Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 162 163 164 165 166 167 168 169 170 [171] 172 173 174 175 176 177 178 179 180 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga RROLJA datë 08 Shkurt 2007 - 03:26:

Re: Eh...

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali



Ne fakt, ka nevoje per disa sqarime:

1. Shqiptaret para se te ishin te krishtere kane qene pagane, prandaj nuk eshte e drejte te dalesh dhe te thuash qe kemi qene te krishtere, po nuk percaktove dhe se cfare kane qene paraardhesit tane dikur para se te lindte Krishti.

2. Shqiptaret e kohes se turkut, iu pelqeu bakllajavaja e sulltanit te Turqise, haremet e tij dhe u konvertuan ne muslimane, sidomos te pasurit shqiptare qe e bene kete per te shtuar privilegjet e tyre. Dhe normale qe bujkroberit arber te konvertoheshin pasi i "prishnin" privilegjet pronareve te tyre.

3. Perhapja e fese me dhune dhe gjak???? Se mos kane qene vetem turqit te paret qe e perdoren kete metode. Apo harrove katoliket e Spanjes gjate Inkuizicionit qe vrane, prene dhe perndoqen cifutet vetem sepse ishin jo-katolike(shih Historine Boterore, Kalifati i Kordoves, Inkuizicioni dhe Katolicizmi Spanjoll, ne internet e gjen kollaj). Inkuizicioni spanjoll mbijetoi per 400 vjet gati, deri vitet 1800(te pakten turqit nuk dogjen te gjalle ndonje dijetar si puna e Xhordano Brunos vetem se tha qe Toka rrotullohet rreth Diellit). E pra, shembuj te perhapjes se nje feje me dhune ka pasur kudo, nuk eshte aspak e drejte te akuzosh nje fe ne kurriz te tjerave kur vjen puna per dhune dhe masakra. Mos harro, qe faji i krimeve eshte individual, dhe eshte po individi qe duhet te gjykohet, jo feja (ketu nuk flasim per ideologjite ekstremiste qe kerkojne zhdukjen e nje grupi te caktuar njerezish).

___________________________________________

Te behet si Franca!!!!! Bah, Franca deri ne vitet 60-te shtypte me forcen e armeve protestat e algjerianeve per pavaresi, jo te me marresh shembull nga ata.

Personalisht do preferoja Danimarken si shembull, mbi 200 vjet mbreteri dhe me nje shembull tolerance te konsiderueshme (harroni protestat e karikaturave, pasi ketu ne Danimarke muslimane dhe jo-muslimane dolen se bashku duke protestuar kunder djegjes se ambasadave daneze ne Lindjen e Mesme nga ca injorante). Ne shkolla publike shkojne dhe femije te emigranteve me origjine arabe, dhe mbajne shami.

Ne universitetin ku jam une, ka plot vajza me shami, madje universiteti ka dhene dhe nje dhome ku muslimanet shkojne te falin namaz. Personalisht nuk kam qene ndonjehere te falem aty, por e di shume mire qe ekziston.
Asnje ankese per diskriminim fetar nuk kam degjuar deri me sot ne Danimarke, mgjs kur lindin femije, prinderit zyrtarisht duhet ti regjistrojne me kishen akoma dhe sot e kesaj dite (per arsye historike dhe sigurie, mqs kleri fetar ne kohet e vjetra kishte mundesi te mbante arkiva dhe ti ruante ato per regjistrim te popullsise).


Ndersa ne Shqiperi, shqiptaret ngaqe jane pertace te medhenj, ngaqe jane me te korruptuarit ne shkalle globale, ngaqe dhe pse dolen ne demokraci akoma nuk kane ndertuar nje shtet te hajrit, ngaqe akoma sot e kesaj dite nuk kane uje te rrjedhshem dhe energji 24 ore(mgjs jemi nga te paret per burime hidrike ne Europe) etj etj ne vend te kerkojne pergjegjesine tek vetja, rrine e ja vene fajin fese, rregullave te saj(me e sulmuara feja Islame) dhe turqve, duke harruar qe turqit iken zyrtarisht
para 95 vjetesh.




po pse nuk ben dhe ca pyetje te tjera ti zoteri?
:pse nuk tolerohen manifestimet e te krishtereve ne shtetet islamike?
:pse denohen me vdekje ato islamista qe nderrojne fe ne shtetet islamike?
:etj, etj


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 162 163 164 165 166 167 168 169 170 [171] 172 173 174 175 176 177 178 179 180 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.