Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 165 166 167 168 169 170 171 172 173 [174] 175 176 177 178 179 180 181 182 183 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Per kete tragjedine, doja te perdorja nje shprehje e bere boze: "Sala e ka fajin", por, sapo hapa lajmet vura re qe nje fare Brace ia paska hedhur Sales megjithmend.
Eh thashe me vete, as te behesh komik bajat s'te lene keta socialistet, komunistet dhe gjithcka tjeter qe futet tek ai thes.
Pse ca beri Sala qe paska fajin te aksidenti?!
Ne fakt mua me la shije te mire qendrimi i tij sot anulloi festimet per shkak te tragjedise ... mu duk veprim i matur
Po ve ne loje ata qe ia veshin Sales "by default".
kapisha kapisha
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
“Architecture Studio”, studioja franceze që ka hartuar planin rregullues të qendrës së kryeqytetit që e fut përfundimisht Tiranën në hartën europiane të urbanistikës moderne ka kundërshtuar prishjen e piramidës.
“Shikoni, këto monumente janë pjesë e identitetit të qytetit, regjimi më parë prishi gjithçka që ekzistonte nga e shkuara dhe ne mendojmë që bërja sërish e asaj që bëri regjimi i shkuar nuk është simboli më i mirë i modernizimit dhe evoluimit.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=197004&ref=fp
Kapen trafikantët e organeve
Pas njoftimeve për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve në Kosovë, EULEX sqaron zyrtarisht se aktpadia përkatëse është depozituar në Gjykatën e Qarkut, në Prishtinë.
Në një deklaratë të zëdhënëses së EULEX-it në Prishtinë, Kristina Herodes thuhet se në lidhje me çështjen “Medikus” po pritet vendimi për seancën dëgjimore.
Sipas dokumentit të siguruar nga AP, viktimat që rekrutoheshin në vende të tjera, transportoheshin në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës. Atyre u ishin premtuar mbi 20 mijë dollarë, ndërsa personat të cilëve do t’u transplantoheshin organet duhet të paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë euro.
Viktimave të cilëve u kërkohej veshka ishin nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia dhe sipas EULEX-it, ishin persona që jetonin në varfëri ekstreme dhe në nevojë për para.
Pesë shtetas të Kosovës përfshi një ish zyrtar të lartë të Ministrisë së Shëndetësis, Ilir Rrecaj, dyshohen për 5 vepra që nga trafikimi i personave deri te ushtrimi i paligjshëm i aktivitetit mjekësor dhe abuzim pushteti njofton AP. Askush prej tyre nuk është në paraburgim.
Ndërkohë që në lidhje me këtë çështje kërkohen nga INTERPOL-i edhe mjeku turk Yusuf Sonmez dhe një qytetar izarelit Moshe Harel.
Në krye të rrjetit dyshohet se ishin pikërisht këta të fundit dhe kirurgu kosovar Lutfi Dervishi bën të ditur AP..................
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=197490&ref=fp
Pa viza, por nën kontroll dhe xhepin plot
Agjensitë e huaja të lajmeve kanë shkruar dje sërish mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe shqetësimin që egziston për mbarëvajtjen e këtij procesi. Sipas tyre, qeveria shqiptare duhet t'i informojë qytetarët shqiptarë mbi rregullat e kalimit në vendet e listës Schengen dhe fondet minimale që kërkohen në postat kufitare të çdo shteti.
Në qoftë se qytetarët nuk kanë fondet e duhura, atyre mund t'u refuzohet kalimi në këto vende, siç qe rasti i një çifti shqiptar nga Maqedonia, të cilëve ju refuzua hyrja në Belgjikë, sepse kishin 52 Euro më pak se minimumi i lejuar.
Qytetarët shqiptarë sërish do të jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit, për shembull:
- Biletat e avionit duhet të jenë me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja në vendet Schengen.
- Atyre që shkelin afatet e qëndrimit, ose kërkojnë azil, do t'iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet.
- Atyre që kryejnë vepra penale do t'iu mohohet hyrja përgjithnjë.
Këtu janë lista e vendeve të Schengenit dhe fondet minimale që do t'iu kërkohen qytetarëve tanë:
* Austria - Prova e fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
* Belgjika - 38 euro në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel
* Republika Çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë, nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik, nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18 vjeç
* Danimarkë - 350 DKK (50 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Estoni - 600 ËK (38.5 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Finlandë - 30 euro për çdo ditë të qëndrimit
* Francë - 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
* Gjermani - 45 euro për çdo ditë qëndrimi
* Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
* Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje
* Itali - 1 deri në 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
* Letonia - 10 LVL (14 euro) në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) për ata që prenotojnë hotel
* Lituania - 40 euro për çdo ditë qëndrimi
* Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
* Maltë - 37 euro për çdo ditë të qëndrimit
* Poloni - PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Norvegji - 500 NOK (62 euro) për çdo ditë të qëndrimit me miq apo familjarë
* Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) për çdo ditë të qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nën 16 vjeç
* Slloveni - 70 euro për çdo ditë qëndrimi, shuma ulët 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtare të familjes së udhëtimit
* Spanjë - 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
* Suedi - 360 SEK (38.67 euro) për çdo ditë të qëndrimit.
Që herët vendet e BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me fluksin e qyetatarëve drejt vedneve të Europës që mund të pasojë lëvizjen e lirë dhe kërkesat për azil, që sipas vendimit janë të palejueshme.
* * *
Aha, me sa shikoj, e kishin me te lehte SHUMICA e shqiptarve levizjen me Viza=Garanci se sa ne kete forme!!!!
Keto Viza, sipas ketyre shifrave, jane liru per Bosat qe t'mos ikin neper Ambasada dhe jo per pensionistet dhe puntoret e thjeshte!!!!!
Hajde per hajer ju qofshin Vizat e Lira pra!!!!
Me keto cmime, mund ti heqin serish vizat se bejne me mire
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Pa viza, por nën kontroll dhe xhepin plot
[i]
Keto Viza, sipas ketyre shifrave, jane liru per Bosat qe t'mos ikin neper Ambasada dhe jo per pensionistet dhe puntoret e thjeshte!!!!!
Hajde per hajer ju qofshin Vizat e Lira pra!!!!
Juve veni ne dyshim nese eshte apo jo me mire pa viza ?
Qe do kete probleme do kete dhe kjo ka marr fund , puna eshte se si te shmangen sa me pak ato raste qe do jene vetem per te kaluar ne anen tjeter per qellime punesime, keshtu qe vetgjygjesimi i oficerit duhet te jete shume i rendesishem .
by the way .. ckan per tu pasuru ata police qe jane ne rinas ..
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 165 166 167 168 169 170 171 172 173 [174] 175 176 177 178 179 180 181 182 183 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.