Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga NS-6 datë 23 Maj 2011 - 00:36:

Tani po e shoh edhe une kete dokumentar
Faje, per video te tjera spektakolare te ftoj te shohesh Earth 2009



Ne fakt nje prodhim te tille e ka bere BBC me nje seri prej 12 dokumentaresh...nje spektakel te vertete

Thnx per linkun e dokumentarit me siper


Postuar nga lorie datë 23 Maj 2011 - 07:28:

Sot pashe

per here te dyte filmin The Fighter i bazuar mbi nje histori te vertete.
Me pelqejne ne pergjithesi filmat qe jane te bazuar mbi histori te verteta sepse zakonisht pasqyrojne dicka heroike qe nje 'average joe' as qe ta pret mendja ta beje,apo sic i quaj ndryshe 'underdog stories'.
Me pelqen sepse tregon forcen qe ka brenda njeriu per te bere gjera te medhaja, per te frymezuar njerez te tjere te bejne gjera te medhaja. Kjo ishte e tille, ishte shume reale me problemet qe kishte kjo familje
( problematic at its best and dysfunctional at its worst) Kishte momente prekese, te trishtuara por edhe per te qeshur. Me kujton disa eksperienca ne seancat terapeutike qe edhe pse shume te trishtueshme, sjellin njefare humori po ti shikosh me sy objektiv. If you can't cry ,you laugh at the situation at hand.


Postuar nga Fajtori datë 02 Qershor 2011 - 11:32:

Powder Blue (2009)

Film i bukur, i realizuar mire. Eshte pak ne stilin e Crash, por nuk ka aq shume qurravitje dhe ka fotografi me te bukur.


Postuar nga dylan datë 02 Qershor 2011 - 16:52:

relever les secrets

pershtypje ca te them menyra si njerzit mbajne sekrete per vite e vite pa ja treguar njeriu dhe vjen nje dite qe sjan ne gjendje ti mbajne me vetem per vete ,ndjejne ate nevojen te flasin me dike ti hellin perjashta


dje kam marr nje liber te ri psh qe titullohet
froudes d amour mezi po pres ta filloj me lexu acoma se kam fillu


Postuar nga dylan datë 03 Qershor 2011 - 16:34:

hahahahhahahahahha kur pashe sot ket temen dhe shof qe ishte pergjigja ime e fundit mendova kur postova xhanem ne ket tem
me pas mu kujtu qe do kem qen ne ato minutate emia te gjumit kur syt e mi mund te ken ber reflekse te gabuara hahhaha
filmit te fundit as qe ja mbaj mend titullin se di sa koh ka qe skam shiku nje


Postuar nga Petter datë 03 Qershor 2011 - 17:20:

H. Over 2... Hilarious movie


Postuar nga Agent Provocateur datë 08 Qershor 2011 - 22:03:

Dear John - trailer ufficiale italiano in HD

http://www.youtube.com/watch?v=L7R4q7vIEVM


Postuar nga Fajtori datë 08 Qershor 2011 - 23:28:

Dy te fundit:

Knight and Day (2010) me Tom Cruise. Film action i realizuar, por i ekzagjeruar. Ne ca pika ngjante me skena te Chuck Norris. Ne nje pike njeri hengri shqelm sa fluturoi 3 m tutje, u perplas pas dritares se trenit, e theu dhe kur po fluturonte jashte u mbajt te nje rresht me sallam...


Unleashed (2005) film shume i bukur, i pergatitur me kujdes ne cdo detaj, dhe shume origjinal. Meriton te shifet.


Postuar nga AngelDevil datë 10 Qershor 2011 - 14:07:

Me kishte mare malli me pa serish "The game" me Michael Douglas



Postuar nga Tulipani datë 12 Qershor 2011 - 21:05:

Elegy of a life: Rostropovich, Vishnevskaya (2006)

Nuk eshte film po dokumentar. Nuk mbaj mend kohet e fundit te kem pare nje dokumentar e mos te dua te mbaroje. E kisha prej kaq shume kohesh sa thashe nuk do shikohej me. Regjizori eshte Alexander Sokurov, tregon rreth jetes se violoncelistit me te madhe te gjitha koherave Rostropovich dhe gruas se tij. Mund dhe te mos te behet vone per muziken klasike, por s'ka mundesi mos dashurohesh me karakterin e karizmen qe percjellin ca njerez, do te doje vec ti kishe njohur.

ne youtube ska pjese.





