Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 165 166 167 168 169 170 171 172 173 [174] 175 176 177 178 179 180 181 182 183 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 03:45:

Kishte qëndruar gjithë mbrëmjen pa fjalë. Rrinte në vendin e tij të zakonshëm dhe nga menyra si shihte drejt deres, dukej sikur priste dikë. Kishte hyre në Pjano-bar qe ne mesditë. Atje midis tingujve te fjetur të këngëve klasike kërkonte diçka të gjente. Sa më shumë kohë kalonte, aq më tepër e ndjente se ajo nuk do të vinte sot. Leta e shihte nga larg me një pikëllim të dukshëm në sy.
 
Pas nje tavoline të gjërë qëndronte me trupin drejt një vajzë e re. Jam motra e Bletës iu prezantua sapo hyri në local. Dukej shume e sigurt në lëvizjet e saj dhe e çiltër në mënyrën se si fliste. Asnjëherë nuk e kishte ditur që edhe Bleta kishte një motër, një motër më të vogël dhe aq të bukur. Rrinin të dyja afer e afer të rrethuara nga vështrimet dashamirese te miqve të lokalit.


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 165 166 167 168 169 170 171 172 173 [174] 175 176 177 178 179 180 181 182 183 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.