Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga trojani datë 14 Shkurt 2010 - 14:53:

Rrëmben dhe dhunon sërish ish të dashurën. Policia arreston 26-vjeçarin, por vajzës n

Rrëmben dhe dhunon sërish ish të dashurën. Policia arreston 26-vjeçarin, por vajzës nuk iu dha urdhri i mbrojtjes
Thellohet skandali me djalin e ish-prefektit të Fierit, Rauf Troka. Ndërsa ishte në hetim për plagosjen e ish të dashurës, Ertilda Spahos, dje ai e ka rrëmbyer dhe dhunuar sërish “vajzën e zemrës”. Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se 26-vjeçari është ndaluar dhe ndaj tij rëndon akuza e “pengmarrjes”.

Rrëmbimi
Ka qenë ora 09:30 e ditës së djeshme, kur Erion Troka i është drejtuar Komunës Levan në Rrethin e Fierit. Policia konfirmon se ai ka shkuar në zyrën e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike të kësaj komune, ku prej disa muajsh punon ish e dashura e tij, Ertilda Spaho. Në sy të dhjetëra personave që prisnin të aplikonin, Erion Troka e ka marrë me dhunë 26-vjeçaren dhe e ka tërhequr zvarrë deri në automjetin e tij, që e kishte lënë në hyrje të komunës. Ai e ka goditur me shqelma dhe grushte vajzën, pa u shqetësuar nga dëshmitarët e shumtë, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Pas sinjalizimit të ardhur në komisariat, policia është vënë në lëvizje dhe ka lëshuar një qarkore urgjente në të gjitha postblloqet e qarkut, duke dhënë informacion për rrëmbyesin dhe makinën me atë cilën ai po largohej.

Pas afro dy orësh vajza është paraqitur vetë në polici, ku ka kryer denoncimin e radhës. Rreth mesditës, policia ka gjetur edhe Erion Trokën. Zyrtarisht burimet policore kanë thënë se ai është ndaluar dhe ndaj tij rëndon akuza e “pengmarrjes”. “Ne po hetojmë mbi rastin në fjalë. Për Erion Trokën kemi pasur kallëzime të tjera, por është prokuroria ajo që po merret me rastet e mëparshme, ndërkohë që ngjarja e së premtes është në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor”, janë shprehur zyrtarisht drejtues të lartë të policisë së Fierit.

Ndërkohë, Ertilda Spaho ka treguar për “Shqip” se Erion Troka, dy ditë më parë kishte shkuar ta takonte, por sapo ka parë të atin e saj, është larguar me shpejtësi. Ndërkohë ajo ka thënë se javën e fundit, në telefonin e saj kishte marrë disa mesazhe kërcënuese nga 26-vjeçari. “Isha duke punuar, kur ai erdhi dhe më mori me forcë. Thërrisja për ndihmë, por askush nuk ndërhyri”, rrëfen për “Shqip” 26-vjeçarja. Më tej, ajo thotë se Erion Troka kishte përgatitur në pjesën e pasme të makinës një vend për ta fshehur dhe duke kaluar nëpër disa rrugë rurale, ka marrë drejtimin për në qytetin e Patosit. Më pas ai ka dashur ta çojë në një motel në qytetin e Patosit, por recepsionisti i kishte thënë se nuk kishte dhoma të lira. “Në këtë moment i shpëtova nga dora dhe ju drejtova një makine që pashë në anë të rrugës. I kërkova ndihmë shoferit, por ai vetëm më shihte, askush nuk më ndihmoi. Më pas Erioni më çoi në një lokal në Patos, ku nisi të më rrahë”, vijon rrëfimin Ertilda. Ajo tregon se në një moment ka mundur t’i shpëtojë nga duart dhe menjëherë ka hipur në një taksi me targa të verdha, e cila e ka çuar në polici. Por edhe pas marrjes së informacionit për arrestimin e dhunuesit të saj, Ertilda Spaho nuk beson në drejtësi. Ajo thotë se vetëm një ditë më parë ka qenë në gjykatë për marrjen e urdhrit të mbrojtjes. Gjyqtar ka qenë Taulant Banushi, i cili mësohet se i ka komunikuar Spahos që nuk ia mundëson urdhrin e mbrojtjes, pasi nuk ia parashikon ligji. Ndërkohë 26-vjeçarja dhe familja e saj bëjnë apel për dënimin e Erion Trokës. “Nëse shteti ekziston, le ta trajtojë këtë rast. I kërkoj ndihmë edhe Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila i ka kushtuar vëmendje dhunës ndaj grave. Bëj apel për drejtësi, nuk dua më shumë”, ka përfunduar rrëfimin e saj 26-vjeçarja.


  Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.