Postuar nga kurt datë 12 Qershor 2011 - 22:25:

kam me shume se nje ore qe po degjoj muzik me violin neper youtube, thnx to tulipani:p


Postuar nga Tulipani datë 12 Qershor 2011 - 22:35:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
kam me shume se nje ore qe po degjoj muzik me violin neper youtube, thnx to tulipani:p


Thnx vetes tende thuaj, atyre qe su behet vone per muziken klasike dhe 1 minute eshte shume.


Postuar nga Fajtori datë 18 Qershor 2011 - 08:37:

Middle Men (2009)

Film goxha i bukur dhe terheqes. Tregon historine e zhvillimit te pornografise ne internet. Me sakte ndiqet nga pikeveshtrimi i Jack Harris, nje biznesmen qe u fut ne valle rastesisht duke patur marrdhenie me me mafian ruse dhe FBI. Realizim i rrjedhshem dhe i kujdesshem.


Postuar nga Fajtori datë 24 Qershor 2011 - 09:35:

Le premier cercle (2009)

Filmi me i merzitshem i 10 viteve te fundit. Realizim skandaloz, monazh pa lidhje, skena aksioni te gjata pa ritem, kolone zanore me piano ne mes te aksionit me bomba dhe pistoleta, dialogje te regjistruara keq dhe personazhe qe mezi degjohen (versioni origjinal frengjisht). Normalisht keto lloj filmash i mbyll menjehere, por meqe ishte francez thashe ti jap nje shans ta shoh deri ne fund. Le kur pashe fundin pastaj, pupupup. Une se kuptoj si i futen filmit action keta regjizore sikur po xhirojne soap opera.


Postuar nga kurt datë 24 Qershor 2011 - 15:43:

kam lexuar diku per nje film te ri serb, me titull Besa nemos gabohem,nga nje rregjizor serb. ka nje persnazh shqiptar qe bie ne dashuri me nje grua perendimore pianiste...
jam kurjoz ta shoh nese e gjen ndokush


Postuar nga lorie datë 25 Qershor 2011 - 06:26:

interesant kurt

s'e kam degjuar si film.

Water for Elephants. -----me pelqen Reese Witherspoon si aktore, ndoshta nder aktoret e mia te preferuara.She has spunk.

Filmi?- nice-nje cirk ne The Great American Depression.


Postuar nga SmoKer datë 27 Qershor 2011 - 01:10:

Everybody's fine




Hera e dyte qe e shoh kete film ......really touching !


Postuar nga oliinter datë 29 Qershor 2011 - 14:38:

you got mail

kisha kohe qe se kisha pare.


Postuar nga NS-6 datë 29 Qershor 2011 - 15:45:

Unknown...Thriller goxha interesant


Postuar nga Niqua datë 29 Qershor 2011 - 22:38:

kidnaping... me aktor shqiptar.. at one point they said they were albanians but not as kidnappers


Postuar nga Tulipani datë 01 Korrik 2011 - 21:33:

Una notte da leoni,

film tipik idiot me ndonje skene tek tuk per te qesh, nje kenge e lezetshme tek kolona zanore po qe rehat mund te ikesh tek biletaria e ti kerkosh te te kthejne parate e biletes. Majmuni ndoshta eshte gjeja me e lezetshme e filmit.


Tree of life

fituesi i festivalit te fundit te Cannes. Ka nje fotografi shume te bukur, pervec kesaj eshte goxha impenjues e mistik nuk mund ta shijosh nese nuk impenjohesh dhe ti. Nuk di ndoshta s'besoj ta kem kapur te gjithin, ne shume momente eshte cik si predikues. Gjithsesi qendra e filmit nuk eshte B.Pitt por mendja, mendja si magazine kujtimesh e ndergjegjesh, mendja si vend i vogel por dhe aq i madh. Si gjithmone disa filma si ky mos ikni ti shikoni me ke t'ju qelloje sepse mund te hani te shara ne fund.


Postuar nga Fajtori datë 20 Korrik 2011 - 20:24:

The Adjustment Bureau: Film i bukur ne stilin e Matrix (Kenau Reeves) ose The Devil's Adocate (Al Pacino, Kenau Reves). Fetaristet do ndjehen rehat per aluzionet e ekzistences se zotit, por zoti nuk permendet asnjehere ne film. Permendet "shefi" dhe plani i tij qe na dikton jeten e perditshme. Eshte goxha i arrire si film. Edhe filmi Inception i ngjan disi, por The Adjustment Bureau eshte i thjeshte per tu kuptuar.




