Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 164 165 166 167 168 169 170 171 172 [173] 174 175 176 177 178 179 180 181 182 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2010 - 00:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
... por edhe te varferit mund te levizin sa here te duan neper Europe.


Piktor, pse, ja prene Bileten Sala apo europa?!

Mos doje te thoje qe, gjithkush mund te levizi tani lirshem SIPAS MUNDESISE=takatit Finanziar?!


Postuar nga Piktor datë 09 Nëntor 2010 - 00:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Piktor, pse, ja prene Bileten Sala apo europa?!

Mos doje te thoje qe, gjithkush mund te levizi tani lirshem SIPAS MUNDESISE=takatit Finanziar?!

Ne Athine me autobuz kushton lire, ne Itali me traget deri ne Trieste, Bari, Brindisi apo Ancona pastaj merr trenin. Ka me lire se kaq.


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2010 - 01:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ne Athine me autobuz kushton lire, ne Itali me traget deri ne Trieste, Bari, Brindisi apo Ancona pastaj merr trenin. Ka me lire se kaq.


Piktor, mos harro se une kam Agjensi Udhetimi dhe i di shume mire cmimet, ne cdo linje, te pakten ne lidhje me Shqiperine!
Tjeter, llogarit qe rroga mesatare ne Shqiperi eshte 250 deri 300 Euro ne Muaj pra, nje muaj pune = gati me nje udhetim!

Edhe shume njerez qe punojne e jetojne ketej, nuk e kane te lehte te udhetojne per ne Shqiperi kur i do qejfi dhe do mendohen disa here perpara se ta bejne rrugen, ne lidhje me cmimet!

Nejse...te kuptohemi, kjo bisede qe po bejme, nuk venit Rolin dhe Rendesine shume te vlefshme te Lirimit te Vizave!


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2010 - 02:25:

Përmbyset autobusi, Policia: Gjashtë të vdekur, 20 të plagosur

Ora 20:30
Një autobus pasagjerësh që udhëtonte drejt Greqisë mësohet se është rrëzuar ne fshatin Fratar të Ballshit. Autobusi ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë prej dhjetra metrash. Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë së shtetit. Mësohet se në vendngjarje janë nisur autoambulanca, dhe automjete të policisë së qarkut Fier. Shkak për aksidentin e rëndë mendohet të ketë qenë koha e keqe, ndërsa ende nuk ka informacione të sakta për viktima apo të lënduar.



Ora 20:50
Sipas njoftimeve te fundit raportohet per te pakten 3 te vdekur dhe shume të plagosur. Numri i viktimave eshte ende i pasakte pasi ka njoftime kontradiktore mbi numrin e viktimave.

Ora 21:36
Gjatë një deklarate per shtyp policia zyrtarizoi 6 te vdekur dhe 20 të plagosur, ndërsa tha se forca të shumta policie janë duke punuar për nxjerrjen e të mbijetuarve të tjerë. Autobusi me targe INB 9900 është nisur nga Tiranë, dhe udhëtonte drejt Athinës. Shoferi i autobusit ishte nje shtetas grek i identifikuar si Tomas Gegas. Ende nuk behet i ditur identiteti i viktimave dhe të plagosurve.


Postuar nga AngelDevil datë 09 Nëntor 2010 - 02:34:

Autobuzi po vinte ne drejtim te Tiranes autobuz i linjes Albatrans thone. 8 te vdekur 2 shume rende dhe 18 te plagosur. Shoferi ka devijuar rrugen prej 1 parakalimi te gabuar. Greqia ka vene ne dispozicion spitalin e Janines per te plagosurit qe jane ne spitalet e Fierit e Ballshit.


Postuar nga lezhjani-82 datë 09 Nëntor 2010 - 02:58:

Sa keq!


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2010 - 15:48:

Aksidenti, 9 të vdekur. Dëshmia e pasagjerëve: Shoferi grek, i dehur.

Ka shkuar ne 9 numri i viktimave te aksidentit tragjik te Ballshit, kur autobusi i linjes Tirane-Athine perfundoi ne humnere. Sipas burimeve te policise, jane identifikuar te gjitha viktmat, nderkohe qe ndodhen ne gjendje kritike per jeten 5 te tjere.

