Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Vizioner datë 18 Maj 2011 - 21:13:

KQZ, standarde të dyfishta për pavlefshmërinë e votave

Ngatërrimi i kutive ku hidhen fletët e votimit dhe shpallja e kandidatit fitues
nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është rasti i parë në Shqipëri.

Katër vite më parë ky institucion ka marrë vendimin për shpalljen fitues të kandidatit socialist në Durrës, Vangjush Dako pasi Komisioni Zonal i Administrimit te Zgjedhjeve nuk ka pranuar që të miratojë tabelën përmbledhëse, rast identik me atë të njësisë numër pesë.

Gjatë miratimit të këtij vendimi kanë qenë pjesëmarrës tre nga anëtarët e sotëm Arben Ristani, Klement Zguri dhe Dëshira Subashi. Komisioni është kryesuar nga Çlirim Gjata
një personazh ky që ditët e fundit është bërë avokat i Berishës dhe ka dalë kundër vendimit te firmosur prej tij në 2007.

Për ironi të fatit situata ngjan në mënyrë identike me rastin Basha-Rama. Edhe në këtë rast diferenca ishte aq e vogël (227 vota) sa nëse KQZ pranonte ankimin e Telitit, ky i fundit shpallej fitues. Në Vendimin Nr 1575 datë 13.03.2007 është hedhur poshtë kërkesa e kandidatit demokrat për Bashkinë Durrës Armand Teliti, i cili kërkonte rivlerësimin e votave që ishin hedhur jo në kutinë e kryetarit, por atë të këshillit.

Pretendimet e demokratit Teliti janë identike me pretendimet e Berishës për mos shpalljen fitues të Edi Ramës për zgjedhjet për kryetar Bashkie.

Në përfundim të shqyrtimit, KQZ vendosi mospranimin dhe rrëzimin e ankimimit të kandidatit demokrat Armando Teliti i cili kërkonte rivlerësimin e votave të cilat janë hedhur gabimisht në kutinë për këshill.

------------------------------------------------


...Ka me qarte???????? Fakte dhe vetem Fakte.


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.