Kohet e fundit kam pare dhe Unknown, film interesant por me nje fund disi banal. Nuk le asnje filozofi ne mend, thjesht mbaron banalisht. Gjithashtu kam pare Worse than war, dokumentar qe trajton pergjegjesite e genocideve dhe natyren njerezore qe arrin ne krime madhore.


Postuar nga Fajtori datë 20 Korrik 2011 - 20:28:

ah dhe nje film tjeter: Inside Job. Dokumentar qe heton krizen e 2008 ne SHBA. Ka intervista te bukura dhe spjegon mire, por nga ana artistike nuk arrin dot mbresat qe le "Enron: the smartest guys in the room".


Postuar nga kurt datë 23 Korrik 2011 - 04:39:

"horrible bosses" komedi e persosur


Postuar nga Fajtori datë 27 Korrik 2011 - 09:17:

Pashe prape the Adjustment Bureau. Kesaj rradhe me sy me teknik. Eshte film afer perfeksionit, i thjeshte dhe i kapshem per te gjithe. Montazhi preciz, fotografia e bukur dhe historia origjinale. Referimet fetare behen te dukshme vetem ne skenen e fundit. Nje fjali qe vlen te citohet nga filmi:

"Free will is a gift you never know how to use, until you fight for it."

Eshte film qe do plluskoje gjithmone ne kujtese.


P.s. Horrible Bosses eshte film i bukur dhe per te qeshur. E ka sekretin te aktoret e medhenj qe ka paguar me shumice. Ndryshe nuk do shkonte ta shihte njeri (dhe ndoshta nuk do ishte aq komik sa eshte).


Postuar nga kurt datë 27 Korrik 2011 - 13:21:

do ja hedh nje sy adjustment bureau.

ke te drejt fajtor, the cast ne horrible boses kane bere superb job


Postuar nga lule datë 27 Korrik 2011 - 13:38:

*Te vdesesh i lumtur*

fytyra e atij aktori me ka len pa gjum ter naten..
e ndjeva sikur t'me ndodhte mua ..boh.


Postuar nga Fajtori datë 02 Gusht 2011 - 09:04:

"The thing about my folks": film i thjeshte me Paul Reiser (autori dhe aktori i serialit Mad About You) dhe ate aktorin tjeter qe ben inspektorin Colombo. Film i thjeshte pa pretendime, merr ca trajta interesante teksa i biri kupton familjen dhe babain e tij plak gjate nje udhetimi me te. Eshte film qe le disi mbrese, ka edhe tone drame, por ndalon shikuesin ne gjerat e thjeshta te jetes qe harrojme ti vleresojme.



"Crank 2: High voltage": film action nga fillimi deri ne fund pa asnje minut nderprerje. Si mund te imagjinohet filma te tille kane skenar te dobet sa per te justifikuar aksionin. Por realizimi eshte shume i vecante. Krejt filmi ngjan wi film vizatimor japonez, me levizje te menjehershme dhe nje lloj shkeputje fotogramash qe nuk di ta spjegoj. Aksioni dhe montazhi te con neper mend stilin e Oliver Stone dhe makabritetin e Quentin Tarantino (kshu qe qarku i admirimit japonez mbyllet). Aspekti teknik eshte jashtezakonisht terheqes, sepse dallohet qe regjizori nuk eshte konvencional. Keshtu qe vajta ne kerkim te autoreve. Zbulova qe regjizoret jane dy tipa ekstravagante qe kane shpikur xhirimin mbi patina. Filmi eshte xhiruar me dy kamera te thjeshta; Canon XH-A1, 3000 euro dhe Canon HV10, 1000 euro. Regjizoret tregojne se tashme kamerat e nivelit te ulet kane arritur cilesine qe kishin kamerat profesionale qe shiteshin 4 vjet me pare. Ata thone se nuk ka rendesi me cfare filmohet, varet cfare do te tregosh, si kerkon te xhirosh, psh xhirimi me patina kerkon kamera te vogel. Ne fakt filmi ka ndryshime kendesh ne ecje qe ngjajne me ndryshimin e kendit ne Matrix. Por Matrix per te bere nje ndryshim kendi te personazheve ne ajer iu desh te vendoste dhjetra aparate fotografike ne rreth qe shkrepnin njekohesisht (investim i madh kohe, lekesh dhe nervash).
Pra, Crank 2 eshte film pak film adoleshencial, por teknika eshte shume e mire. Ka kushtuar 20 milione dollare dhe ka fituar 34 milione (shumicen jashte Amerikes, me siguri ne Azi, sepse ka aktore aziatike dhe pamje filmike nga Azia).
Nje kuriozitet qe vlen te permendjet. Ne 30 dite xhirime kane mbledhur 300 ore film. Pastaj ne studio i eshte dashur goxha kohe dhe nje skuader montazhieresh te zgjedhin skenat e duhura. Kjo domethene se regjizoret kane filmuar per 10 ore ne dite, 30 dite me rradhe. Rekord i veshtire.


