Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 162 163 164 165 166 167 168 169 170 [171] 172 173 174 175 176 177 178 179 180 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 07 Nëntor 2009 - 01:51:

Ambasadoret skandalizohen nga justifikimi i dhunes ndaj Mero Bazes

Ja cfare thote ambasadori amerikan, troç fare:
"Kam lexuar me kujdes gjithcka qe eshte shkruar dhe reagimet ndaj sulmit. Me duhet te them qe disa prej atyre reagimeve une i gjej qe jane tejet te veshtire per t’u kuptuar. Ne fakt kam lexuar editorial dhe komente te tjera qe lene te kuptoje se ajo qe Mero Baze ka bere ka qene e merituar dhe se ai e ka provokuar kete me shkrimet e tij. Ishte e trishtueshme qe ne bisedat e mia personale me disa qeveritare dukej sikur i bashkangjiteshin ketij qendrimi. Ne fakt duhe te them qe u shokova kur mbreme degjova nga zotin Frangaj gjate emisionit “Opinion” qe rrahjet jane te justifikuara ne kete situate. Jam kategorikisht kunder asaj qe ai shprehu, por gjithashtu doja t’i thoje se une i jap te drejten qe ai te shprehi mendimin e tij pavaresisht se nuk jam dakort me te”, u shpreh Withers.

Pastaj shton:
“Shqiperia ka nevoje ta provoje veten se e ka merituar anetaresimin ne keto aleanca te fuqishme (ref. NATO). Ajo qe une dua t’ju them eshte qe nje test i kesaj gadishmerie do te jete menyra sesi institucionet shqiptare do te pergjigjen ndaj ketij sulmi.

Ne te njejten vije me zyrtarin amerikan ishte edhe ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=166991

--------------------------------------------
Ike plaku Merre...
Me ne fund po perplaset ne fytyre mentaliteti i poshter qe kane shqiptaret e te gjitha niveleve. Ai mentalitet qe justifikon dhunen me idene "e kruajti vete".


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 162 163 164 165 166 167 168 169 170 [171] 172 173 174 175 176 177 178 179 180 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.