Forumi Horizont Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 164 165 166 167 168 169 170 171 172 [173] 174 175 176 177 178 179 180 181 182 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)


Postuar nga tolstoy86 datë 04 Korrik 2007 - 12:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas


Edhe mua me pelqen se si shkruan, e ta them pa te lige...E ke filluar shume mire, por pak nga pak ke rreshqitur per te dale prape ne fis....A nuk ndjen njefare ngazellimi kur shkruan se intelektuale te "fuqishem", (kushedi se cdo te thuash me kete fjale), jane kthyer ne fene islame??Intelektuale, fjale qe do te thote njeri me inteligjence te eperme ne krahasim me mesataren,njeri mendja e te cilit fluturon me lart se jona, perqafojne Islamin duke pranuar te fshijne cdo lloj mundesie mendjes se tyre qe te bredhe e lire!!!!!Mah...Edhe mund te jete, po pse te ngazellen, ne nje koke kur per nje mysliman ai s'eshte vecse nje shpirt tjeter i shpetuar njesoj si bujku????

Kur flet per Kristianizmin , mendoj se e ben hapin me te gjate se sa kemba...Flet per politeizem, dmth qe ja fut kot....Nga ana tjeter eshte e pashmangsme, kur degjon vetem fyellin e islamit.....Po deshe te thellosh pak dijenite e tua ka teme te posacme per trinitetin......

Sa per balancimin e konvertimeve(nderrimeve te fese), nuk jam shprehur, pasi nuk kam statistika qe te flas....Them vetem se ka nga te dyja palet....Por a me thua pak se c'paraqet per bashkesine myslimane nje mysliman qe nderron fene???



Te thashe qe do me thoje : Po shet mend.. (intelektuale te fuqishem, nga mendja e kam fjalen, mgjs kohet e fundit ka shume doktore qe bejne palester dhe muskuj..nejse, )
Kam degjuar shume fyella lali, kam pare qe vetem islami jo vetem qe nuk stonon (si cdo fyell tjeter), por leshon melodi aq te bukura, saqe cdo perpjekje te behet per te nxjere tinguj te tjere, nuk do rezujtoje vecse ne melodi mediokre. Ne kete kontekst, 'ngazellimi' qe nje njeri tjeter shpeton (fare mire mund te jete edhe babai im, e te mos gezohem as ate here?) vjen nga tinguj te ketij 'fyelli'; Ja nje tingull te bukur:

Pejgamberi s.a.s ka thënë: " Nuk ka besuar askush prej jush derisa te dëshironi për vëllain tuaj atë që dëshiron për vete" (transmetojne Buhariu dhe Muslimi)

se cdo thote vellai, duhet te jete e qarte, po ashtu, te deshiruarit per vellane ate qe duam per veten, i bie qe te 'ngazellehemi' per shpetimin e tij por kurrsesi te bejme 'kaposhllik', ehh sna le 'fyelli':

Pejgamberi a.s.v ka thene "Allahu më shpalli mua: bëhuni modest, mos mburreni njëri tjetrit dhe mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit." (Transmeton Muslimi)

Tema e trinitetit, haha, po cili nga ju e di se ceshte mer daj, po ku e di qe nuk jam munduar shume here te kuptoj se cdoni te thoni (e jo nga budallelliqet qe shkruhen ketu, por kam fole edhe me prifterinj) e prape gjeja me e 'qarte' ne gjithe kete mesele, eshte fjala 'politeizem. Mos ju fut asaj teme se eshte pika juaj me e dobet.. mos shko si cjapi te kasapi

nqs di anglisht shiko pak kete videon

http://www.youtube.com/watch?v=E6K0627FiCk

shendet


  Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 164 165 166 167 168 169 170 171 172 [173] 174 175 176 177 178 179 180 181 182 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.