Film tjeter, The Dilemma. Film i zakonshem i stilit amerikan ku duhet te triumfoje dashuria dhe tradhetia kryqezohet pa meshire. Dilema per te cilen behet fjale eshte si duhet te veproje shoku kur merr vesh tradhetine e gruas se shokut te vet. Ka pjese per te qeshur por nuk arrin te beje humor tamam. Vince Vaughin nuk eshte shume i hedhur ne ate rol, qe do e bente filmin me pikant.


Postuar nga lorie datë 03 Gusht 2011 - 00:54:

Pashe per kushedi te saten here

Pride and Prejudice me Keira Knightly. If I didn't know better, I would think I were addicted to the movie.


Nejse, skena me tension te larte qe me pare me pelqente shume ku Mr. Darcy dhe Lizzie takohen ne shi, mu duk shume kot fare kete rradhe. KOT FARE. Aq kot sa mendova, pse e kam pelqyer kete film kaq shume, me pare??

Skenat qesharake te atij filmi po i shijoj me shume ne fakt


Postuar nga kotka datë 03 Gusht 2011 - 00:57:

Re: Pashe per kushedi te saten here

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Pride and Prejudice me Keira Knightly. If I didn't know better, I would think I were addicted to the movie.


Nejse, skena me tension te larte qe me pare me pelqente shume ku Mr. Darcy dhe Lizzie takohen ne shi, mu duk shume kot fare kete rradhe. KOT FARE. Aq kot sa mendova, pse e kam pelqyer kete film kaq shume, me pare??

Skenat qesharake te atij filmi po i shijoj me shume ne fakt



sepse rritesh e dashur


Postuar nga kotka datë 03 Gusht 2011 - 00:58:

friends with benefits

hmmmm koti


Postuar nga cecilia datë 03 Gusht 2011 - 01:04:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
friends with benefits

hmmmm koti




Une shyqyr pashe kotken Nje puthje te madhe per ty kotka


Postuar nga kotka datë 03 Gusht 2011 - 01:11:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Une shyqyr pashe kotken Nje puthje te madhe per ty kotka



thank you e dashur the same to you
before "Friends with benefits" pashe "Bridemades"


Postuar nga kotka datë 03 Gusht 2011 - 01:12:

ha ha me erdhi nje e-mail nga forumi dhe u kujtova te hedh nje sy. long time 2 c u


Postuar nga lorie datë 06 Gusht 2011 - 07:06:

Re: Re: Pashe per kushedi te saten here

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


sepse rritesh e dashur



Ke shume te drejte.

te perqafoj nga larg.


Postuar nga NS-6 datë 09 Gusht 2011 - 00:39:

"Zoti i Luftes" me Nicolas Cage!
Fantastik i gjithe filmi i cili tregon realitetin e tregtareve te armeve dhe gjithashtu menyren se si ecin ato pune!


Postuar nga dylan datë 09 Gusht 2011 - 18:34:

kurr smbaj mend titullat efilmit e kurr si shof fillim mbarim ose ralll
i tille ishte dhe filmi mbrem e me keq si njof as aktoret kryesor te pakten jo me emra fytyra po

po cfare pershtypje me beri ishte kjo

nje mahskulli e nje femer u kishte vdekur ktij gruja asaj burri ne nje aksident me avion

dhe pas vdekjes se tyre burri merr vesh qe gruja e kishte tralltu ose me burrin e asaj grus ne fjale

tani ky burri dhe pse gruja ksihte vdekur gjithe cfare i interesont ishte te dinte pse e kishte tralltu per ca arsye se ne mendjen e tij kishte qen i lumtur me te
e gjate gjithe kohes provonte te gjej arsyen pse
smund te jem i qet thoshte po se mora vesh pse
si perfundim nje pse nuk kishte thjehst nje dehsir si gjithe tralltit e tjera e ne fund kta te dy qe u vdekun burr gru u dashuruar me nejr tjetrin kaq


