Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
(vazhdim) Në pjesët e tjera të tekstit ne kemi dhënë dy variante, pra kemi ndryshuar kështu deri diku edhe kuptimet e tyre. Pjesëzën "ma", ne e kemi dhënë në variantin e parë në kuptimin e të madhes, ndërsa në variantin e dytë në kuptimin e foljes me u majt (mbajt). Ne nuk e dimë nëse zanorja "a" është shkruar në tekst nga shkruesi i atëhershëm, ashtu siç nuk e dimë se sa përkojnë ato viza të shkrimit kail me shkronjat latine. Ne dimë që shkronjat latine përpiqen të japin sejcila një ton të caktuar, gjë që ky alfabet nuk e ka arritur në asnjë gjuhë të europës dhe atyre të vëndeve të tjera ku përdoret. Ne nuk dimë se ç’japin vizat (kaligrafia) sumero-akade-hetito-babilonase. E themi këtë se, nëse vërtet ky shkrues i atëhershëm ka folur këto fjalë tonat, ai duhet të ketë dalluar ngjashmëritë e mëdha dhe ndryshimet e vogla të fonetikës së fjalëve të ndryshme (me kuptime jo të njëjta pra). Kjo gjë do ta shtynte atë, që në këto raste, ai ndryshim i vogël të jepej edhe në shkrim, ndryshe lexuesi tjetër mund ta ngatërronte.
Nejse, edhe pa e ditur këtë ne i qëndrojmë të dy alternativave tona. Pjezësat e fundit i kemi dhënë, për rastin e parë: ka ut (humb), duke menduar se ka mundësi që kjo "ut" të ketë patur kuptimin e humbjes, pasi në shqipe ruhet akoma folja dhe fjala hutoj/hutohem dhe hutaq, gjë që e bën të qartë se kush është hutaq edhe humb (hup –dial.). Në rastin e parë ne kemi dhënë për te-ni kuptimin e djemëve, por këtu po aq bukur do të ishte edhe kuptimi i teni (filli), pra ky vend që po e ha e zeza ka humb fillin (drejtimin). Në variantin e dytë, për fjalët e fundit kemi dhënë kuptimet përngjitëse të mbajtjes: te ne; të treja këto fjalë të fundit së bashku me fjalën e parë të tekstit, i japin një kuptim tjetër këtij teksti. Pamvarësisht dy kuptimeve të ndryshëm që i japim ne atij teksti, shumë fjalë janë të njëjta në të dy variantet. Kjo nuk është provë vërtetësie e hipotezave tona, por kjo i mbështet edhe më hipotezat tona. Vërtetësinë e dy hipotezave tona (d.m.th. njërës prej tyre), e vendosin ata që meren me hetitologji (në shumicë mendimesh dhe jo njëri, se këtu nuk jemi tek hoxha dhe prifti i fshatit), e vendosin këta studjues të cilët, (sipas librit ku bazohemi dhe emisioneve televizivë), kanë edhe qindra tekste hetite të padëshifruara e papërkthyera akoma. (fund)
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.