Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Me duket se jam shnderruar ne nje turist profesional. Valle ka te tille? Domosdo qe ka mbasi rasti konkret po mendon dhe shkruan. Ekuacion i vjeter me shume ndryshore i Dekartit. Por fakti mbetet qe tjetersimi ka kohe qe ka mbaruar dhe i harruar mbrapa nje aparati fotografik te quajtur kujtese u shnderrova ne nje turist babaxhan qe kurre nuk tradheton parimet e tij te vezhgimit nga jashte dhe te levizurit me tutje.
Edhe tani po e zgjas koken si lejlek per te kuptuar me shkoqur cfare po ndodh, por edhe kete rast e di qe nuk kam per te ndaluar. Qendro, vezhgo, ndonjehere kupto, qesh, argetohu, ndoshta trishtohu per pak, pelqe, percmo dhe pastaj rregullo kapelen mbi koke dhe nisu per ne nje tjeter vend per te soditur, nje tjeter aventure, nje tjeter e panjohur.
Nuk ka rendesi nqs nderhyj ne jeten e dikujt tjeter, ndez nje flake shprese, leviz nje gur themeli apo shuaj driten ne ndonje strofkull. E cfare rendesie duhet te kete per mua kur une gjithmone eci tutje dhe nuk marr mundimin te mendohem dy here per dicka? Kjo eshte e mira e turistit. Kurre nuk ndjehet pergjegjes per te bere dicka, mbasi nuk eshte vendi i tij, hesapi i tij. Kot nuk thone: je thjesht turist ne kete vend.
Ndoshta, jo thjesht supozoj qe ndoshta, ky lloj turizmi shpirteror do te me lodhe nje dite dhe do te kerkoj te kthehem perseri ( marr fryme thelle) ne shumedimensionalen "shtepi", ku gjithcka eshte e njohur dhe te prek ne shpirt. Por mbas gjiiiithe kesaj kohe... nuk mbaj me mend cfare kam thirrur shtepi.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.