Postuar nga kotka datë 09 Gusht 2011 - 23:33:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
kurr smbaj mend titullat efilmit e kurr si shof fillim mbarim ose ralll
i tille ishte dhe filmi mbrem e me keq si njof as aktoret kryesor te pakten jo me emra fytyra po

po cfare pershtypje me beri ishte kjo

nje mahskulli e nje femer u kishte vdekur ktij gruja asaj burri ne nje aksident me avion

dhe pas vdekjes se tyre burri merr vesh qe gruja e kishte tralltu ose me burrin e asaj grus ne fjale

tani ky burri dhe pse gruja ksihte vdekur gjithe cfare i interesont ishte te dinte pse e kishte tralltu per ca arsye se ne mendjen e tij kishte qen i lumtur me te
e gjate gjithe kohes provonte te gjej arsyen pse
smund te jem i qet thoshte po se mora vesh pse
si perfundim nje pse nuk kishte thjehst nje dehsir si gjithe tralltit e tjera e ne fund kta te dy qe u vdekun burr gru u dashuruar me nejr tjetrin kaq



nje nga pershkrimet me interesante dhe me te bukura qe kam lexuar per nje film


Postuar nga dylan datë 10 Gusht 2011 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


nje nga pershkrimet me interesante dhe me te bukura qe kam lexuar per nje film



shuem film interesant po preblemie shte qe smund tregoj titullin cfare me beri shume me tepr pershtypje ishte kjo

gruja i vdiz ju aksidentu pse ti interesonte aq shume te dinte te verteten pse e kishte tralltu

po i vinte inat se ky ksihte qen i lumtur me te te pakten ashtue mendonte ,donte te dinte cfare e shtyu
po fundja ce shtyn njeriun dicka tjeetr pervec se nje deshir ku ta dish nevoja njerzish te dnryshme


Postuar nga lorie datë 04 Shtator 2011 - 23:04:

THOR

prisja ndonje gje tjeter. Ishte njecike predictable. Mesazhi me pelqeu.


Postuar nga NS-6 datë 10 Shtator 2011 - 21:02:

The Ghost Writer



Shume interesant si film dhe te mban pezull deri ne fund me historine qe ka! Kur interesat ne loje jane te medha, sakrificat jane te pranueshme!


Postuar nga dylan datë 10 Shtator 2011 - 23:33:

the chita girls - se dio e shkrova mir apo jo -


pershptypje kercimi qe bejm skam te ngopur ti shof e si kendojn nice


Postuar nga Fajtori datë 15 Shtator 2011 - 09:15:

The ghost writer (2010)
Film i bukur dhe i realizuar mire. Vetem se filmat qe fshehin sekrete per ne fund ngjajne si kuti te hapura qe nuk shifen per here te dyte. Ka aktore te mire, nje pjese e te cileve dalin kalimthi. Kjo e ben filmin goxha te mire (mendo James Belushi luan vetem 3 minuta, Eli Wallach vetem nje skene; Eli Wallach eshte il brutto tek "Il buono, il brutto e il cattivo"). Sidoqofte, filmi eshte i bukur, por jo "outstanding".



Nobody's baby (2001)
Film disi i vjeter si nga stili dhe nga ngjyrat (akoma me format 4:3), por goxha realist dhe i bukur. Dy aktoret kryesore jane shume te zote (njeri eshte Gary Oldman). Nga nje ane filmat qe flasin per dashurin ndaj femijeve prekin gjithmone, por nga ana tjeter nuk jane kollaj te behen. Ky per me teper e arrin goxha bukur. Te sjell pak sensacionin e filmave si Maybe Baby dhe Gjithe faji eshte i Parajses. Por e ben duke te futur ne ambjentin e qosheve te humbura te Amerikes.



À la folie... pas du tout (2002)
Film francez qe fillon disi avash dhe i merzitshem, por behet interesant nga mesi. Tregon dashurine e nje vajze per nje doktor te martuar. Por gjerat nuk jane aspak si duken. Ajo qe arrin te nxjerre mire filmi eshte bota e mitomanise dhe njerezve genjeshtare. Ashtu si e kam thene here tjeter keta njerez nuk jane thjesht genjeshtare por krijojne boten e tyre (kane simptoma skicofrenie dhe psikoze). Sistemi shqiptar ku mbizoteron thashethemi i lufton kollaj keto forma. Por nese shoqeria respekton privatesine dhe nuk fut hundet ne punet e tjetrit, atehere mitomanet dhe psikotiket kane jete te gjate. Per me shume shikoni filmin. Por mos prisni ndonje prodhim dinamik. Eshte film tipik europian, qe ia vlen te shihet per kuriozitet.


