Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 166 167 168 169 170 171 172 173 174 [175] 176 177 178 179 180 181 182 183 184 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 31 Korrik 2007 - 04:42:

Ehhhh keto rruge nuk jane kollaj per tu shtruar. Aq me teper kur pretendon te mos perdoresh asfaltin mono-femeror qe behet si zift nga vapa (dhe djerse nga afersia). Rruget e mia shtrohen me njerez, kalldreme qe perbejne nje motiv personal; nje shok, shoqe apo epsh, qe duhet vene ne vendin e duhur ne momentin e duhur per te krijuar rrugen e drejte. Nje gur i vene keq te vret kembet e te thyen qafen.

"Gelltit nje luge corbe te prishur dhe vjell tere jeten" thote populli.
E keshtu behem i kujdesshem dhe hap syte te gjej gjellet e prishura, mundohem te var gjekundi etiketen e skadences per te justifikuar merzite e mia. E keshtu kuptoj se cdo gjelle eshte pre e skadimit. Perfundoj te coj uje ne mendjet depresive teksa dyshoj mbi perjetesine e gjelleve tona, tamam si nje optimist me eksperience, ...dmth predikues i licensuar. Dhe cuditerisht prape i kthehem gjelles se prishur qe me helmon perpikmerisht me skendencat e veta te shkurtra.

Kjo nate eshte as me pak e as me shume si te tjera. Vecse sonte mora mundimin te belbezoj ndjenjat qe rrotullohen neteve te mia, ca duke shtruar rrugen e ca duke e perdorur. Ne fakt kur rri kaq kohe pa shkruar filli i mendimeve eshte teper i gjate. Frymezimet e casteve te shkuara behen lemsh me njera tjetren dhe ajo gote uji qe do i jepje te tjereve perfundon te kthehet ne gote shurupi per kollen, nga ato qe ta shpifin po ti pish me avash. Shkurt hesapi nuk ka sesi te shijohet nje gllenjke e pire me shpejtesi. Ndoshta kjo eshte ana ime femerore, teksa krahasoj keto ejakulacione mendore me seksin e zgjatur qe do kenaqte nje femer. Ndoshta impotenca ime fillon qekur mendoj nxjerrjen e ketyre mendimeve ne publik, ndoshta kjo eshte aresyeja pse kanalet e mia testikulare jane bllokuar per kaq muaj. Dhe une orgazmoj ne heshtje pa asnje leng te dukshem mbi lekuren e forumit.

Mundem valle t'iu tregoj copat e prepotencave dhe impotencave maskiliste me analizen e ketij steriliteti?

Me lejoni miq, te derdhem mbi ju, dhe falenderoni gjellet e prishura dhe kalldremet e dale vendit. Paskeni qene te destinuar te mbani peshen time vetem kur mungojne trupat e tjere ne afersi... Njesoj si e shemtuara e harremit, te ciles i vjen rradha kur sulltanit i prishet mideja nga ndonje bukuroshe me menstruacione.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 166 167 168 169 170 171 172 173 174 [175] 176 177 178 179 180 181 182 183 184 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.