Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 161 162 163 164 165 166 167 168 169 [170] 171 172 173 174 175 176 177 178 179 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 15 Mars 2013 - 00:06:

(vazhdim) Tani ti shikojmë detajërisht përkthimet tona. Në tekstin e dhënë nga autori gjerman kemi nga ai (apo Hrozni) një ndarje fjalësh, të cilën ne nuk e respektuam 100 %. Qysh në fillim, "nu" dhe "an" jepen (me vizë në mes), si një fjalë e vetme. Ne i muarëm si dy fjalë të veçanta; tani + han. Një shqipfolës e dallon edhe "an", ndërsa për "nu" ai mund të ketë vështirësi, ose ndoshta kjo gjindet diku në shuarje e sipër në ndonjë dialekt të shqipes. Gjermanët e përdorin në kuptimin e tani. Në variantin e dytë, fjala e parë (nu) është e kuptueshme në shumë gjuh’ europiane, në shqipe gjithashtu.
Më tej, gjetja e dy “z”-ëve pranë njëra tjetrës e çon shqipfolësin insiktivisht tek fjala “e zezë”, pa e ditur se çka më tej teksti. Mirpo me ndarjen e Hroznit, edhe pjesëzat e mëtejshme (-at-te-ni) i përkasin një fjale së bashku me dy “z”-ët. Ne e injoruam atë ndarje duke u dhënë atyre pjesëve kuptime fjalësh të tjera: atit tonë, këtu mendoj me kuptim figurativ si Zoti, feja e tyre, atdheu.
Në pjesën e dytë të fjalisë shohim menjëherë një “w”. Në një farë mase kjo është një paturpësi e gjuhëtarëve gjermanë, ndonëse në rastin konkret përkthyesi fillestar ishte një çek që banonte në Vienë. Pjesa më e madhe e gjuhëve europiane kanë për tonin v shkronjën v, ndërsa në anglisht dhe gjermanisht gjejmë për atë ton si shkronjën v ashtu edhe shkronjën w; kjo e dyta tonizohet vetëm si v, ndërsa e para edhe si f. Themi paturpërsi sepse ky ton gjermanizohet në vend që të europianizohet, pasi si në rastin e evolimit të fjalës Wasser nga më të hershmet uase, uashër, ashtu edhe në rastin e vatrës, vatarit, vatanit, frateria, fraterna, etj., kemi si piknisje gjithnjë atë ton të zbutur të v-ës, i cili u ruajt kështu (v) edhe si injicial shkronjor në shumë alfabete europiane.
Përsa i përket kësaj fjale, vatar-i, lexuesi i sotëm shqiptar është mësuar ta dëgjojë vetëm nën dialektin verior, atë që përdor në vend të “r”-ës jugore, “n”-ën veriore, pra vatani. Mirpo unë e pranoj këtë “r”-ë këtu, ngaqë qysh herët është përdorur në atë popullsi fjala “vatër” në kuptimin e atdheut. Më poshtë do të vinë vetvetiu shumë fakte gjuhësore, ku lexuesi do ta kuptojë shumë mire nga e ka prejardhjen ai vetë, babai i babës dhe babai i nënës. Aq qartë do të shpalosen faktet historike. Sa për dijeni, kjo fjalë (vatër, vatra) gjindet edhe në gjuhë të tjera europiane. (vazhdon)


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 161 162 163 164 165 166 167 168 169 [170] 171 172 173 174 175 176 177 178 179 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.