Postuar nga briseide datë 19 Shtator 2011 - 03:21:



Me pelqeu edhe pse pak i ngadalte,i pershtatet kohes kur eshte xhiruar - 1975 - tregon historine e vertete e se bijes se Victor Hugo(e performuar nga Isabelle Adjani),e cila le shtepine per te ndjekur ishull me ishull nje oficer qe dashuronte marrezisht,duke prekur edhe telat e cmendurise per faj te nje dashurie te pa shprese.Regjia e François Truffaut.


Postuar nga kurt datë 19 Shtator 2011 - 06:19:

"adjustment bureau", nuk me pelqeu.. ishte ok. concepte qe i dijm dhe qe diskutohen me shume perdite nga adioleshentet

"limitless" ky ishte edhe me kot, kushdo qe ka bere kokaine ectecy apo ndonje pain killer morfine ndonjehere ne jete i din kto gjera. kot fare

"the debt" ishte film i mire, pavarsisht se cifutet jane te perssosur ne propoganden e tyre ne shaklle globale, perseri filmi ishte i mire, nga filmat me te mire kto kohet e fundit.


Postuar nga Endri datë 19 Shtator 2011 - 18:43:

Kjo e fundit e kam pa recently. Me pelqeu.


Postuar nga Fajtori datë 22 Shtator 2011 - 11:25:

Fast and Furious: Fast Five (2011)
Film i bere mire me plot aksion dhe skena spektakolare. Ne fakt mu duk pak teper perfekt dhe i kujdesshem ne cdo detaj dhe cdo prerje. Prandaj i hodhan je sy sa kishte buxhetin. Zblova se ka kushtuar ...mbani frymen... 125 milione dollare.

Eshte shifer astronomike. Por paska fituar pastaj 600 milione nga dalja ne Prill e deri tani. Hajde biznes hajde. Sidoqofte, film interesant qe jep nje leksion regjie aksioni Evropes (se Azia ia ka marre doren, madje regjizori Fast Five eshte aziatik).


Postuar nga lorie datë 03 Tetor 2011 - 06:19:

Nuk eshte i fundit

por me ka lene pershtypje me shume se te tjeret.
Hotel 1804- a psychological thriller. U nis si per film i frikshem por s'ishte dhe aq i frikshem sa mendoja. Ishte predictable por te bente dhe te mendonte. Gjate gjithe filmit mendova si do kisha vepruar une ne ato situata te frikshme. Me pelqeu the main character's resilience and problem -solving skills.


Postuar nga BIONDIA datë 29 Nëntor 2011 - 00:14:

Nentori i dyte ...jua keshilloj ne prag festash .


Postuar nga Fajtori datë 11 Dhjetor 2011 - 05:43:

Natale in Sud Africa

Ka raste qe filmat marrin kritika se kane skenar idiot, por realizimi mund te jete i mire nga ana teknike. Ndersa ky film eshte nje film me skenar idiot dhe me realizim skandaloz. Efekte speciale te bera keq (dhe filmi eshte plot me efekte speciale dhe kafshe fallco), akterim merre me long, montazh si qethje te urgjenca. Shkurt hesapi, film me idiot nuk mund te prodhonte leku italian.

Spikat vetem Giorgio Panariello, i cili eshte i disati film qe akteron me mire se te tjeret. Harrojme Christian De Sicen qe po behet 60 vjec dhe akoma s'ka mesuar te beje personazh tjeter pervec vetvetes (dhe qe ka hyre ne kinema prej te atit se aktor te tille nuk e fusnin as ne Grande Fratello). Belen akteron me bythe, e kam fjalen fizikisht. Nuk ka haberin e akterimit dhe hyn ne rradhet e shume femrave qe hyjne ne keto filma per te treguar bythet (prodhim i kultures Berlusconiane).

Kaq dhe shume fola per kete film. Keto lloj artistesh jane turpi i Italise. Tregues se ka dicka qe nuk shkon perderisa harxhojne leket me prodhime te tilla.


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.