Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1727 1728 1729 1730 1731 1732 1733 1734 1735 [1736] 1737 1738 1739 1740 1741 1742 1743 1744 1745 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Kapen trafikantët e organeve
Pas njoftimeve për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve në Kosovë, EULEX sqaron zyrtarisht se aktpadia përkatëse është depozituar në Gjykatën e Qarkut, në Prishtinë.
Në një deklaratë të zëdhënëses së EULEX-it në Prishtinë, Kristina Herodes thuhet se në lidhje me çështjen “Medikus” po pritet vendimi për seancën dëgjimore.
Sipas dokumentit të siguruar nga AP, viktimat që rekrutoheshin në vende të tjera, transportoheshin në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës. Atyre u ishin premtuar mbi 20 mijë dollarë, ndërsa personat të cilëve do t’u transplantoheshin organet duhet të paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë euro.
Viktimave të cilëve u kërkohej veshka ishin nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia dhe sipas EULEX-it, ishin persona që jetonin në varfëri ekstreme dhe në nevojë për para.
Pesë shtetas të Kosovës përfshi një ish zyrtar të lartë të Ministrisë së Shëndetësis, Ilir Rrecaj, dyshohen për 5 vepra që nga trafikimi i personave deri te ushtrimi i paligjshëm i aktivitetit mjekësor dhe abuzim pushteti njofton AP. Askush prej tyre nuk është në paraburgim.
Ndërkohë që në lidhje me këtë çështje kërkohen nga INTERPOL-i edhe mjeku turk Yusuf Sonmez dhe një qytetar izarelit Moshe Harel.
Në krye të rrjetit dyshohet se ishin pikërisht këta të fundit dhe kirurgu kosovar Lutfi Dervishi bën të ditur AP..................
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=197490&ref=fp
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1727 1728 1729 1730 1731 1732 1733 1734 1735 [1736] 1737 1738 1739 1740 1741 1742 1743 1744 1745 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.