Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 166 167 168 169 170 171 172 173 174 [175] 176 177 178 179 180 181 182 183 184 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kjo kategori njerzish si me ambasada si pa ambasada seshte shume problem me kalu neper aeroportet e botes vizio ... mgjate e mira e kesaj eshte qe dhe 1 qe sja lejo xhepi per turizem mund te shkoje per hall sherbime spitalore a ku di gje une qe thua ti.
Kanë qenë të shumta reagimet solidarizuese me dramën e Enrietës, vajzës së poetit të pushkatuar, e cila rrezikon të humbasë jetën në një spital italian, për shkak të mungesës së kurave të shtrenjta. Lexues të gazetës "Shekulli" janë treguar të gatshëm të kontribuojnë sadopak në shërimin e saj.
Për t'iu dhënë mundësinë individëve apo bizneseve që të japin kontributin e tyre modest, dhe meqë
numri i llogarisë ende nuk është hapur redaksia e "Shekullit' vë në dispozicion numrin e telefonit të xhaxhait të Enrietës. Bedri Blloshmi: 00355694059317, duke uruar një shërim sa më të shpejtë të saj.
Letra e ish-bashkëshortes së Vilson Blloshmit, Diana Blloshmi, drejtuar Kryeministrit Sali Berisha.
"Po ju lutem si prindi prindit!"
Zotit Sali Berisha!
Kryetarit të qeverisë shqiptare. Por këtë herë ju shkruaj më shumë si një mjek dhe prind.
Jam bashkëshortja e poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi. Vajza jonë, Enerieta, vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe aktualisht është e shtruar në një spital në Itali, ku vazhdon kimio-terapinë.
Po ju lutem si prindi prindit, por duke mos harruar edhe detyrën dhe mundësinë që keni për të na dhënë 15-20 mijë euro nga dëmshpërblimi i Vilson Blloshmit, burrit tim dhe babait të Enerietës, vajzës sonë, e cila po lufton me vdekjen dita-ditës.
Kjo do të bënte që Enerietës t'i zgjatej jeta edhe më.
Tanimë jetëgjatësia e saj është në dorën tuaj.
Duke ju falenderuar paraprakisht dhe duke besuar se fjala ime nuk do të bjerë në vesh të shurdhër, pres me padurim përgjigjen tuaj.
Me nderime
Diana Hyka
Sa Enrieta ka ky vend mi Bionde. Sistemi mjekesor eshte i kalbur deri ne rrenje. Qe thua ti isha pro e klinikave private une duke menduar qe te pakten ata qe kane mundesi te shkojne te paguajne dhe te trajtohen si njerez e jo si kafshe si ne spitalet shteterore.
Por dhe keto spitale nuk kane infrastukturen e duhur flas per kapacitetet profesionale njerezore (doktoret infermieret sanitaret stafi manaxhues etj etj) ashtu dhe kapacitetet teknologjike(pasisjet diaknostikuese kurat dhe teknikat e sherimit te perdorura qe ne kohen e babaqemos).
Si perfundim zoti ju dhente shendet shqipetareve dhe i mbajte larg nga spitalet se hyn i gjalle e del i vdekur me paret e tua.
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Aha, me sa shikoj, e kishin me te lehte SHUMICA e shqiptarve levizjen me Viza=Garanci se sa ne kete forme!!!!
Keto Viza, sipas ketyre shifrave, jane liru per Bosat qe t'mos ikin neper Ambasada dhe jo per pensionistet dhe puntoret e thjeshte!!!!!
Hajde per hajer ju qofshin Vizat e Lira pra!!!!
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kjo kategori njerzish si me ambasada si pa ambasada seshte shume problem me kalu neper aeroportet e botes vizio ... mgjate e mira e kesaj eshte qe dhe 1 qe sja lejo xhepi per turizem mund te shkoje per hall sherbime spitalore a ku di gje une qe thua ti.
Cdo person si shqiptar a jo kur kalon kufirin deklaron arsyet e vizites se tij ne 1 vend x te caktuar keshtu qe ska asnje arsye per tu habitur ketu. Nqse shkon per turizem normal ke 1 rezervim diku ose njerez qe te presin; nqse shkon per 1 trajnim do kesh dokumentat me vete se ku do e ndjekesh kete trajnim dhe kush mbulon shpenzimet nqse shkon ne 1 spital do tregosh konfirmimin e spitalit dhe nqse do vizitosh 1 mik te aferm do tregosh adresen e ketij personi. Kjo e gjitha.
Vizat u hoqen por tani e kane ne dore kontrrolloret e pikave kufitare per te vleresuar nese 1 person shkon per ate qe deklaron apo jo ... kjo per te shmangur qendrimin dhe punesimin e shqiptareve neper shtetet shengen.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Pse re ca doni ju? T'ju mbajne neper hotele falas kur te shkoni atje?
Vizioner ,
Vizat jan per ata qe kan ndermend per te vizituar dike jashte , kaluar nje pushim , mjekim ... etj , nje mesues do i bej mire llogarite para se te vizitoj te afermit e vet por jo qe nuk eshte e mundur.
Normal qe nuk eshte liri e plote heqja e vizave por ama me mire se te sillesh neper ambasada dhe duke kapur cdo lloj sekseri eshte per nje cope leter ..
Sipas teje vizo eshte apo nuk eshte me mire tani qe vizat u hoqen ?
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Vizioner ,
Sipas teje vizo eshte apo nuk eshte me mire tani qe vizat u hoqen ?
Ti thua pse duhet te kesh bilete kthimi , se ndoshta personi do vendosi te rrij nje jave me shume apo dhe 3 muaj se kjo do ndodhi tani ?
po bje bore ne NYC hahah
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 166 167 168 169 170 171 172 173 174 [175] 176 177 178 179 180 181 182 183 184 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.