Mes viktimave janë shënuar të rinj, si dhe fëmijë, ndërkohë që shumë prej të plagosurve kanë përfunduar në sallat e operacionit në Gjirokastër, Tepelenë, Fier e Tiranë. Mes viktimave, shumë kanë qenë familjarë. Shoferi i autobusit të linjës Tiranë-Athinë me targa greke INB 9900, i kompanisë "Alba Trans" ishte shtetasi grek Tomas Cogas (Tomas Tsogas), ndërkohë që dëshmitarë të aksidentit bëjnë të ditur se në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ishte duke folur në telefon dhe ishte i dehur. Ndryshe nga ç'mendohej, aksidenti ka ndodhur në pjesë të drejtë të rrugës, pak metra pa hyrë në një kthesë


Deshmia: Shoferi fliste me nje femer ne sediljen e pare
Todi Prifti, një nga personat që ndodhej në autobusin e tragjedisë së mbrëmshme të ndodhur pranë fshatit Ziaj të komunës së Fratarit tha dje për "Shekullin" se kishte parë një femër të ulej pranë sediljes së shoferit grek Tomas Cogas, disa minuta përpara se të ndodhte tragjedia. Pikërisht veprimi i kësaj femre të cilën Prifti pohoi se nuk e njihte, mendohet të jetë sipas tij edhe shkaku i aksidentit me pasoja tragjike. 53-vjeçari i cili udhëtonte në drejtim të Athinës, ishte nisur nga Fieri, rrëfeu për "Shekullin", se vajza duhej të ishte jo më tepër se 30 vjeçe, ndërsa e përshkruan drejtuesin e autobusit, si një burrë të shëndoshë, i cili sipas tij i kalonte të 55 vitet. Ai tregon se nuk mban mend se si kishte ndodhur aksidenti, ndërsa pohon se kishte kuptuar vetëm momentin kur ata kishin prekur humnerën, më pas asgjë. "Mbaj mend vetëm se vajza kishte pak kohë që ishte ulur pranë sediljes së shoferit, ndërsa ata bisedonin me njëri- tjetrin. Nuk e kuptova momentin se si autobusi iu drejtua humnerës, por më pas kuptova që ishim duke rënë në greminë. Ishim në lumë", rrëfeu Prifti. Ai tregoi se kishte ndier disa persona që i hidhnin ujë në fytyrë, pasi i kishte rënë të fikët. Që andej, sipas pasagjerit të plagosur, atë e kishin nxjerrë nga gremina në rrugën kryesore, disa persona që duhej të ishin shoferë mjetesh të tjera që kishin ndaluar aty.

Të njëjtin fakt se shoferi mund të jetë shpërqendruar nga një femër që ishte ulur në sediljen pranë shoferit pak përpara aksidentit e konfirmon edhe një i plagosur tjetër i cili ndodhet në spitalin e Fierit për të marrë mjekimin pas plagëve të marra në aksidentin tragjik. Mes të mbijetuarve ka qenë edhe shoferi i autobusit, i cili është grek dhe gjendja e tij e rëndë shëndetësore ka bërë që të mos japë shumë detaje për policinë.


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2010 - 22:32:

Sot, u votua kundra nga KE-ja per Statusin e Shqiperise si Kandidat ne BE!

Fyle: Shqipëria nuk plotësoi kushtet

"I bëjmë thirrje Shiqpërisë, të vazhdojë progresin që ka arritur deri tani"

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle bëri thirrje gjithashtu për zgjidhje të ngërçit politik në Shqipëri, dhe theksoi se nuk bën asnjë diferencim mes opozitës dhe mazhorancës, të dyja palët duhet të ndajnë përgjegjësitë.

Nëse do të ketë një kalim të ngërcit dhe plotësim të kritereve kryesore, bazuar në meritë, atëherë vitin e ardhshëm mund të pritet një raport pozitiv.
Kushtet politike dhe ekonomike jane kushte te panegociueshme tha komisioneri, duhen plotesuar.

"Asnjë vend nuk mund të anëtarësohet pa plotësuar këto kritere"- u shpreh komisioneri Fyle


- Aprovohet Kandidatura e Mailit te Zi!!!!

* * *

Ja, kjo eshte Politika e Sali Berishes. Kjo eshte pergjigjia me e mire qe i jepet nje Diktatori!


Postuar nga AngelDevil datë 09 Nëntor 2010 - 23:28:

Prandaj dhe e permenda te mesazhi me siper ... smund tu gezohemi vizave me note ngelese per anetaresim... si dhe ne dt 15 dhjetor do udhetojme neper europe me viza ne dt 16 do na heq vizen europa se do leme nam ...


Postuar nga Vizioner datë 10 Nëntor 2010 - 00:05:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Prandaj dhe e permenda te mesazhi me siper ... smund tu gezohemi vizave me note ngelese per anetaresim... si dhe ne dt 15 dhjetor do udhetojme neper europe me viza ne dt 16 do na heq vizen europa se do leme nam ...


eeehhh AD! Jo po, do ma per "Belulin"?

"Lum" ato qe i shkojne nga pas,- e thene me ironi, se jane mjer ato!

Vec ta ndigjoje tani ne konferencen e shtypit, kur BE-ja i derezoji Raportin!

<-----> Per shqiperine dhe Shqiptaret!


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 164 165 166 167 168 169 170 171 172 [173] 174 175 176 177 178 179 180 181 182 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.