene

Postuar nga Ignatius datë 08 Mars 2010 - 04:23:

Furnizohuni me konserva, jetoni ne fshatra,,,,

Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 14:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Furnizohuni me konserva, jetoni ne fshatra,,,,

edhe kjo qe the ti me frike eshte e para konservat jane te skaduara e dyta fshatrat jane me keq se qytetet skam ndermend me hy ne hasmeri per token jane qeveri me vete te vrasin e s pyesin hic lol

Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 14:40:

FMN zbret ne Kuvend

Pas takimeve te shumta me kreret me te larte te vendit, Fondi Monetar ne Shqiperi ka zgjedhur Kuvendin si mbyllje te misionit te saj. Burime prane komisionit thone se temat e diskutimit do te jene niveli i borxhit, buxheti 2010, si dhe stabiliteti ekonomik ne teresi.

Takimet me te rendesishme te FMN-se kane qene padyshim me kreun e qeverise, ministrin e Financave, dhe guvernatorin e Bankes se Shqiperise, ku pak eshte mesuar rreth permbajtjes se diskutimeve. Megjithate thelbi i debatit ka qene borxhi i larte i qeverise, krijuar me se shumti gjate vitit elektoral 2009, duke prekur nivelin prane 60 per qind. Ne seminarin e zhvilluar pak dite me pare, Bell theksoi edhe nje here rendesine qe ka borxhi ne terma afatgjata, duke sugjeruar nje nivel prej 50 per qind.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=177322&ref=fp

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Mars 2010 - 02:40:

Plako mos na bezdisni lek ka vetem per ish te perndjekurit dhe pike ........... te tjeret te presin radhen si pritem ne ......... te rroj Shqiperia

Postuar nga AngelDevil datë 10 Mars 2010 - 02:42:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Plako mos na bezdisni lek ka vetem per ish te perndjekurit dhe pike ........... te tjeret te presin radhen si pritem ne ......... te rroj Shqiperia

prandaj je zhduk ti se qenke bo me lek

Postuar nga Fajtori datë 11 Mars 2010 - 14:45:

Miratohet pr/ligji për SHISH-in
TIRANË - Mazhoranca qeverisëse vendos nën kontrollin e saj Shërbimin Informativ Shtetëror. Shumica e djathtë ka miratuar dje pa praninë e opozitës dhe në një seancë të mbyllur për mediat, ndryshimet në ligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", duke lënë si pjesë të draftit pjesën më të madhe të dispozitave që përcaktojnë varësinë dhe kontrollin direkt të aktivitetit të këtij shërbimi nga Kryeministri.

'Bomba Ruzhdie', komisioneri i PS: Militantë të PD na kërcënuan me vdekje
FIER- Në datën 28 qershor 2009, ora 13.55, ndërsa komisionerët socialistë ishin detyruar të largoheshin nga qendra e votimit numër 3052, pas dhunës dhe kërcënimeve, Qazim Aliaj komisioner I PS-së bën kallëzimin pranë oficerit të Policisë gjyqësore në Fier. Në rrëfimin e shkurtër, ndërsa në qendër vazhdonte votimi sipas modelit të PD-së, Aliaj, tregon për procesin e votimit nga nisja deri më momentet, kur komisionerët e PS-së janë detyruar të ikin, të kërcënuar me vdekje dhe nga militantë të armatosur të PD-së.

Postuar nga AngelDevil datë 11 Mars 2010 - 14:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Miratohet pr/ligji për SHISH-in
TIRANË - Mazhoranca qeverisëse vendos nën kontrollin e saj Shërbimin Informativ Shtetëror. Shumica e djathtë ka miratuar dje pa praninë e opozitës dhe në një seancë të mbyllur për mediat, ndryshimet në ligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", duke lënë si pjesë të draftit pjesën më të madhe të dispozitave që përcaktojnë varësinë dhe kontrollin direkt të aktivitetit të këtij shërbimi nga Kryeministri.

E ben lemsh e SHISH me ne fund... vertem atje kishin ngel pa e Salizuar !!!

nuk e kuptoj me funksionin e drejtorit te SHISH ne ket rast ... le qe ai kukull eshte thuaj.....

Postuar nga Ignatius datë 12 Mars 2010 - 00:59:

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.

Postuar nga AngelDevil datë 12 Mars 2010 - 14:15:

Raport i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri

Në kapitullin për Shqipërinë duke u ndalur tek zgjedhjet 2009, Departamenti i Shtetit i referohet raportit të OSBE/ODIHR-it, i cili thekson se zgjedhjet shënuan përparim nga ato të kaluarat, por nuk përmbushën plotësisht standadartet ndërkombëtare.

Postuar nga Fajtori datë 12 Mars 2010 - 14:22:

Ka nje faktor qe keta se llogarisin kurre. Kalimin e pushteteve. Zgjedhjet e kaluara mire apo keq kaluan pushtetin nga nje parti tek tjetra. Kjo tregon perparim te theksuar politik. Ndersa zgjedhjet e fundit kane probleme te lidhura direkt me qendrimin ne pushtet te partise se Berishes, njeriut qe pushtetin per here te fundit e la mes krismash.

Te huajt keto gjera s'i shenojne ne raporte por shqiptaret duhet t'i dine.

Postuar nga AngelDevil datë 12 Mars 2010 - 14:56:

Raporti me aq sa pashe une kishte shume mangesira pershembull ne raport citohej qe keto zgjedhje u karakterizuan nga 1 perparim i prekshem persa i perket procesit te regjistrimit dhe identifikimit te votuesve, kornizes ligjore te miratuar ne menyre konsensuale nga dy partite kryesore, votimit, numerimit dhe zgjidhjes se mosmarreveshjeve zgjedhore.

nderkohe te gjithe e dime qe pikerisht keto ishin mangesirat kryesore te ketyre zgjedhjeve, u punua serish mbi listat e votuesve te 2005-es si dhe kodi zgjedhor aspekti ligjor qe shume i kontestuar nga partite e vogla bile dhe vete e majta qe e nenshkroj u be "pishman" qe e beri.

Si dhe e vertete ajo qe tha Faja krahasimi ne kete raport u be me zgjedhjet e 2005-es pra nuk eshte bere nje analize me e detajuar e shtrire ne kohe.

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 16 Mars 2010 - 04:41:

Shyqyr qe po e heqin kte ambasadorin e U.S. nji komunist nji legen ,nji qe na mbron dhe Gay ne TV ,para ca ditesh Departamenti Amerikan i njohu Muzine Kokolarit veprimtarine saj kunder komunizmit ,shkon ambasadori dhe ja dorezon ca ish komunisteve qe jan mesuar me medalje fleta lavderimi gjith jeten .

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 16 Mars 2010 - 04:44:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

prandaj je zhduk ti se qenke bo me lek

un nji muaj ne Tirane ti u cave duke me takuar ....

Postuar nga AngelDevil datë 16 Mars 2010 - 06:17:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

un nji muaj ne Tirane ti u cave duke me takuar ....

po ti na trembe me balten mor cun ... thashe pale ne ca kafe me con

Ouu pse po e heqin ambasadorin urith ..... cne apo i mbaroj mandati?

  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.